Kunati u shqetësua sot kur dëgjoi që Taulanti i thirri në Kuvend Fatmirit me mbiemrin Medihoxha.
Pasi gërmoi privatisht, nuk gjeti gjë. Atëherë thirri dikë, që ishte marrë me pasaportat, dhe e pyeti.
Ai e sqaroi se Fatmiri, për shkak të problemit që ka pasur në Itali, e ka pasur mbiemrin në pasaportë Medihoxha, që të mos arrestohej kur kalonte tranzit.
I çuditur nga informacioni, Kunati vendosi të konsultohej me Lulin se ishte kjo punë.
-Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, tha Luli. Nuk na e përdorin dot kundër. Ne kemi denoncuar me fakte persona në kërkim, që ata kanë pasur dhe që i kanë emëruar në poste shtetërore. Nuk është njësoj. Fatmirin e ka zgjedhur populli.
-Po si nuk e përdorin ata, tha Kunati. Kam dyshime mos e kanë të tyren dhe e bëjnë sa për shou.
-Jo, mos ki frikë, tha Luli. Fatmiri ka qenë në kërkim dhe në Itali, dhe në Shqipëri, por në të dy rastet ka triumfuar. Nuk mund të krahasohet me ata që emëron Edi Rama në punë. Ata janë hajdutë xhepash.
-Mirë, tha Kunati, më qetësove Duhet të fokusohemi tek këto emërimet në administratë. Ato që tha ajo Harito janë të papranueshme, duhet t’u përgjigjemi. Biles këtu të përdorim dhe Fatmirin, tha Kunati.
-Le se nuk flet dot ai, tha Luli. Se këta të tjerët i kanë në detyra të ulëta në administratë. Fatmiri e ka kunatin ministër.
-Ah, po, lëre, tha Kunati. Dhe ky Taulanti është mirë mos të flasë më. Po kjo punë e kushëririt të Haritos si qenka, pse e kemi mbajtur në punë ne tetë vjet?
-E ka mbajtur Doktori se është çuni i Sofo Lazrit. Po Doktori ka një fiksim, që këta që kanë punu tek MEICO, e dinë ç’ka bërë Zeni në Gërdec dhe ka frikë se i bëhen dëshmitarë. Ai shpresonte që Rama t’i hiqte të gjithë. Këtë, jo vetëm që nuk e hoqën, por e bënë drejtor. Këtu është frika mos tregon.
-S’më duket e drejtë, tha Kunati, që për shkak të Zenit, të futemi në polemika të kota.
-Edhe unë ashtu mendoj, tha Luli, por skemi ç’i bëjmë.
-Sidoqoftë një distancë duhet ta mbjmë, tha Kunati. Ai ngeli duke i thënë kushërira, kushërira Edi Ramës për Hariton. Ajo e ka kushëri të shtatë. Doktori e di që njeriu po e ka kushëri të tretë, mund të martohet. Jo për gjë, por ka dhënë dhe prova në shtëpi të vet.
-Me kujdes këto gjëra, tha Luli, se janë me zarar. Duhet të distancohemi me kujdes. E di që sa herë flet për kushërira, njerëzve u kujtohet Zeni, por s’kemi ç’i bëjmë tani atij. Duhet të ruajmë qetësinë.
HA HA HA:
“…Ai ngeli duke i thënë kushërira, kushërira Edi Ramës për Hariton. Ajo e ka kushëri të shtatë. Doktori e di që njeriu po e ka kushëri të tretë, mund të martohet. Jo për gjë, por ka dhënë dhe prova në shtëpi të vet.”
http://goo.gl/Oyd3qp
Nuk e di a e fiksoi KUNATI ate pjesen ku Edi Rama i thoshte OPOZITES:
-Bjerini me dor, bjerini me dor Ju, bjerini me dor- dhe pas nje heshtje te gjat per mos te prishur etiken parlametare shtoi fjalen- tavolinave.
Kushurinjte e kuneteri jane pushtEtAret blu e mavi, me medi e me bir i sofolazrit…
-… Po kjo punë e kushëririt të Haritos si qenka, pse e kemi mbajtur në punë ne tetë vjet?
-E ka mbajtur Doktori se është çuni i Sofo Lazrit.
Doktori ka një fiksim, që këta që kanë punu tek MEICO, e dinë ç’ka bërë Zeni në Gërdec dhe ka frikë se i bëhen dëshmitarë.
Ai shpresonte që Rama t’i hiqte të gjithë.
Këtë, jo vetëm që nuk e hoqën,
por e bënë drejtor.
Këtu është frika mos tregon’
Kushurinj, dhendure e kuneter
gerdecare
do keni ne TAVE
derisa t’i thrrisni menjes,
o deeeele!