Kunati pati një zënkë mbrëmë vonë me Fahron. Ky i fundit kishte shkuar në një emision të Çim Pekës dhe ishte paraqitur si “gjaku i ri i PD”.
Një militant i PD-së i kishte shkruar gjatë Kunatit për t’i shpjeguar çfarë kishte ndodhur.
“I dashur Kunat. Kam gjithë jetën që kam krijuar keqkuptime për gjakun për shkak të Fahros. Në vitet tetëdhjetë ishte gjaku i ri i partisë. Në fund të viteve ‘70 ishte gjaku i ri i Sigurimit. Në vitet ‘85 ishte gjaku i ri i letërsisë. Në fund të viteve ’80 shoku Ramiz e kishte gjak të ri të gazetarisë.
Pastaj erdhi demokracia. Në fillim të vitit ‘90 ishte gjak i ri i SHIK. Pastaj në mes të vietve ‘90-të gjak i ri i gazetarisë së Berishës. Pastaj në vitet 1997- 2001- 2002 kandidoi tre herë për deputet si gjak i ri i PD. Tani në vitin 2014 qenka përsëri gjak i ri i PD-së së Lulit. A ka mundësi i dashur Kunat të na shpjegoni a keni gjak ju apo nuk keni?”
Kunati e lexoi i shqetësuar letrën dhe mori Fahron në telefon për ta pyetur çfarë ka ndodhur.
-Asgjë nuk ka ndodhur, i tha Fahro. Bëra thirrje të hapen dyert e PD-së për të gjithë.
-Është mërzitur Doktori, tha Kunati. Na tha pse e keni katandisur partinë në dorë të Fahros.
-Ai do jetë mërzitur se unë bëra thirrje të vijnë dhe ca që shajnë atë, tha Fahro, por ua bëra të qartë që t’i marrin mbrapsht sharjet.
-Nuk e di, tha Kunati, por ai na dha urdhër të mos dalësh më nëpër televizione pa lejen tonë, në emër të PD.
-Do jetë ndonjë keqkuptim, tha Fahro, se nuk thotë Doktori ashtu për mua.
-Kemi reaksion dhe nga militantët, i tha Kunati.
-Ata janë njerëz të futur nga Edi Rama, i tha Fahro.
-Mirë, sidoqoftë ti nuk do dalësh më të flasësh në emër të PD-së, i tha Kunati. Kemi një strategji për këtë.
-Si të doni, tha Fahro. Unë për të mirën e PD fola. Ata që janë mërzitur, nuk e kanë me mua, e kanë me PD.
-Është mërzitur dhe Doktori, i tha Kunati.
-Kjo ha debat, tha Fahro. Varet pëse është mërzitur dhe si ia kanë thënë.
-Po ja dhe Mesila tha që mua nuk më përfaqëson dot Fahro.
-Jo, atë nuk e përfaqësoj dot vërtet, tha Fahro.
-Po ja dhe Jozi tha çfarë don ky sharlatan nëpër TV se na nxiu faqen, asht ba dhe katolik.
-Dhe ajo ka të drejtë, tha Fahro, i kam marrë gjithë mbështetjen që ka pasur tek katolikët.
-Po ja dhe Flamuri kishte thënë që ky Fahro po e tepron, po bën si Mihal Bisha.
-Flamuri e ka gabim, i tha Fahro, se po të mësonte 1 përqind nga Mihal Bisha, nuk do bënte atë katastrofë që bëri me kuadrin në PD.
-Nejse, ti mos dil më nëpër televizione se na hap telashe, i tha Kunati.
-Ah, e di unë, tha Fahro, kjo punë kështu do shkojë. Unë dhe Luli punojmë kot. Në një vend, ku kryetari i opozitës ia lë punët kunatit dhe unë si botues kryesor i opozitës, ia lë punët kunatës, nuk ka hajër.
hyahahahaha, kunatit dhe kunates, hahahaha
Je bere si “Gurra Popullore” o Mero,
Nuk shterron kurre.
P.S. Material ke sa te duash xhanem ?
http://goo.gl/2jnMPP
Kunana vazhdon drejtore drejtoria o Mero.Shkruaj ti shkruaj se po Farot po na qeverisin akoma.E ka mire me Lilken ai prandaj nuk shqetesohet shume.
kjo rubrika qe shkruan mero ka nje kuptim te `forte; po mire, si si vjen turp ketij lulit qe ker`kon te ringre PD-ne me nje bashkpuntor sigurimi’ me nje pacavure te piste si puna e fari, gjobaxhiut, qe ka ndertu nje perandori lluksi per veten e tije pa pas asnje aktivitet biznesi’ pa punu asnje dite? ky eshte gjobaxhiu me i peshtire qe mbajti sala, si nje ciban felliqur dhe i ndyre. o luli, koker vote s’mer me feriun e si puna e feriut se eshte turp, ai eshte nje limon i shtrydhur i sigurimit te shtetit, apo sa i shemtuar qe eshte. mos kujto lulzim basha se njerezit hane bare.si mund te drejtoj zgjedhjet ne PD-ne e pogradecit fari shemtira, kur ai ka qene mik i ngushte i sekretarit te pare te pogradecit? turp, turp, turp.
Sekretari I pare eshte burre I nderuar.