Kunati i shpëton sikletit të ftesës së Ramës

22 Mars 2014, 21:07Antena TEMA

Letra publike e Ramës për t’u takuar sy më sy me Lulin, e vuri në një siklet të paparë Kunatin, pasi nuk priste që ai t’i drejtohej personalisht. Sapo letra u bë publike, Kunati thirri për konsultim njerëzit kryesorë në PD, për të marrë një vendim.

Sapo ua parashtroi situatën dhe u lexoi letrën e Ramës, shpërthyen polemikat.

-Ky asht i sëmut psiqik, tha Jozi. Si guxon ky me i qu letër Lul Bashës, kur të gjithë e dijna që kryetar i PD ashtë Sali Brisha. Ky ashtë i sëmut, ashtë provokatar, ashtë nji burrec, nji i paburrë. Si mund t’ia bësh opozitës këtë gjë, t’i caktosh dhe kryetarin…

Kunati e dëgjoi kokëulur dhe nuk bëri asnjë koment. Ngriti kokën nga Flamuri me shpresë se ai do ta zbuste.

-Unë jam kundër, tha Muli. Unë kam sakrfikuar, kam hipur në furgon për të fituar kauzën e furgonave 8 plus 1 dhe tani të dorëzohemi kot për ndarjen territoriale. Nuk duhet ta tolerojmë këtë situatë. U kemi premtuar furgonave, nuk ka paqe në këtë vend pa u zgjidhur problemi i tyre.

-Dhe unë mendoj se nuk ka kuptim, tha Pollo. Takova Endirën para se të vija këtu dhe akoma i kam parasysh lotët e saj nëpër faqe. Ka fëmijë, ka familje, ka halle dhe këta duan ta lënë pa punë. Nuk mund të shkëmbejmë kurrë Endirën me një ndarje territoriale.

-Po ti çfarë mendon, i tha Kunati, Mesilës.

-Nuk e kuptoj ç’do të thotë takim “sy më sy”, tha Aldo. Ky do që Luli ta shikojë Ramën në sy. Vetëm të dashuruarit shikohen sy më sy. Unë nuk gjej situata të ngjashme këtu. Nëse ka, na thoni të paktën, ta dimë të shikojmë dhe ne hallet tona.

-Ça thu mo burrë, u hodh Ristani. Ku shifet me sy ai. Hajde de sikur të kish marrë dhe noj femër në takim. Le që ata s’kanë as femra të bukura. Jam kundër.

-E di, e di, tha Kunati, por po mbledh mendime.

Ka ndonjëri ndonjë propozim çfarë t’i themi në përgjigje?

-Po le mo burrë se ia kthen Doktori përgjigjen, tha Aldo, ça na lodh kot. Se sido që ta bëjmë ne përgjigjen, ai do shkruajë prapë dhe e atij do mbetet.

-Dakord, po ne të bëjmë tonën, tha Kunati.

-Rama do me futë Lulin në sherr me Doktorin. Unë them mos i ktheni përgjigje fare, por dërgoi një sms e thuj ça më di ti mua, “Rrotë Jari” që të takohem me ty.

-Unë them se situata është e qartë, tha Jozi. Siç ka thënë Doktori, ai është zhuls dhe me një zhulsa nuk mund të rrihet në një takim, aq më tepër sy më sy.

-Dakord, tha Kunati, po i mbledh këto dhe po i formuloj përgjigjen.

-Dakord, i tha Ruli, po pyet një herë Doktorin se mos e ka gati se lodhesh kot.

Pas gjysëm ore, Luli mori në telefon Doktorin dhe i tha:

-Letrën e përgjigjes e kam gati. Ka dalë shumë e mirë.

-Shumë mirë ke ba Luli! Shkruaj:…

8 komente në “Kunati i shpëton sikletit të ftesës së Ramës”

  1. Sali=Geddaf says:

    e po na plasi jari se sdo luli me u taku,, ju lusim sa ju lusim pastaj e miratojme vete, votat i kemi ?

    Si ka mundesi qe te gjithe keta te PD-se jan rrota jari ? ? ?

  2. ali says:

    Per Pollon ke bere gabim ! Pollo nuk takoi Endiren ,por Dorisin e Pakut ! Vallahi po !

  3. kushtrimi ks says:

    Ore me tregon dikush se kujt i referohet me Kunat se nuk e kuptoj ?

  4. Kasem Myderrizi says:

    UHHHHH
    KOM QESH ME LOT:

    -Rama do me futë Lulin në sherr me Doktorin. Unë them mos i ktheni përgjigje fare, por dërgoi një sms e thuj ça më di ti mua, “Rrotë Jari” që të takohem me ty….

    http://goo.gl/jZJmNC

  5. Shoku" Shpati " says:

    Mero , qofsha i gabuar por ti me duket se me nje gure do te vrasesh dy “zoq “! Zogu i pare eshte qe nepermjet ” humorit ” po i ngre vlerat Lulit dhe ” zogu ” i dyte shte qe po i ben nje sherbim Doktorit qoft dhe me nje fjali te vetme ( fjalia e fundit ) duke i nenkuptuar qe nese Ai te zevendeson me Flamur Noken ti je gati te nderrosh emrat ne shkrimet e tua , nga S.B ti kundervihesh E.R. ! Dhe keshtu te lumtur si me pare ! Kjo jo per servilizem sesa per shpirtin tend te denoncimit te padrejtesive !

  6. Be-X says:

    shkruaj lul, shkruaj, se nuk te ka ngele gje tjeter!

  7. Viktor Hoti says:

    Edi Rama lau gojen dhe i la kopilin ne dere Lulit. Luli ra brenda dhe e mbylli deren pra i thote europes: Mos me ca koken !
    Kete desh edhe Rama. Viktor Hoti

  8. sh q i p says:

    jo se me e bukura eshte qe ky B2shi nga brukseli thote se po lobojme per marrjen e statusit. kush e degjoi? kush qe atje te degjonte se çi tha doris pack e te tjere p.p.e. ky jo qe reforme s’do te beje, po keta jane gati ta kthejne edhe nje here 97en. po gjeja qe me habit eshte, si ka mundesi qe kane gjetur njeri tjetrin keta te pedes. keta sikur i ka bere nje nene. njeri me zi se tjetri. epileptike te lindur. gazeta tema, pranojme çdo opinion , qofte edhe te rulit, bumçit apo halimit. po ju lutemi mos sillni ketu opinionet e jozefines e te mulit se ofendoni racen humane. nuk mund te bjere njeriu ne shkallen e intelektit ( instiktit) te ketyre figurinave tragjikomike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje