INTERVISTA/ Henri Çili: Shtypi i shkruar është kthyer në vepër arti, prandaj tani jam donator dhe jo botues

3 Prill 2014, 18:07Sociale TEMA

Flet botuesi i botimeve MAPO dhe administratori i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili

 

Zoti Çili, javën e kaluar njoftuat se tashmë nuk do të jeni botues, por donator i botimeve MAPO, duke i hequr këto botime nga kompania tregtare dhe duke i bërë pjesë të Fondacionit për Liri Ekonomike që keni themeluar vetë. Çfarë do të thotë ky akt dhe cila është pse-ja?

Po, javën e kaluar bashkë me një ritual simpatik ku kishim përzgjedhur kopertinat më të mira të 8 viteve të botimeve MAPO: 8 vjet revista Mapo, 4 vjet gazeta MAPO dhe 3 vjet revista MADAM MAPO, bëmë edhe një njoftim, mendoj të rëndësishëm.

Botimet MAPO nuk do të jenë më një kompani tregtare, por do të jenë pjesë e Fondacionit për Liri Ekonomike, një projekt i këtij Fondacioni, që unë e kam themeluar dhe e financoj vetë në raport me idetë dhe frymën ku unë besoj, si një kontribut për jetën publike në vend.

Domethënia e këtij akti është jashtëzakonisht e thjeshtë: shtypi i shkruar është sot qartësisht një mecenat, ai nuk është më një biznes.

Këtë mund të ma konfirmojnë dhjetëra e dhjetëra kolegë, botues të shtypit të shkruar në vite dhe sidomos atij aktual.

Është mirë që gjërat të thuhen siç janë.

Botuesit, jo vetëm nuk bëjnë biznes dhe nuk fitojnë para me shtypin e shkruar, por përkundrazi humbin para duke bërë një donacion, kontribut për lirinë e shtypit, demokracinë, debatin intelektual, idetë, artin, e kështu me radhë.

Prandaj, në afërsisht 4 vitet që kam blerë dhe drejtuar gazetën MAPO, kam botuar gazetën dhe revistën MAPO e MADAM MAPO, pra botimet MAPO në tërësi, ka qenë një aktivitet me humbje.

Dhe si i tillë duhet që të prezantohet para publikut, tatimeve dhe aktorëve shoqërore.

Shtypi i shkruar është kthyer tashmë në një vepër arti, në një donacion, i cili mund të mbahet në jetë veçse si një donacion, veçse me humbje.

Si i tillë, ky akt mendoj që duhet të na hapë një debat për çështjen e shtypit të shkruar në Shqipëri dhe nuk shtrohet çështja që ndonjë gazetë mund të ketë rezultat më të mirë, problemi është i sistemit në tërësi, dhe aty ku ka përjashtime përforcohet rregulli.

Kryengritja themelore e Shqipërisë bashkëkohore në të cilën ne u gjetëm në vitin ‘90, prapambetja infrastrukturore në vend dhe më pas behja e teknologjisë në 5-10 vitet e fundit, pra kalimi në një botë gjithnjë e më shumë virtuale, kanë krijuar një kontekst gjithnjë e më të vështirë në shtypin e shkruar.

Kjo tashmë është një e vërtetë botërisht e ditur.

 

Në fakt zoti Çili, debati mbi trafikun e interesave, mbi anësimet politike, trafikun e interesave politike, promovimin apo mbrojtjen e interesave private, është në qendër të akuzave për biznesin, është në qendër të akuzave për botuesit në Shqipëri. Duke hapur këtë debat, si e përballoni ju këtë çështje, çfarë ju shtyn realisht të mbani me humbje një gazetë ose botimet MAPO, edhe në kushtet kur perspektiva e shtypit të shkruar nuk është e mirë?

Jo të gjitha veprimet njerëzore shpjegohen në mënyrë racionale, shpesh njeriu është pjesë, ose është i nënshtruar ndaj pasioneve të tij, ose zakonisht profesionit të parë.

Puna ime e parë në media, që ka qenë gjëja më e pëlqyeshme në jetën time, ka filluar si gazetar i ri në vitin 1995 në gazetën Koha Jonë kur fitova një konkurs me kryetar jurie Armand Shkullakun, kryeredaktorin e atëhershëm.

Dhe ndoshta për shkak se puna ime e parë ka qenë në shtypin e shkruar, unë në një farë mënyre kam mbetur skllav i kësaj pune dhe i këtij pasioni. Në radhë të dytë, përmes botimeve të shtypit të shkruar, sipas parimit scripta manent (e shkruara mbetet), sigurisht ndihmuar dhe nga mekanizma si mediat online, apo difuzimit përmes mediave të tjera konvencionale si radio-televizionet apo forumet e ndryshme, unë do të kisha mundësi të krijoja hapësirë për një debat rreth disa çështjeve publike dhe mbi të gjitha disa ideve filozofike apo politike që janë pjesë e formimit dhe bindjes sime, ide tashmë të njohura publikisht siç janë ato të liberalizmit ekonomik.

Jo më kot fondacionin e kam krijuar në vitin 2010 dhe e kam quajtuar Fondacioni për Liri Ekonomike. Shkurt, shpjegimi i parë është ky lloj pasioni, kjo lloj ngecje në profesionin e parë. Patjetër që mua më intereson të promovoj në shoqëri një grup idesh që më pëlqejnë dhe më interesojnë, praktikisht e njëjta gjë, siç janë taksa më të ulëta, liberalizim tregjesh, konkurrueshmëri, rol të zvogëluar të shtetit, rol më të saktë të shtetit në ato pak sektorë që ai do të marrë dhe mbajë nën pushtetin e tij, idetë e tolerancës, idetë e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe liria ekonomike mbi të gjitha. Shkurt janë një grup idesh që më interesojnë.

Patjetër që e gjitha kjo nuk do të kishte asnjë kuptim nëse nuk do të kisha mundësi ta bëja, por nëse kam mundësi ta bëj, në vend që të bëj diçka tjetër, në vend që të merrem me ndonjë pasion të një natyre tjetër, pasioni im mbetet ky dhe përderisa bashkohet me mundësinë, e bëj.

Unë gjithmonë kam besuar se shtypi i shkruar, me gjithë transformimet e mediave, do të mbetet qendra kryesore dhe themelore gjenetike e përpunimit të ideve dhe të opinionit publik, pra besoj që përmes këtij elementi kontribuoj me aq sa mundem në hapësirën publike në Shqipëri.

Kjo krahas pozicionimit tim si analist, si gazetar, si politolog, i cili për shkak të angazhimeve të shumta menaxhuese reduktohet gjithnjë e më shumë dhe bëhet gjithnjë e më shumë thjesht për pasion, dhe jo më si profesion.

 

Z. Çili, ju administroni UET dhe jeni një nga themeluesit e tij dhe pyetja evidente është: A janë botimet MAPO qoftë si biznes, qoftë si donacion, në fakt një mburojë apo një mekanizëm për këtë biznes tuajin?

Po është e vërtetë që në botimet MAPO ka dhe mund te ketë të pranishme tema dhe debate rreth Universitetit Europian të Tiranës, promovimeve, librave, apo dhe universiteteve të tjera dhe rreth fenomeneve që ndodhin në këtë fushë në të gjithë botën.

Madje gazeta MAPO ka një faqe çdo ditë që quhet Universitet. Arsyeja se përse kjo ndodh është tepër e thjeshtë: duke qenë pronë e publikut, botimet MAPO janë edhe promovuese të reformave në arsim, të një sistemi të ri arsimor, të konkurrencës në arsim, të standardeve për të cilat UET ka qenë shembull prej kohësh dhe për të cilat ka kontribuar prej gati 8 vitesh tashmë. Nuk ka asgjë të keqe dhe nuk duhet të shohim asgjë të keqe që të mbështetura nga grupe të caktuara ekonomike të kemi grupe mediatike në formën e biznesit privat ose në formën e donacionit, si në rastin e MAPO tashmë.

Kjo është tërësisht normale, brenda ose rreth qendrave të rëndësishme ekonomike zhvillohen edhe struktura të kësaj natyre, sepse së pari kanë mundësi të mbështeten dhe së dyti, fatmirësisht universiteti është një qendër në të cilin lëvrijnë ide, njerëz, projekte, perspektiva, botime, kërkim shkencor me interes të theksuar publik.

Dhe jo vetëm universiteti, por çdo grup ekonomik, pa paragjykuar asnjë, i çfarë do lloj aktiviteti, nga ai i minierave tek ai i naftës, nga ai i peshkimit  tek ai i materialeve të ndërtimit, të cilët do të zhvillonin ose mbështetnin, qoftë në formë biznesi ose në formë donancioni, iniciativa të tilla siç është rasti i MAPO-s, një projekt donacioni, janë të mirëpritur ta bëjnë dhe duhet të vlerësohen për kontributin e tyre.

UET është aty gjithë ditën, i hapur për debate, kritika, inspektimet e ministrisë dhe për çdo lloj gjëje tjetër. Është një organizatë e madhe, e hapur dhe transparente. Është një tërësi individësh, tashmë figura të konsoliduara në UET, që zhvillojnë lirshëm lirinë akademike, projektet kërkimore-shkencore, që mund të shprehin në këto media pikërisht këto identitete, ide dhe projekte, pavarësisht se pjesëtarë të stafit tonë akademik, studentë dhe ish-studentë, janë kudo në media, opinionin publik apo hapësirën publike dhe ekonomike në Shqipëri. Kjo është edhe veçantia e universitetit.

 

A është ky veprim dhe emërimi i zotit Artur Zheji drejtor i botimeve MAPO një konjukturalizëm i ri në lidhje me qeverinë, po të kemi parasysh qëndrimin e parë djathtas të gazetës MAPO krahasuar me, të themi, mendimet më centriste të kohëve të fundit?

Së pari, duhet të theksoj se gazeta Mapo është e lirë dhe ka qene e lirë të marrë qëndrimet e veta brenda demokracisë në Shqipëri, në përputhje me parimet etike. Mediat MAPO janë botime të një standardi të lartë etik dhe, pothuajse nuk kemi asnjë gjyq apo padi për shpifje dhe elementë të tillë të shkeljes së lirive dhe të drejtave të njeriut apo të etikës gazetareske. Së dyti, duhet të bëjmë një diferencim midis sferave në Shqipëri, të sferës mediatike, politike dhe ekonomike. Këto kanë lidhje dhe bashkëveprim, por nuk mund të jenë kurrë të njëjta. PO, në idetë e mia bazë si botues në gazetën MAPO ka qëndruar LIBERALIZMI EKONOMIK dhe mbështetja e një perspektive të djathtë, e cila mbetet përsëri.

Por, kjo nuk do të thotë që brenda kësaj të vërtete ose këtij frymëzimi, ne të mos bëjmë shtyp të lirë, pluralitet idesh, debatesh, konceptesh, të cilat na krijojnë atë hapësirë lirie që vetëm demokracitë mund ta bëjnë. Pse, çfarë ndodh me gazetat e djathta në të gjithë botën kur vjen një qeveri e majtë, ose e anasjellta? Humbasin identititetin? Duhet të mbyllen, të turpërohen, të fshihen? Përkundrazi, gazeta MAPO mbetet një gazetë e hapur, një gazetë e të gjitha pikëpamjeve, por në linjën e saj editoriale mbetet liberalizmi ekonomik.

Në këtë kuptim ne jemi opozitarë ideologjik të qeverisë, kur qeveria ngre taksa, shton rregullimin, merr iniciativa me natyrë etatiste, kur kthen etatizmin si frymëzim të politikave të saj publike, kur rrit shpenzimet publike, kur zgjeron numrin e ministrive, ne jemi dhe do të jemi kundër. Ama, nëse qeveria bën një politikë efikase të administrimit publik, nëse qeveria e majtë shton presionin për zbatimin e ligjit, të rendit, fut praktika me natyrë liberalizuese siç është rasti i Crown Agents, i standardeve ndërkombëtare, apo Deloitte & Touche, në lidhje me auditimin e bilanceve publike, etj. etj., ose do të bëjë një partneritet strategjik me aleatët strategjikë si SHBA në lidhje me armët kimike, ne themi PO dhe jemi pro.

Unë nuk bëj pjesë në 1 milion votat që kanë sjellë këtë qeveri, por bëj pjesë në 700 mijë votat që ishin për vazhdimin e qeverisjes Berisha, por kjo nuk më pengon mua ose stafin e revistës MAPO të shpallim Edi Ramën si Njeriun e Vitit, për shkak se ai ishte shqiptari me arritjen më të rëndësishme gjatë vitit 2013. Ne duhet t’i diferencojmë sferat, jemi dhe mbetemi të njëjtë, jemi dhe mbetemi të hapur, aktorë të një shoqërie të hapur ku idetë, konceptet, pikëpamjet dhe interesat janë të ndryshme, janë të lëvizshme, por qëllimi mbetet po ai, një kontribut modest në demokracinë liberalë në Shqipëri.

22 komente në “INTERVISTA/ Henri Çili: Shtypi i shkruar është kthyer në vepër arti, prandaj tani jam donator dhe jo botues”

  1. topi says:

    yyyyppppp CILIZEM!!

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Çilizmi osht DONATORI i Super-Mbeses gjithashtu osht dhe NDRIKULLA e Bashes.
      Ai sponsorizoi dje takimin ndermjet tre grave blu-sky te PD.
      Odeta gruja e Jarit dhe dy grate e Berishes, ? Lulushja dhe Lirija u takun dje dhe kamerat ishin te pranishme se i duhet bo buje Fondacionit te kriju per te fshef parat qe ka vjedh Arbitha Malltezi..
      Thone se Odeta si gruja e pare e Kreut te Shtetit ,i bashkoi dy grate e Berishes te cilat i mbanin meri prej kohesh njona-tjetres.
      Odeta ju drejtu Lirijes.-Pse moj Grue nuk e josh Salen,ai vazhdon te te dashuroj marrzisht si ather ne Universitet kur te pa per here te pare.
      Lirija e skuqun ne fytyr ju pergjigj.Jo e ke gabim ather,ai katunar me bonte temena dhe me rrinte gatitu,por qyshkur u bo President dhe ma drodhi me Locen e lajmeve,jom betu se ska me e pa ma Bardhoshen teme.
      Ndersa gruja e dyte e Berishes,Lulushja faqe-petull u zu ngusht dhe si per tu shfaqsu ju drejtu Odetes,–shif mi grue burrin tat se ai dhe me nji dore vazhdon tja tun Saliut dhe nuk po me le mua rradhe qe tja ferkoj me mollaqet e mija qe i kam me diplom hollandeze.
      Te tre grate blu u gajazen me driten e kulles se Kasatit,e cila i bonte te ndjenin epshin pranveror me rrezatimin e madhesise pENISJANE qe ka,..dhe pastaj shkuan tek Sheratoni dhe secila u mbyll ne dhomen e vet se bashku me bodiguardet,…te cilet jua siguron Zholefina e Pashukut,..Zholefina ma qe osht banum Viagra e Saliut.

    2. Karagjozi i informuar says:

      Ketij i ka vajtur per lesh biznesi, kredite qe ka marre, blerjet e tokave dhe tani po pergatitet te falimentoje. Pas pak do te njoftoje se edhe UET do te kthehet ne nje institut studimesh strategjike me nje personel prej 30 vetash.

    3. Blendi Fevziu says:

      Ja dhe menyra faktike,e zbuluar ne “Opinion”

      se si i ben donacionet zoti Henri Cili:

      http://goo.gl/lVD43f

  2. Fiqua says:

    Me katundar dhe palaco burre qe ka dale keto 23 vjet te rrumpalles shqiptare!!!!

    1. kokpalari i 21 janarit says:

      Cili shkon rregullisht ne zyren e ministrit Erjon Velija.
      Do doja te dija PSE.
      Sa per humbjet ne shtyp, Cili eshte nje deshtak prandaj humb. Ke Panoramen qe eshte me fitim, sa per te marer nje shembull.
      Tjetra, keto jane manovra qe te perfitoje si gjithmone qyl para nga shteti.

    2. Vllastari says:

      Ky Cilizmi ka derguar per specializik jashte ca nga te tijte per te marre pervoje per thithjen e fondeve nga BE, pra po pergatitet qe pas qershorit te vjele fondet e BE.
      Mendoni UET i Argites, Blendi Ziut, Naim katundarit te vjedhe edhe fonde europiane.

  3. Bentirona says:

    Z,Cili pa e lezuar intervisten tuaj se me vjen ndot,ju them se gojorja e saliut dhe lulit se fale analizave tuajaja qe keni bere kurre nuk mbeshtetet viktimat e gerdecit apo 21 janarit,domosdo sot je miljarder fale politikes trpojance ,por jo vetem ti. Mos ardhte dita z…..CILI te lash gjynahet e ketyre qe te pasuruan ty o plere.

  4. kompasi says:

    Bravo qili.Se bashku me qanin dhe qimin rrini aty ku keni qene gjithmone .Ne gjunje para mikrofonit te atij qe ju paguan per ate qe jeni…prosti.

  5. Besi says:

    Aman more kur u bere ti donator…ti dhe katunaret qe te rrethojn ty.

  6. hahha says:

    A more Cili se tu tha peshtyma duke lepire bythe politikanesh
    te zuri gjuha lesh.

  7. PROFESORI says:

    ZOTERINJ,
    NUK E KENI KUPTUAR ENDE SE “KU FLE LEPURI I QYLIT”… I ASHTUQUAJTURI “FONDACIONI PER LIRI EKONOMIKE” NUK ESHTE GJE TJETER VECSE MANOVRA E RADHES QE MUNDOHET TE BEJE ZOTERIA NE FJALE PER TA SHPALLUR UNIVERSITETIN EUROPIAN TE TIRANES SI JO FITIMPRURES E KESHTU TE PERFITOJE PARATE E ENDERUARA NGA BUXHETI I SHTETIT…
    “HARROJE QYLI VALARENE, SE ALI PASHEN E PRENE”… KA MBARUAR KOHA E “RUMPALLES EKONOMIKE” OSE SIC MUNDOHESH TA PARAQESESH TI SI “LIRI EKONOMIKE.

  8. Analisti Politolog Lacko Fevzi Nurellari says:

    Epo kur u be dhe ky brekgrisuri nga fshati Labinot Mal i Elbasanit.
    Ngrihuni o njerez dhe bjerini ketij sistemi qe ka krijuar te tille monstra.

  9. . says:

    cfare gazetari je ti mnir pallosh , qe nuk investigon asnje skandal te ish qeverise berisha lul basha etj. turp qe ben ti gazetari o idiot me emer te kembyer

  10. Une jam, ti je. says:

    Monstrat Cili, Cupi, Cani. Do te kene edhe keta nje fund.

  11. Blendi says:

    E kuptoni ku kemi arritur: te na jape mend nje i paditur e i pashkolluar nga fshatrat e Elbasanit, a Librazhdit a ku dihet se nga eshte.

    Ta shpif me padijen dhe arrogancen e tij neper emisione televizive. Dhe ajo qe nuk e kuptoj eshte se si znj. Xhunga nuk le emision Shqip ne Top-Channel pa e ftuar. E cudicme si nuk ka pak respekt per veten e saj. Per probleme ekonomike ftohet Cili, per probleme juridike po Cili, per probleme politike po e po.

    Nuk do te ishte mire qe keto emisione te ftonin specialiste te mirefillte ne fushat perkatese?

    Tung,
    Blendi

  12. andi says:

    ti nuk je donator por nje felliqesire

  13. riku says:

    analist gazetar ku cili kurva s neli qen e mace n shqipri pa u bo analis e gazetar
    dhe ne ktu e japim analizen mo mir se kta plera analist
    TV i paguajne kta e kane frike se mos vjen nai analist tjeter dhe ju ze venin ktne qe jan vegla t njerit e tjeter padron e skan interes t dali tv i tjeter se ja nxjerr bojen kta e kan bo shtypin e tv monopol kur esht per t sha i gjo nuk e shajne se e kan mik e padron jan militant t x e t y kta plera
    edhe ne ketu jemi me t sake per nje analize te nje teme e jo keta plera qe mbajn njoni tjetrin e jan sherbetor t padronve te tyne e jo t popullit

    rrin gjth diten pa punu e flasin kot per nje ceshte ke frike t hapesh tv se t dalin si gjithmon kta plera analist e opionist e ku di une
    faji i temes qe boton c tha cili pse nuk botojne n gazeta mendimet e popullit e kto qi shkruj ne ktu po sja ma bytha se ju del boja
    kta gazetar e analist t flliq mbajne njeri tjetrin e si puna qenit kerkojn i cop buke

  14. pa emer says:

    Ky Cili po mundohet te shpetoje parane e zeze te investuar nga Saliu & Co. ne aktivitetet e tij duke i kthyer bizneset ne Fondacione fitimprurese, per tu shpetuar taksave apo falimentimit. Shteti duhet ti vihet mire nga pas ketyre veprimeve me pasoja te ketyre pleherave qe gezojne parate e vjedhura nga gjaku dhe pasuria e Shqiptareve dhe Shqiperise!

  15. shpetim says:

    Kete interviste te CILIT do e konsideroja nje piruete te sforcuar te nje balerine provinciale, qe pershtatet me se miri ne kete teatrin tone te shemtuar politik.

    Nuk jam i sigurte se sa shume spektatore do te kete per ta duartrokitur.

  16. plaku dhe deti says:

    Po me do traaaapi mo qe ti them Cilit Ik bej shurren.U be bytha jote donator,sikur je Bill Gates.

  17. Denonco says:

    Cfare je bere ti tani? Po ti ke qene e je nje plehre more pusht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje