Kunati, në siklet me fjalorin e Doktorit

20 Mars 2014, 20:52Antena TEMA

Meqë komunikimi mes Doktorit dhe Lulit për udhëzimet si duhet të ecë partia, ka një ndërprerje, Kunati e ka për detyrë që sa herë flet Doktori në Kuvend, të mbajë shënim dhe të nxjerrë direktivat për Lulin.

Por fjalimi i sotëm në Kuvend ishte i pashembullt për nga fjalori dhe Kunati i mbajti shënim, por e kishte të vështirë të nxirrte direktiva.

Akuza e parë që Doktori bëri në kuvend për Ramën, ishte që ‘ti je zhul dhe nuk lahesh’.

Kunati e analizoi gjatë si mund të kthehej kjo në direktivë. Për shembull, mendoi me vete sikur Luli të mblidhte Këshillin Kombëtar dhe t’u thoshte ne kemi epërsi ndaj qeverisë se ne jemi të larë. Për një moment iu kujtuan fytyrat e atyre të Këshillit, shumica të palarë dhe e hoqi nga mendja.

–Këtë as Flamuri nuk ta pranon, tha me vete.

Pastaj erdhi sulmi për gratë e Ramës.

-Ke ndërruar pesë gra, tha, kurse unë vetëm një kam 70 vjeç. Filloi ta mendonte si mund ta përdorte këtë. Përfytyroi një moment sikur Luli të mblidhte rrethin e ngushtë dhe t’u thoshte duhet të kemi epërsi ndaj PS duke mbajtur vetëm një grua deri në fund të jetës. Për një moment iu kujtua Zeni.

-Do na e marrë për ters, tha, se do thotë që doni të më mbyllni derën në parti.

Pastaj iu kujtua dhe Pollo, që Luli i ka premtuar ta rehabilitojë. Pastaj…

-Lëre, tha, se i kemi gjysma me gruan e dytë. Nuk ia vlen as kjo.

Mori akuzën e re të Doktorit që ai ishte burrë me kohë të plotë dhe nuk kish pirë kurrë Viagra. E mendoi një çast si mund ta përdorte këtë si një tezë të re politike. D.m.th të përhapej ideja që njerëzit e PD nuk kanë nevojë për Viagra.

-Kjo mund të tërheqë më shumë vota grash, tha me vete dhe vendosi të bëjë një test.

Pyeti Grigjën në telefon.

-Si ndjehet një femër kur mëson që një burrë ka marrë Viagra?

-S’e di, nuk e kupton, tha Grigja. E kundërta kuptohet, kur nuk ka marrë gjë.

-S’na bëka punë dhe kjo, tha Kunati.

Pas pak e mori Luli dhe e pyeti si po shkonte Kuvendi dhe çfarë kishte ndonjë gjë të re.

-Doktori ka dhënë disa mesazhe të forta, i tha Kunati.

-Kë ka sharë, pyeti Luli.

-Dihet kë shan ai, tha Kunati, por nga analiza që kam bërë unë, i vetmi mesazh i fortë është që epërsia e PD duhet të qëndrojë në faktin që kryetari i PD nuk duhet të ndajë gruan deri në moshën 70 vjeç.

-S’ka nevojë të ma thuash këtë o burrë, i tha Luli. Të siguroj që ti deri në moshën 70- vjeçare Kunati do quhesh.

3 komente në “Kunati, në siklet me fjalorin e Doktorit”

  1. ANNA e ENNNOs says:

    HA HA HA HA HA
    “….Akuza e parë që Doktori bëri në kuvend për Ramën, ishte që ‘ti je zhul dhe nuk lahesh’.///”

    http://goo.gl/MdzaJ3

    1. sh q i p says:

      imagjinoni salen kur zbret nga nje mekine ribaltabel ne hyrje te tiranes. ishte i ri e plot energji. kercen nga mkina me çizmet e llastikut e pantallonat e komshiut te marra borxh. ne momentin e hedhjes mbante edhe nje traste qe nuk i dallohej ngjyra origjinale. pasi kalon rrugen e durresit i afrohet sheshit skenderbej. nxjerr nga xhepi nje kreher te vogel plot me qime e zbokth e i jep nje berdaf flokeve qe ne ate kohe kishin formen e xunkthit. afrohet te skenderbeu dhe ben nje fotografi me grushtin lart. pasi kenaqet me stolat e lulishtet e sistemuara ne tirane, ngrihet e iken ne drejtim te pa ditur. mirpo mbremja po vinte, forcat po e linin, ku te shkonte? beri ç’beri e u nis andej nga tajvani. nuk e kish degjuar ndonjehere, po i pelqeu nje shatrivan qe ndodhej aty prane. nje fije buzeqeshje i kaloi djalosjit me xhakete doku e me çizme llastiku. kur njerezit po rralloheshin ai afrohet te uji e fillon te laje kembet e fryra nga vapa e djersa. ca peshq te kuq qe ishin aty afer u larguan me shpejtesi, bile ndonje edhe ngordhi ne moment. mbremjeve familjaret dilnin shetitje e binin edhe femijet per tu argetuar prane ketij shatrivani. keshtu ndodhi edhe me nje femij te vogel qe quhej edi. ai largohet paksa nga prinderit e shikon diçka te pazakonte brenda ne uje. nje njeri po lante çizmet qe i kish gjithe balte. mami , mami , bertet edi i vogel. mami shiko atje, njeri ka turbulluar ujin e peshqit nuk duken me. nena afrohet, e merr edin nga dora e i thote; nuk eshte nga tirana, po as nga durresi nuk duket. nga korça jo e jo. o ma e nderpret edi i vogel, mos eshte nga tropoja? nga e kuptove ti e pyet nena. po vetem ata qe zbresin nga shkrepat e gerxhet nuk e dine qe eshte krim te trembesh e vrasesh kafshet. e drejte i thote nena. po kjo vlen per njerezit. kafsha nuk ka nga ta dije, ajo sillet e mendon si kafshe. kaluan vite te tera. dhe ky edi u rrit. mirepo i rastisi qe edhe ne kete moshe te perballej me nje kafshe. e keqja eshte se kjo perballje ndodhi ne nje vend qe kane eksluzivitet per te hyre, vetem njerezit. mirepo kafsha me çizme e me floket si Xunkth kishte nderruar luk. ishte i veshur e i kollarisur. mirpo sjellja kishte mbetur po ajo e para gjysem shekulli. istikti kafsheror kish mbetur po ai.

  2. alehandra says:

    si fillim tropojes ti vijne te gjithe qytetet e shqiperise anash kurse per sa i perket sales ai idiot ka qene eshte e do te mbetet me resperk te madh per moshen e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje