Të larguarit nga administrata/ Kushtetuesja rrëzon vendimin e Qeverisë Berisha: Jo shpërblime me këste

4 Prill 2014, 19:54Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese  rrëzon një vendim të marrë nga Qeveria Berisha, i cili detyronte Thesarin që të paguante me këste jo nmë shumë se 100 mijë lekë të vjetra në muaj të gjithë të larguarit nga administrate që kishin fituar gjyqet me vendime të formës së prerë. Ankimimi ishte depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga institucioni i Avokatit të Popullit, që kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit për shpërblimit për të larguarit nga puna.

 Gjykata ka shfuqzuar pjesërisht vendimin “Për mënyrën e ekzekutimit të detyrimeve monetare të institucioneve buxhetore në llogari të thesarit”.

“Shfuqizimi pjesërisht i këtij akti, do të ndikojë në rritjen e cilësisë dhe efiçencës së ekzekutimit të vendime gjyqësore civile të formës së prerë nga ana e autoriteteve të ngarkuar me ligj për ekzekutimin e tyre. Personi i tretë, dega e thesarit apo banka e nivelit të dytë, në procesin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore civile të formës së prerë, me objekt detyrimin e institucioneve buxhetore të paguajnë shuma të caktuara në të holla, në referim të Vendimit nr. 20, datë 04.04.2014, të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, nuk do të mund të kryejnë veprime për heqjen e masës së sekuestros mbi llogarinë e organit apo institucionit debitor pas botimit të këtij vendimi në fletoren zyrtare.”,  thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.  

Ky vendim lejonte marrjen e kompetencës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor për heqjen e masës së sekuestrës mbi llogarinë e palës debitore, institucionit buxhetor, edhe nga personi i tretë në procesin e ekzekutimit, përkatësisht dega e thesarit.  

“Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror apo Privat, pas sjelljes së efekteve ligjore të parashikuara në këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, do duhet të ketë në vëmendje respektimin me rigorozitet të parashikimit të kryer në nenin 531 të Kodit të Procedurës Civile, për vënien para përgjegjësisë ligjore të debitorit si dhe personave të tretë në procesin e ekzekutimit, në rast disponimi nga ana e tyre mbi llogarinë e sekuestruar të palës debitore, pasi tashmë vënia e sekuestrës është kompetencë vetëm e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”, citohet në deklaratë.  

Sipas Avokatit të Popullit, administrata publike duhet të respektojë të gjithë vendimet e subjekteve që kanë fituar gjyqin, duke i shpërblyer ata në bazë të ligjit.

6 komente në “Të larguarit nga administrata/ Kushtetuesja rrëzon vendimin e Qeverisë Berisha: Jo shpërblime me këste”

  1. Prendushi says:

    PO KETO QE KA PUSHUAR lIRINDJA A DO MARRIN NDONJE KACIDHE??

  2. shpetim says:

    Mos na nxjerr edhe kjo Qeveria e Rilindjes ndonje Vendim copy-paste si Qeveria e Qoftelargut, se deri me sot asnje vendim gjykate te formes se prere nuk ka zbatuar edhe per ata qe Berisha i hoqi nga puna, dhe sot e kesaj dite kjo Qeveri e Majte nuk ka bere asgje.

    Deri me sot as nuk ja ka ndjere per te zbatuar ligjin.
    Po vazhduan keshtu nuk e kane te gjate.

    Sugjeroj redaksine e gazetes tema te hape nje rubrike te vecante me kete teme, si edhe me tema te tjera qe cdo dite ngrihen nga komentusit e ketij forumi.Kjo do jete pune konkrete, dhe jo per te mbushur shkrimet me uje.

  3. skaran says:

    Kjo eshte nje tjeter fitore e shpellarit me emrin Sali.

    Me kete vendim gjykata e Saliut do te thote: Te gjithe te larguarit nga detyra ( per mua me te drejte) keto muajt e fundit qe arrijne te fitojne gjyqet ( per fajin e disa drejtoreve te rinj qe nuk dine rregullat dhe procedurat e pushimit nga puna) duhet te marrin njeheresh leket . Behet fjale per minimumin 19 rroga mujore. Jo vetem kesaj qeverie I ngarkohet edhe barra per te paguar atta persona qe Sali vrasesi I pushoi me pa te drejte nga 2005-2013.

    Keq se nuk di ujku plak me emrin Sali.

  4. sAVO dUKATI says:

    Opozita po gërrzen nga brëna qeverrinë, Vrasësit e popullit, Kriminelët e 21 janari dhe gërdecit po mbajnë zotimin që kanë deklaruar se qeverrin nuk e lenë të punojë, Nejse një sukse u shënua nga rilindja për të marrë stasun e nderit Më thanë se lindi burri iparë parë fëmijë me mitër artificiale, Ptu duhet kërkoar ndonjë zonë e hegër që njeriu ta fillojë jetën ng e para dhe të shpëtojmë nga ky llzm që e quajnë mender faqes demojraci.

  5. lumi says:

    Komunistit Sali Berisha po ia shohin sherrin edhe tani te larguarit nga puna!

  6. shpetim says:

    SHIF KOMENTIN E SHPETIMIT QE MBAHET NE PRITJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje