Pas shumë kohësh, më në fund Kunati e gjeti skemën e ndarjes së posteve në PD. Skema do të bëhet sipas parimit, “Luli i pari, të tjerët të gjithë të dytët”.
Sipas këtij parimi, në krye të PD do jetë Luli kryetar dhe tetë nënkryetarë, aq sa të mos ketë fuqi t’i numërojë njeri.
Propozimi i parë është ky:
Kryetar: Luli
Nënkryetar:
Aldua,
Ed Halimi,
Grigja,
Tabaku,
Bregu,
Bogdani,
Pollo,
Bylykbashi
Kjo skemë i jep fund rivalitetit dhe të gjithë quhen nënkryetarë, por në fakt janë thjeshtë anëtarë kryesie.
E njëjta skemë do zbatohet dhe në degët e rretheve.
Tirana do ketë një kryetar dhe 6 nënkryetarë. Për kryetar do jetë Bogdani, për nënkryetar do jetë Enno dhe 5 të tjerë.
Përmes kësaj skeme, arrihet të sigurohet uniteti mes grupeve dhe mospasja e asnnë rivaliteti me Lulin dhe kryetarët e degëve.
Pasi e përfundoi skemën, Kunati ja paraqiti Lulit. Ky u entuziasmua shumë dhe vrapoi tek Doktori.
-Doktor, më në fund e kemi gati skemën, i tha. Do shtojmë nënkryetarët të përfshijmë gjithë palët dhe kjo na bën parti të madhe të hapur. Dhe kështu, kanë mundësi të gjithë të japin mendime.
-Shumë mirë Luli, i tha Doktori. E ke bërë shumë mirë. Shkruaj!
Luli mori bllokun dhe filloi të mbajë shënime…
Pasi mbaroi Doktori, Luli i hodhi një sy shënimeve dhe me gjysëm drojtje, i tha:
-Doktor, po kjo nuk është tamam skema ime. Unë e kisha menduar që unë të isha kryetar, dhe të kishim shumë nënkryetarë…që të mos kishim rivalitet.
-E ke gabim, i tha Doktori. Të gjithë më mendojnë mua si kryetar dhe do të humbasë emri mes nënkryetarëve. Duhet me e ndryshu. Duhet një nënkryetar i fortë dhe tetë sekretarë.
Me nefund u zgjidh dhe kjo pune:
“Pas shumë kohësh, më në fund Kunati e gjeti skemën e ndarjes së posteve në PD. Skema do të bëhet sipas parimit, “Luli i pari, të tjerët të gjithë të dytët”.”
http://goo.gl/Q1HZnp
Te gjithe ata qe nuk jane me PD dhe jane te paafte ose hajdute mund te behen N/Kryetar apo te marrin poste te tjera ne PD.