Kunati ka pasur sot një ditë shumë të vështirë. Luli kishte kaq kohë që kishte marrë masat që të rregullonte një aktivitet për NATO-n ditën që Moore do ishte në Tiranë. Kombinimi ishte shumë i lodhshëm, pasi duhet që jo vetëm Moore të ishte në Tiranë, por të mos ishte dhe Rama me Metën, që të mos detyroheshin të vinin në takim.
Kështu u rregullua që takimi të bëhej më 2 prill, kur ata ishin jashtë. Moore erdhi një ditë më parë në Tiranë dhe gjithçka ishte në rregull.
Befas këtu nisi problemi.
Moore kishte kërkuar që Berisha të mos vinte në panel se i hapte telashe në Uashington.
Kjo ishte rrufe nga qielli. Ai pranonte vetëm të takohej me Berishën në darkën e Nishanit, por jo më tej.
Puna ishte se kush do t’ia thoshte Berishës.
Luli nuk e mori përsipër.
-Unë nuk ia them dot se ma merr për ters, i tha. T’ia thotë Editi.
-Unë nuk ia them dot, tha Editi, se më vjen zor. T’ia them Argitës.
-Unë nuk ia them dot, tha Argita, se kam siklet, pasi thotë ç’pune ke ti me Lulin. Por po ia them Zenit.
-Ja them unë, tha Zeni, po ça fitoj? Më jepni 20 përqind të fondit për konferencë dhe e keni të mbaruar.
Këtu Kunati nuk dinte si të sillej.
Atëhere vendosi ta marrë vetë Doktorin.
E mori në telefon dhe e uroi për pesëvjetorin e hyrjes së Shqipërisë në NATO.
-Desha të të them diçka Doktor. Kjo Editi ka organizuar një seminar, por është shumë i dobët. Ka ftu Pandi Majkon, Arta Daden, gjithë këta socialistët dhe në fakt nuk ia vlen të shkosh. Luli është i detyruar të shkojë, se ia marrin për ters, por unë të rekomandoj të mos shkosh.
-Ashtu… mirë. Po kush do flasë aty?
-Do flasë dhe ky amerikani, si e ka, Moore, po ai është kot, thotë gjëra të përgjithshme, ia pashë pak fjalimin, nuk prek asnjë shqetësim tonin, as furgonat 8 plus 1, as çështjen e Zana Xhukës, as këtë çështjen e fshatit të Sandrit që i vijnë ujërat e zeza nga Rezervat e Shtetit, se kanë vënë aty drejtor një njeri që do t’i prishë bahçen, pra asnjë problem serioz tonin nuk ka në axhendë.
-Ashtu, mirë. Ka ndërhy Edvin Rama. I ka blerë. Mos e diskuto.
-Me siguri diçka ka ndodhur, i tha Kunat, ndaj unë them të mos shkosh fare.
-Ashtu ë…? Mirë, dakord, shiko…, dakord, mirë, nejse, d.m.th shiko, të mos shkoj thua ti, mirë, dakord…
-Po nuk ia vlen Doktor, ça të dëgjosh aty ca kalamaj, dhe ata socialistët që s’di pse i ka thirrë ajo Editi.
-Mirë, nuk po vij, tha Doktori. Dëgjo. E lexove RD? Lexoje RD. Është fjalimi im që kam mbajtur kur kam taku Merkelin. Është dhe fjalimi i Merkelit. Krahasoje mo zotëri si kam folë unë e si flet ky faqezi. Krahasoje mo zotëri se aty del e vërteta në dritë të diellit që Merkelin e kam ftu qysh më 2008 në Shqipëri dhe ky mburret që e ka ftuar dhe ia ka pranuar ftesën menjëherë. Lexoje pak.
-Do ta lexoj patjetër Doktor. Por e kisha fjalën tek ky seminari. Nuk ia vlen të vish.
-Mirë, dakord, nuk vij. Shiko, ajo Editi ka ambicie për degën e Tiranës të jetë në kryesi. Jo, nuk e bën ajo. Jo, ta dish këtë. Do t’ia them dhe Lulit. Ajo s’ka punë në stukturat e PD. Le të bëjë seminare d.m.th, jo në parti, jo.
-E kuptova, tha Kuanti dhe fërkoi duart.
Mori Lulin urgjent në telefon.
-Shpëtuam dhe nga Doktori në seminar dhe nga Editi në parti, i tha.
E gjora Edith.
Nji fije ma posht asht ndry tan problemi i shqiptaris
http://goo.gl/iTGGCo
I nderuar Z. Baze,
Perfundimisht kuptova qe jeni nje shpifanjak i deshperuar. Gjithcka keni skruar eshte thjesht nje shpifje e ndyre e mendjes tuaj te semure. E para: E kam ndjekur nga afer kete aktivitet dhe te jeni i sigurt se data e Z. Moore nuk u percaktua qellimisht, por u vendos prej tuj per shkak te angazhimeve te shumta. Data e percakuat ka qene data e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, por kjo ishte e pamundur sic e thashe me siper, per shkak te angazhimeve te Z. Moore. Se dyti: Znj. Harxhi krijo nje panel nderkufitar dhe te perkatesive te ndryshme politike. Asgje nuk ka qene politike. Ne asnje moment! Kjo ishte konferenca e pare e APC dhe kjo NGO eshte treguar korrekte dhe serioze ne ndertimin dhe permbajtjen e paneleve. Ne APC, po te investigoni, do te shihni se ata qe punojne jane aq te larmishem sa juve nuk ua pret mendja, por vetem politik qe nuk jane. Nuk mundeni ju te shkelni me kembe profesionalizmin dhe seriozitetin e personave qe punojne ne kete NGO perkrah Znj. Harxhi. Injoranca dhe ligesia juaj eshte e turpshme. E ndyni politikisht nje veprim apolitik. Z.Rama ishte i ftuar paraprakisht, para se t’i dergohej ftesa. Dhe data paraprake koincidonte me prezencen e Z. Rama ne Shqiperi, por ftesa eshte refuzuar nga ai. Ishta Z. Rama, qe jo per arsye te angazhimeve, por per arsye te tija qe nuk pranoi ftesen. Z. Berisha u thirr, por per arsye te angazhimeve te tij, te cilat ne nuk kemi djeni, ai nuk erdhi. Cdo i majte apo i djathe eshte ftuar. Asnje nuk ka ngelur jashte ftese. Turp per ju qe shpifni mbi te tilla ngjarje qe eshte punuar jashtezakonisht shume. Ju jane prishur qejfet per pune tenderash dhe tani shryheni. Por po leke dhe tenderat qe keni perfituar qe prej ’90? Apo nuk u ngopet!
Pse ju znj. Alba keni besuar ndonjëherë? Po puna e Antenës është LOJAAAA, HA HA HAAAAAA!
Shpresoj për ty Alba, që të mos bësh pjesë në ushtrinë e madhe të “Naivëve shqiptarë”, sepse do të ishte një tjetër tragjedi e dhimbshme për këtë vend, sidomos n.q.s je edhe në moshë të re.
Ps. I lexoj shpesh komentet për artikujt e ndryshëm të publikuar në Tema dhe nuk kam komentuar asnjëherë, sepse kam kuptuar se egziston shumë naivitet, injorancë dhe keqdashje midis komentuesve. Mendoj se komenti im do të jetë i pari dhe i fundit.
I nderuar z. Atheo,
Une, ne dijenine time nuk hyje ne pjesen naive apo injorante, por realiste. Z. Baze pa patur dijeni te situates, e shtremberon ate duke u dhene njerezve imazhin e gabuar. Jo dhe jo! Nuk mund ta lejoj nje gje te tille. Une isha pjese e organizimit te kesaj konference dhe rastsaisht duke shfletuar gazetat online per te pare artikujt per organizimin, lexoj edhe kete injorance te ndyre. Pse duhet te shpifet mbi punen e nje grupi profeaionist? Pse duhet te ndyhet politikusht kjo pune? Clidhje ka kunati me organizimin? A e dini se kush eshte marre me gjithe kete konference? Me duket se jeni ju, zoteri, ai qe ben pjese ne ate shumice naive, injorante dhe e mbyllur vetem tek fjalet e nje njeriu te paqendrueshem qe deri dje ishte ne listen e zeze te PS se ishte idhtar i Saliut. Sot i jane prishur interesat dhe vjell vrere. Ky njeri nuk meriton as te shkruaj ne ndonje blog ne internet te dores se katert, jo me ne nje gazete. Mund te vazhdoni me komente, por une nuk kam me ndermend t’i jap rendesi cfare shkruan Meroja.