Dita e Verës nisi me telashe për Kunatin. Kryepolici i Bashkisë kishte shkuar qysh në mëngjes tek lulishtja e “Vëllezërve Frashëri” dhe kishte dashur të prishte një fushë basketbolli, pasi ishte informuar se aty do luante basketboll Edi Rama.
Situata u bë e nderë kur policët e rendit u përleshën me policët bashkiakë dhe i zbuan.
Kjo bëri që gjithë vizita e Lulit në Elbasan të sfumohej dhe mediat të fokusoheshin tek fusha ku ndodhi dhe sherri, dhe ku po luante Ed Rama basketboll.
Kjo e xhindosi Kunatin dhe thirri urgjent kryepolicin e Bashkisë në zyrë për t’i dhënë sqarime.
-Kush të urdhëroi ty ta bësh këtë, i tha.
-Nga lart shef, i tha kryepolici.
-Kush nga lart, i tha Kunati, unë s’të kam thënë gjë.
-Nga lart shef, i tha prapë kryepolici.
-Po kush se Luli nuk të ka thënë gjë. Më mori nga Elbasani i tërbuar pse nuk japin mediat vizitën e tij, po japin sherrin tënd.
-Nga lart më thanë shef, çfarë të them unë.
-Po kush nga lart mo burrë se unë jo, Luli jo, kush të tha, Doktori?
-Jo shef, Doktori nuk flet në telefon me mua. Po nga lart më thanë.
-Po kush nga lart se më çmende?
-Po Zeni më dërgoi mesazh, më tha shko prishe atë fushën se është pa leje. Unë thashë se do ta kishte folur me ju.
-Po pse nuk thua mo burrë se na telendise, i tha Kunati. Çfarë t’u bëj mediave unë tani, e anashkaluan Lulin komplet, merren me sherrin.
-Zeni më tha prapë tani të nxjerrim zëdhënësen, tha kryepolici.
-Mirë, mirë, se flas vetë, tha Kunati. Patjetër që do ta nxjerrim.
E zboi kryepolicin nga zyra dhe u lidh me Lulin.
-I ka thënë Ai, i tha.
-Po ku e di ai mo burrë që ka fushë basketbolli aty, tha Luli.
-Jo Doktori, jo, i tha Kunati, ai i madhi fare, Zeni. Ai shkon tek pallati që po ndërton se ndjek punimet çdo mëngjes dhe ka parë fushën e basketbollit dhe i ka shku mendja me bë sherr.
-Eh ç’na gjeti, tha Luli. Mirë, nxirre zëdhënësen, s’ke ç’i bën. Është më keq po nuk e nxorëm. Hajd dëgjo atë tjetrin pastaj.
-Ja, do ta nxjerrim tani, tha Kunati. Si po shkon në Elbasan?
-Po mirë mo po shkon, mirë. Kanë dalë shumë njerëz në rrugë, por ne nuk e kemi problem. Kudo që kalojmë ne, hapet turma se kam marrë Fahriun me vete dhe ikin njerëzit.
-Këtu lumë me njerëz, tha Kunati. Nuk merret vesh çfarë janë, po shumica tanët janë se si nga Kamza ngjajnë. Po ndodhi ky incidenti dhe na e prishi gjakun.
-D.m.th ti thua nuk ka gisht Doktori, e ka bërë Zeni me kokë të vet, pyeti Luli.
-Besoj që po, i tha Kunati, se po të jetë e sigurt që e ka bërë Doktori, e kemi problem pastaj.
-Duhet menaxhuar me kujdes, tha Luli, që të mos kuptohet që e ka bërë Doktori, dhe po qe se e ka bërë ai. Se njerëzit janë kuriozë të dinë pse nuk doli ai për festë, dhe po mësuan që ka bërë dhe këtë, duket sikur ai është i mërzitur me ne, tha Luli. Kujdes mos të kuptohet.
-Patjetër, i tha Kunati. Ja po pres me gjak të ngrirë ç’do shkruajë në Facebook. Po shkruajti për këtë, duket që e ka dhënë ai porosinë, po nuk shkruajti, është vepër e Zenit.
-Mirë, më njofto për çdo të re, i tha Luli.
Hajde humor banal..pa nivel dhe injorant..ky humor kenaq vetem ata njerez medioker pa nivel kulturor..
UNE VECOJ:
“-Patjetër, i tha Kunati. Ja po pres me gjak të ngrirë ç’do shkruajë në Facebook. Po shkruajti për këtë, duket që e ka dhënë ai porosinë, po nuk shkruajti, është vepër e Zenit…”
http://goo.gl/8LOfKH
Dy pyetje:
1. Pse ikin njerezit prej Fahriut?
2. A shkruajti ne FB?
E shikoni or miq se ku jemi katandisur?per nje cope tabele basketbolli qe kishte 10 dite ne ate vend,ngrihet goxha polici bashkiake qe ta heqe vetem e vetem se do vinte Kryeministri.Po keshtu behet opozite ore te mjere?.Degjoni ore Dash Shehin e urte dhe jo kacagjelat.
O freedom
Po ku merr vesh ti nga humori apo sarkazma?!
Nje fejton i ftohte, pa ndonje humor konkret dhe te paster. Nejse, ndoshta e goditni me mire here tjeter. Mendoj se nese nuk ka material te bollshem per fejton, rubrika le te behet dy here ne jave, por ama te jete e goditur. Kemi nevoje per humor se pak na nxihet jeta me keta ish politikane qe edhe ne opozite duan te shkaterrojne gjithcka.
Po ku ka nieri me te ulet dhe me te peshtire se feri spiuni i sigurimit te shtetit, a s’edi basha se c’fare pacavure i peshtire e antipatik eshte fari shemtira. Si mund te behet pd-ja ma llumra te tille si fari gjobaxhiu, qe sla me pa mashtruar tregetare pa u mare leke ne emer te lulit. Vajza e fariut duhet te veje ne burg per gerdecin, se ka qene e perlyer ne ato vdekje ne gerdec. Keshtu eshte, kur ngeli e djethta ne dore te fari spiunit. Turp, turp, turp.