Kreu i ILDKP propozon ndryshime në ligjin e deklarimit të pasurive, ulet kufiri i shumës për dhuratat

2 Prill 2014, 09:11Politika TEMA

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj, ka depozituar në Kuvend disa ndryshime në ligjin e deklarimit të pasurive, të cilat synojnë të rrisin transparencën dhe të shtojnë kufizimet ndaj zyrtarëve të lartë.

Ndryshimi i parë ka të bëjë me uljen nga 500 mijë në 300 mijë lekë të sendeve të çmuara që duhet të deklarojnë zyrtarët në formularët që plotësojnë çdo vit.

Në të njëjtën kohë propozohet që në ligjin bazë të vendoset një limit prej 500 mijë lekësh, që një zyrtar që deklaron pasurinë për herë të parë, t’i mbajë në gjendje cash.

Për pjesën tjetër të të ardhurave, ILDKP propozon që zyrtarëve t’u lihet një afat prej 15 ditësh për t’i depozituar ato në bankë në mënyrë që të jenë lehtësisht të kontrollueshme.

Gjithshtu, në gazetën Panorama shkruhet se Ganaj propozon që t’i jepet e drejta të skanojë të gjitha deklaratat në momentin kur ato deklarohen.

3 komente në “Kreu i ILDKP propozon ndryshime në ligjin e deklarimit të pasurive, ulet kufiri i shumës për dhuratat”

  1. Gjergj Simaku says:

    Ganaj te na thote se sa ka ndermend te vjedhe per vete, se kot nuk u vu ne ate post. Hajduti bertet “kapeni hajdutin”.

  2. LULI LESHI says:

    QESHARAKE : pranohen ” dhurata ” per punet e shtetit ???

  3. arsen says:

    Ne vitin (tashme te larget) 1992, degjoja me vemnedje “Programin e Qeverise” se PD-se mbajtur nga Aleksander Meksi.
    Pervec premtimit se cdo punonjesi qe dilte ne asistence pas mbylljes se ndermarjes, PD do i siguronte trajnim per dy vende te reja pune…VEMENDJEN MA TERHOQI…(lexojeni vete ne Biblioteken Kombetare)premtimi se …” Ne do bekjme qe cdo shqipetar te deklaroje te ardhurat, ne menyre qe…..”
    Ne menyre qe shteti te taksoje pasaniket, te miretrajtoje shtresen e mesme dhe qe te ndihmoje te varferit….
    Po cfare ndodhi me vone?
    Piramida
    Gjykates me 6 muaj kurs ne Plepa
    Profesore qe ta sjellin diplomen ne shtepi, vec per ca Dollare e Euro
    Police qe “bejne sikur nuk jane aty” kur shohin sesi shkelet Ligji para tyre
    Bashkiake e Zyrtare te ngrysur ne darke me buke e qepe, e te gdhire ne mengjes me Mercedes
    Pabuksa te sapodale nga burgu, te vetequajtur Bisnesmene
    Doktore me bluza te bardha e shpirt te zi
    Lloj-lloj “sherbetoresh te popullit” qe nuk i nxejne rrobat nga shendeti i tepert
    Hajdute e te korruptuar deri edhe tek roja i parkingut
    QE TE GJITHE KETA, SIPAS ALEKSANDER MEKSIT, DHE SOT KETIJ ILDKP-se, DUHET TE TREGOJNE SE KU I GJETEN PARATE QE U BENE KAQ TE PASUR??????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje