Drejtuesit e një universiteti në Britaninë e Madhe u detyruan që të ngrenë një gardh përgjatë një liqeni për të ndaluar një mjelmë që të sulmojë studentët.
Por jo vetëm kaq, mjelma ka nisur të cilësohet si raciste në rrjetet sociale, pasi thuhet se ajo sulmon vetëm studentët e huaj dhe ata me ngjyrë.
Në këtë periudhë është normale që mjelmat të jenë agresive, por studentët thonë se ajo e ka me studentët me ngjyrë.
Një student 24- vjeçar nga India, thotë: “Këto mjelma janë shumë të bezdisshme. Studentët ndjehen sikur po vihen në lojë. Unë jam nga India dhe ato më sulmojnë mua veçanërisht. Na kanë paralajmëruar se mjelmat janë agresive në këtë periudhë të vitit, por ato më sulmojnë gjatë gjithë vitit”.
Një tjetër studente tha: “Ajo duket se i përket krahut të djathtë. Sulmet e saj duken të motivuara nga raca”.
sic duket nanji rosak i zi e ka cpu per her t par.
Mjellmat njehere ne jete qiftezohen dhe jane besnike deri ne vdekje o kkllici