Një incident i rëndë ka ndodhur në zyrat e PD. Një militant i PD-së ka hyrë në zyrën e Jozit dhe e ka sharë rëndë me fjalë të pista. Arsyeja kishte qenë e fortë. Militanti i PD-së punon në KQZ si inspektor dhe gati ishte vrarë për të mbrojtur votat e Lulit më 2011, ndërsa Jozi tani i kishte bërë një telefon Lefterisë dhe e kishte hequr duke e zëvendësuar me një shoqe të saj, që e ka pasur në Kuvend.
Pas kësaj, i pushuari nga puna shkoi tek SHQUP, hyri tek zyra e Jozit, i futi një të sharë me libër shtëpie dhe iku.
Kur ia raportuan Kunatit ngjarjen, ky u trondit. Nga një anë ishte dakord me të pushuarin, nga ana tjetër dukej sikur e kishte vënë ky që të shante Jozin.
Për këtë vendosi të konsultohej me Lulin.
-Ka ndodhur një incident i rëndë, i tha dhe ia shpejgoi se çfarë kishte ndodhur.
Luli u vu në mendime.
-Kush është ky tipi, tha.
-S’di si të them, i tha Kunati. Është ai që ka bërë sherr për votat tona më 2011…
-Epo mirë, tha Luli, dhe këta të vjetrit duhet ta kuptojnë që u ka ikur koha tani, pse duan patjetër të rrinë në zyrat e PD. Nuk e kuptoj këtë gjë. Dhe kjo Jozi, pse bën emërime private pa pyetur partinë? Lefteria nuk është pronë e saj, është aset i PD-së.
-Po si t’ia bëjmë, tha Kunati, se Jozi është e shqetësuar se mendon se e kemi vënë ne?
-Qetësoje ti, tha Luli, thuaj që nuk ka lidhje me ne, ka qenë njeri i afërt i Olldashit dhe ta bën për inat që ke tradhëtu Olldashin.
-Po dhe ai ishte shumë i nxehur, i tha Kunati.
-Atij i bëj unë telefon dhe i them që do të rregulloj unë, i tha Luli. Kemi vend, e fusim në Bashki.
-Po do ta marrë vesh Jozi që e futëm në punë dhe do na bëjë sherr, i tha Kunati.
-Të drejtë ke, tha prapë Luli. Po një mesazh duhet ta japim: o me Jozin, o me atë!
-Atëhere duhet të bëhemi me të, i tha Kunati. Nuk ka pse bëhemi me Jozin. S’po e takoj fare Jozin. Merr në telefon atë djalin dhe thuaj do të regullojmë ne, nuk është Jozi partia, jam unë.
-Shumë mirë e ke, tha Luli dhe u ndje i kënqaur që gjeti zgjidhjen e duhur.
Kiur po e mbyllnin bisedën, Luli befas kujtohet.
-Po Doktori, me kë është Doktori?
-Nuk e di, tha Kunati, po nuk besoj se e ka qejf këtë djalin se ka qenë dikur me Olldashin.
-Atëhere të presim, tha Luli. Të qetësohet situata, pastaj veprojmë.
-Po do na e marrin për dobësi, tha Kunati. Aq do Jozi dhe na vë përpara.
-Jozin e rregullojmë, tha Luli, por po na vuri para ai Burri, s’kemi çfarë bëjmë. Të presim një herë. As me Jozin, as me Lalin.
Te treadheton?
Ja 25 shenja qe ta gjesh.
http://dielli.al/lajme.php?id=46443&k=71
Lali eshte edhe kusheriri i afert i Ben Ristanit. Te kete punesuar Beni ne KQZ kusheririn e vet? Edhe kjo nuk shkon besoj
Shume mire
Po ikni mor injorant qani hadhin e jozit ajo eshte aristokrate eshte deputete dhe se shpejti dekaden tieter qeveria majtiste do e zgjedhin presidente te shqipris ne vend te Nishanit sa ti mbaroje Mandati oresudentit socialustat dhe majtistat do zgjedhin jozit duN sduan pere kyt vendos vatikani ohuuu ju merreni me dengla ajo eshte vertet politikane Demokratike Djathtiste socialiste OeciListe majtiste ajo eshte mretresha e politikes shqiptare per jozin Rama-Meta kane Rrespektin me te math po edhe gramis Ruci po te gjith siciLista e majtista mbajeni mend kur jozofina tapalli te zgjidhet presidentja e Repuplikes se shqiprise sa ti mbaroje Mandatu. Bujar Nishanit
hahahah ja dhendri i jozit po merr hak hahha o analfabet kronik
kush I shkrun keto idiotlliqe mer amon? spaskeni asnje pune tjeter ju topet e temes??
mimike mimiiii ,ik moj budallaqe se nuk jane per ty,ti je qenie superiore nuk e kupton satiren