Parlamenti Europian voton heqjen e pagesave për roaming

3 Prill 2014, 18:36Lifestyle TEMA

Parlamenti Europian ka votuar për të hequr pagesat për roaming, kur përdorni celularin jashtë vendit.

Sipas BBC, tani kostot e një telefonate apo të shkarkimit të të dhënave nga interneti në një vend tjetër të BE do të jenë njësoj si në shtëpi.

Megjithatë, ndryshimet do të hyjnë në fuqi duke nisur nga 15 dhjetori i vitit të ardhshëm.

Sërish, një vendim i tillë do të kërkojë miratimin nga qeveritë e çdo vendi të BE.

Disa konsumatorë janë përballur me fatura gjigande për shkak të çmimeve të roaming.

Vitet e fundit, BE ka miratuar disa ndryshime për të ulur kostot e roaming.

Një sondazh i Komisionit Europian në shkurt theksonte se 94 përqind e europianëve e reduktojnë përdorimin e celularit kur udhëtojnë në vende të tjera për shkak të kostove.

Komisioneri Europian për Axhendën Dixhitale, Neelie Kroes, tha se konsumatorëve u ka ardhur në majë të hundës nga kjo rrjepje.

1 komente në “Parlamenti Europian voton heqjen e pagesave për roaming”

  1. yug says:

    Ou, po si e kutpuan pas nja…5 vjetesh qe konsumatorve u paska ardhur ne maje te hundes? Cfare eficence…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje