Pas zhurmës që u bë në publik lidhur me fjalorin e Doktorit në Kuvend dhe përgjigjet e Ramës, Kunati vendosi të mbledhë disa opinione nga njerëz të PD-së se si të shmanget efekti negativ i Doktorit në këto raste. Dy ishin shqetësimet e tij kryesore. E para, si të neutralizohej fjalori i Doktorit dhe si ta ekspozohej fjalori i Ramës. Disa nga propozimet që i mbërritën, i redaktoi dhe ia paraqiti Lulit.
Ja disa prej tyre:
Flamuri: Unë mendoj se sa herë që flet Doktori, dhe dihet që ai vetëm me fjalë të pista duhet t’i drejtohet atij pisi, ne të tjerët duhet të çohemi nga vendi dhe të themi gjëra më të rënda se ato që thotë Doktori, me qëllim që ta mbulojmë atë. Një demokrat, që nuk di çfarë mendon Doktori, nuk e meriton të jetë në Kuvend. Ndaj ai duhet të thotë një gjë më të rëndë para se të hapë gojën Doktori.
Ristani: Mua nuk më duket se Doktori ka thënë diçka të veçantë. Ashtu flasim të gjithë në jetën tonë të përditshme. S’kemi pse shtiremi në Kuvend.
Pollo: Mendoj që është një fenomen pozitiv, që njerëzit njohin dhe anën tjetër të Doktorit, si një njeri normal, që flet dhe shan si gjithë të tjerët. Kjo hedh poshtë dhe ata cinikë që thonë se Doktori nuk merr vesh nga fjalori erotik.
Ruli: E kam thënë gjithmonë që njeriu do ta konsumojë ciklin e tij. Po nuk ke bërë gjë në rini, do ta bësh në pleqëri. Në rastin e Doktorit, është pak e vështirë t’i hyjë punës së femrave në këtë moshë, por të paktën me gojë mund ta bëjë. Dhe ai po tregon se po ia del.
Halimi: Nuk shikoj ndonjë shkelje ligjore në ato që tha Doktori. Përdorimi i viagrës dihet përse bëhet. Edhe uji dihet përse përdoret. Edhe gratë dihet pse ndahen. Nuk kemi pse të shqetësohemi për këtë gjë.
Aldo Bumçi: Doktori ka të drejtë të flasë në parlament çfarë të dojë, pasi statusi i deputetit e lejon. Akoma nuk kanë lindur ata burra të vënë në dyshim vërtetësinë e fjalëve të tij.
Mesila: Shpreh shqetësimin tim në emër të grave parlamentare ndaj sjelljes së zonjës Topalli, e cila qeshte kur Doktori thoshte që ty nuk të punon as me viagra. Kjo është një sjellje maskiliste, që fyen komunitetin e grave, duke i vënë ato në pozicion persekutues dhe llogarikërkues ndaj aftësive seksuale të burrave. Ne duhet t’i lëmë burrat e lirë të bëjnë atë që kanë mundësi dhe jo t’i prekim në sedër të sëmurë dhe t’i detyrojmë të marrin aksesorë për kënaqësi seksuale vetëm për t’u dukur burra të fortë.
Grigja: Arsyeja përse një burrë shpesh i drejtohet fjalorit ekstrem, ka të bëjë me një betejë intrasigjente, që zhvillohet në kufijtë e të padukshmes, mes obsesionit të tij afrodiziak dhe perceptimit të pushtetit si seksi, që konvergon në finale në një llogore seksuale, e cila çliron në thelb energji pozitive.
….
Pasi i lexoi të gjitha, Kunati krijoi idenë se fjalori i Doktorit është i justifikuar, por askush nuk kishte dhënë një ide se si duhet të ekspozohej e shara e Ramës, sidomos fjalia e tij e thënë nëpër dhëmbë “rrotë …ari”.
Për këtë vendosi të nxjerrë zëdhënësen para medias dhe të dënojë deklaratën e Ramës, që i tha “rrotë …ari” Doktorit. Duke diskutuar me Laurën për këtë gjë, ajo u vu në siklet dhe tha se nuk mund ta shqiptonte këtë para medias. “E kam siklet,” tha. “Nuk e bëj dot Të ishte Erla, po, po unë se bëj dot”.
I vënë në siklet, i telefonon Rulit dhe e pyet.
-Si mund ta ekspozojmë këtë të sharën e Ramës për Doktorin, se kjo vajza nuk e thotë, i vjen turp, tha Kunati.
-Po s’ke ç’i bën asaj biro, i tha Ruli. O do ta thuash siç e ka thënë Rama dhe të kuptohet që e ka për Doktorin, ose duhet ta thotë “Rrotë Jari” dhe të merret për Nishanin. Tjetër rrugë nuk kemi.
HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA
“RROTE JARI”
http://goo.gl/TufyhG
Ha ha ha. Rrote Jari. Koke Jar. Nje Jar e gjysem. Me i madh se Jari i gomarit etj.
Na plasi Jari. Vari Jarin.
Ha,ha,ha,ha, më pëlqen shumë konotacioni i ri që ka marrë nickname-i i presidentit tonë idiot noterik.Personazh shvejkjan që ia kalon çdo personazhi të Hashekut.
Nder antenat me inteligjente ?
Hahahaha sa kam qesh,edhe me shkrimin edhe me komentet.Populli eshte i madh,te jep uje me bishtin e luges.Bravo,inteligjence!
Per ke te ze be, u fut nje fjale e re ne shqip. Te gjoret Bujare anembane Shqiperise. Nuk ia kishin borxh Jarit kete…
Z. Mero, je i madhe, ma lehteson diten, cdo dite me keto “te forta”!
Mero.E le name me kete rrote Jari.
Shko e rregjistroje copyright se do te mbetet ne histori
Bravo.
Bravo…por mund te perdoret edhe “rrote presidenti” eshte me fine si thone edhe “root map” ngjan edhe si fjale e huaj dhe ne vdesim per nje çike te huaj…!
Koment shume brilant i Grigja-s
Grigja ka fol si Zhan Pol Sartri lol