“Legalizimet falas po rrisin sigurinë dhe po garantojne progres real”, theksoi Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me banorë të zonës së Kënetës në Durrës ku ka shpërndarë disa certifikata pronësie.
Ndërsa e cilësoi si një premtim të mbajtur legalizimin falas të banesave të familjeve që i kanë ndërtuar pa leje, Kryeministri theksoi se po çojmë përpara një proces që do të bëjë të mundur ecjen më shpejt të Shqipërisë.
“Kënaqësi e posaçme për ne që merremi me politikë dhe që fatkeqësisht jo për fajin tonë, që dimë të premtojmë dhe nuk dimë të mbajmë fjalën, jemi sot këtu të çojmë përpara realizimin e një premtimi madhor të bërë gjatë fushatës për rilindjen e vendit, për të ecur më shpejt drejt një Shqipërie normale, Shqipërie europiane. Ne jemi sot këtu pasi jemi të gatshëm për të kryer dhe mbyllur legalizimet si një plagë e madhe dhe të infektuar ndër vite, ta bëjmë realitet. Po japim dokumentet e pronësisë për të gjithë ata që kanë aplikuar vite më parë dhe mos harroni se janë 160 mijë të tilla, që nuk është bërë asgjë”, iu drejtua Kreu i Qeverisë .
Kryeministri theksoi se janë mijëra dhe dhjetra mijëra ato familje që kanë paguar 1, 2 apo 3 herë, pa përfshirë këtu pagesat për xhepat e atyre që shfaqeshin në shtëpitë e tyre, sa herë kishte zgjedhje dhe nuk morrën kurrë një tapi për shtëpitë e tyre. Madje sipas Kreut të Qeverisë, edhe në rastet kur disa familjeve iu dhanë letra si tapi apo Shaban Tapitë, ato ishin false, nuk kanë asnjë vlerë.
“Ju mbajtën peng 20 vite, pikërisht ata njerëz që për 20 vite ju i jepnit votën dhe ata ju mbanin peng. Po i japim fund një zvarritjeje barbare të mbi 20 viteve. Nga ky proces do të përfitojnë edhe shumë demokratë, e di që sdo e ndryshojnë votën e tyre, por të paktën të venë me dinjitet dhe të mos shkojnë dhe shpresojnë se do përfitojë nga Shaban tapitë, të cilat kush i ka marrë ti vërë në korniza dhe tja tregojë fëmijëve, nipave apo mbesave sesi ju mashtronit dhe ju shalonin në rrena për 20 vite ata që ju kërkonin votat”, theksoi Rama.
Duke sqaruar procesin e legalizimeve, Rama theksoi se do i japim fund këtij procesi për të gjitha ato familje që kanë ndërtuar një shtëpi, duke përmbyllur një proces që ka lidhje të drejtpërdrejtë me ekonominë, jo vetëm familjare por edhe kombëtare.
“Të gjithë paratë e kursyera i keni hedhur në ndërtimin e shtëpive dhe në momentin që kjo kthehet në një pronë të regjistruar, ju mund të shkoni në bankë të merrni një kredi për të hapur një biznes të vogël, për të zhvilluar një biznes që keni, për të investuar në një aktivitet bujqësor apo blegtoral, për të mbështetur studimet e fëmijëve. Pra shtëpinë do e kthejmë nga vendin që e keni si një strehë ku të futësh kokën, në një kapital të qarkullueshëm . Të gjitha procedurat e legalizimit janë falas, të gjitha penalitetet që janë të përcaktuara në ligjin e vjetër ne do ti heqim. Taksën e ndikimit në infrastrukturë ne nuk do e përfshijmë më në këtë proces, kjo do të jetë një marrëdhënie e drejtpërdrejtë me komunën apo bashkinë, por nuk do të kushtëzojë legalizimin. Kush ka ndërtuar në tokën e vet, nuk do të paguajë asgjë. Kush ka ndërtuar në tokën e pronarit të vjetër apo shtetit ka një tjetër procedurë. Ne nuk mund të lemë një konflikt të hapur mes pronarëve që duan kompensim dhe atyre që kërkojnë legalizim”, theksoi Rama.
Sipas tij, në ligjin e legalizimeve përcaktohet se kush paguan menjëherë vlerën e cila është më e ulëta për 300 metra katror, pasi mbi 300 metra çmimi do të jetë sipas vlerës së tregut, ka 20 % ulje nga cmimi dhe mund të paguajë 30 deri 50 % letra me vlerë. Në vijim të sqarimit,Kryeministri tha se kush nuk paguan menjëherë e merr sërisht legalizimin dhe bëhet pronar, por nëse paguan pas një viti atëherë ai nuk përfiton nga ulja 20 %, dhe kush as pas një viti nuk paguan, atëherë nuk përfiton as nga ulja as nga letrat me vlerë.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka lënë mënjanë as batutat, teksa pjesa më e madhe e familjeve që morën dokumentet e pronësisë së banesave të tyre kishin filluar aplikimet në 2006.
“Ne nuk do ju përdorim si mish për top në fushata elektorale, apo si vatra ku është ushqyer urrejtja mes socialistëve dhe demokratëve. Jeni shqiptarë që doni legalizim, dhe ju do të legalizoheni si shqiptarë. Një zotërie në Maminas që kishte futur dokumentet qysh ne 2006 ne ia dhamë tapinë, megjithëse zotëria kishte ngritur flamurin e PD në shtëpinë e tij dhe kishte çuar edhe fotografinë me shpresën që do merrte legalizimin pasi do të konsiderohej i partisë”, theksoi Rama.
Ndërsa për një tjetër familjar që kishte aplikuar qysh në 2005, Rama iu drejtua “paske aplikuar qysh në kohën e socialistëve të vjetër, sepse edhe ata për fushatë ju përdorën”.
Duke u ndalur në çështjen e pagesave për energjinë elektrike, Kryeministri apeloi që energjia duhet paguar, pasi në të kundërt vendi mund të shkojë drejt një krize që nuk mund ta shpëtojë askush.
“Energjia vidhet dhe jemi një vend që po nuk i dhamë fund vjedhjes së energjisë do të futemi në një krizë që nuk na shpëton askush. Kemi marrë masat dhe do ti forcojmë masat kundër vjedhjes së energjisë. Ne nuk e kemi nisur masat, sikundër bëhej më parë nga taborët e ish-qeverisë ndaj familjeve të varfëra, që nuk kanë mundësi të paguajnë. Vjedhja më e madhe e energjisë bëhet nga bizneset. Kush kapet duke vjedhur energjinë do të shkojë në burg”, theksoi Rama.
Në vijim ai apeloi për të paguar faturat e energjisë. “Tek ai 4 milionëshi i legalizimit, ka një ulje prej 400 mijë lekësh, në mënyrë që të paguani energjinë dhe pas dy vitesh do tju hiqet kufizimi nga hipoteka”, tha Rama.
Legalizime falas me leket tona. TE paguajme ne qytetaret normal per hajdutet dhe shpellaret. A kur ben dhe ti sikur qeveris
Po si me leket e tua mor burr se na habitet, po un qe ma kane zaptu token si i bohet??? Paguje, tme paguj shteti mu se 20 pallate skam si i perzej un nga toka ime, tpakten ti marr leket. Shyqyr qe po ta bojn se nkoh tsales i paguje leket nga 7 a 8 her e prap ste jepnin gjo as ty as mu.
Bravo qeverise qe po i mban premtimet, si me legalizimet e si me taksen progresive, si me shendetesine falas qe po e ben realitet cdo dit qe po kalon e me plot te tjera. Kjo eshte qeveria e pare e drejte per shqipetaret. Bravo qeverise.
nqs eshte e vertete z.Rama do vazhdoje te drejtoje Shqiperine edhe per 8 vite tjera,por ata qe kane zene token e huaj duhet te paguajne pronaret legjitim,me deomos,ndersa per token e shtetit duhet te gjendet nje zgjidhje e pranueshme per te dyja palet.Mendoj qe nqs ndodh kjo gje ne te vertete pa dallim prefencial politik,krahinor,apo ku ta di un,do jete levizja me e mençur qe ka bere z.Edi Rama ne jeten e tij,do beje per vete dhe te pakten 800 mije vete te tjere.
Te lumtë Z. Rama se po i mban premtimet, po i legalizon ndertimet pa lejë.
Saliu na i premtoi legalizimet, por nuk i beri.
Eja shoke shoke,
shoke te kendojme
token ton ta trashegojme
C’fare falas thua mor der ZI. Deri tani i kam paguar 2300 dhe pun skam mbaruar. Ishalla po mbarjm pune por sma do mendja jo. Ju jeni per ti grir leket popullit. Mendoni ju per popullin. Si ti dhe Sala “mut te ter jeni” Mjer ne kush na ka ren per pjes.
Bravo Edi Rama…Leri keta njerez te cilet nuk dine se cfare thone ?
Bravo Rama,po mban premtimet e dhena ?
Epo me ne fundnje kryeminister qe mendon per popullin e tije pertej interesave personale.
Gjer me tani vetem muhabete te thata,ku i ke 5oo punesimet ne Librazhd,Rrugen e Arberit,300000 punesime ne nivel vendi,uljen e taksave,e shume e shume premtime te tjera.
Uji ftohte,te paskan pushu nga puna me duket hahahah
do jesh ndonje nga ata qe ben hic e merr kot,nga ato qe rrishin gjithe diten neper kafene ne vend qe ne zyre,per te bere ndojne matrapazllik
NUK KENI GOJE ME FOL JU!!!
BRENDA DITES I DONI APO BRENDA NATES
Edi po ministri Koka si do ta legalizoje pronen ne det , apo ti e ke llafin vetem per ato qe jane ne toke te palevizshme . Se keshtu goxha bukur e ka bere ke qejf te futesh , po po qe legalizoja se merzitet ortaku politik pastaj.
bravo te lumte miltantet duhen te legalizohen ,keshtu dhe integrohemi me shpejt ne europe duke vjedhur tokat e tjetrit edhe ilir bllokun e kemi me vete shyqyr zotit se me ate formuam qeverine e rilindjes sepse e kemi shembull frymezimi ,hapu dhe te futen te gjithe bashke race muti
Po Kokes do i legalizohen ndertimet ne det?
Po ata mallakastriotet pse nuk paskan te drejte legalizim po ju cohet policia per ti rrahur?
bravo qeverise.po mban premtimet e bera dhe jo si ai tjetri qe vetem genjente.me keto hapa ska per te ardhur ne pushtet nordiku me lulushken.
CFAR PREMTIME LESHI PO MBAN KY ORE AMAN!2 TAPI,DHE DEL PARA REFLEKTOREVE.O SHOKU RAMA:DUHET SHUME PUNE, DHE SHUM ME PAK REKLAMA.
Në Bregdetin e Jonit, nga Llogoraja deri në Nivicë, gjithsej 16 fshatëra asnjë shtëpi nuk është e dokumantuar, edhe pse këto shtëpi janë të trashëguara që në kohë të vjetëra, pra janë ndërtime të regullta dhe jo ndërtime “informale”, të cilat janë të ndërtuara mbi toka të pushtuara, sipas sloganit “lëvizje e lirë” të kohës së Berishës, që kupton një pushtim i lirë i tokave të të tjerëve! Prandaj të habit fakti çfarë është ky mbajtje premtimi dhe ky “vrapim” i Qeverisë së “Rilindjes” vetëm për ndërtimet informale???!!! Duket se dhe Qeveria e Re nuk po fillon regjistrimet nga ata që në radhë janë të parët e aq më tepër në fshatërat e Bregdetit të Jonit të cilët duhet të ishin më të favorizuara për një regjistrim të tillë për vetë faktin se ndodhen në një zonë të preferuar për turizëm, por që të fillohet regjistrimi nga rrjeshti i fundit, nga vandalët vetëm në vendin tonë ndodhin të tilla çudira, (sikur është çudia e parë!) Eh, sa çudira të tjera kemi akoma për të parë, kur në themel të gjithë politikës shqiptare, edhe të Qeverisë së “Rilindjes” akoma qëndron e lulëzon “katovica ramiziane”!!!!