Berisha: Rama - Meta do t'i marrin Presidentit kompetencën e dekretimit të kryetarit të ILDKP

12 Prill 2014, 13:08Politika TEMA

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social facebook akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta se duan t’I marrin Presidentit të Republikës kompetencën për dekretimin e Kryetarit të ILDKP-së.

“Edi Rama nuk ka të ndalur drejt pushtetit të tij absolut. Kështu, pasi shkarkoi në mënyrë antiligjore kryetaren e ILDKP Zana Xhuka dhe e zëvendësoi atë në krye të këtij institucioni duke marrë kompetencat e Presidentit të Republikës, tani të trembur se Gjykata Kushtetuese mund të hedhë poshtë këtë akt antikushtetues, ata kanë pregatitur ligjin me te cilin ia heqin përfundimisht kompetencën Presidentiti të Republikës të propozimit të kandidaturave për kryetar të ILDKP. Rama merr për veten e tij këtë kompetencë ligjore duke ecur me shpejtësi drejt pushtetit personal absolute”, shkruan Berisha në rrjetin social.

Në vijim ai shton “ju rikujtoj se ky institucion dhe ligji i tij janë ngritur me ndihmën direkte të një ekipi të Qeverisë së SHBA, të kryesuar nga ish drejtori i Entit Federal Amerikan për Deklarimin e Pasurive dhe nga zyrtarë të lartë. Duke hequr në mënyrë antikushtetuese kompetencën e Presidentit për dekretimin e kandidaturave për kryetar të ILDKP, Rama jo vetëm përqëndron si Enveri në duart e tij pushtetin absolut të Kryemininstrit dhe Presidentit, por ai dhe Meta iu thonë haptas shqiptarëve se vjedhjet e pasurisë publike nga ana e tyre ata do ti fshehin me ndihmën e njeriut të tyre në krye të ILDKP. Po me fjale të tjera ata thonë haptas: ne do vjedhim sa të mundemi se na mbron ILDKP! “, shkruan Berisha.

Komentin e tij në rrjetin social, ish-Kryeministri e mbyll me një apel për protesta të përgjithshme popullore.

“Vetëm protesta e përgjithshme popullore do shpëtojë shqiptarët nga kjo klikeë mafiozësh qeë nuk kanë interes tjetër përveç pasurimit të tyre!”, thekson Berisha.

6 komente në “Berisha: Rama – Meta do t’i marrin Presidentit kompetencën e dekretimit të kryetarit të ILDKP”

  1. rako says:

    Mire do bejne t’ia marin.Ate e ka humbur qe me 23 Qershor!Sali,vri veten!

  2. toni says:

    Presidentit apo ty, po mire tja bejne more mbret i te keqes more antishqiptar I betuar se sistemi I drejtesise ne fakt eshte gangrena e ketij vendi qe ti mesaduket je betuar ta cosh poshte e me poshte.

  3. saliu eshte qen i plakur says:

    d.m.th. do ta marrin ty o qen.dhe mire do bejne.

  4. MEMEDHETARI says:

    E dime qe nuk te mban vendi…
    Shqetesohesh per te ardhmen tende,o hajdut,o kriminel i poshter!!!
    Eshte e sigurte qe njerezit do dalin ne protesta popullore…
    Do dalin ne protesta popullore kur te mesojne pasurine tende te paligjeshme,te vene me gjakun e popullit te shkrete…
    Protestat qe ti “i deshiron” po vijne seshpejti…

  5. timo says:

    Sali Aga,herën e fundit që u fute mes protestuesëve populli të “përkëdheli” vetëm me shishe uji plastike bosh. Herë tjetër mos guxo të dalësh në protestë se nuk ka për të pasur polic që mund të të mbrojë nga populli i revoltuar për dhimbjet që i ke shkatuar gjatë sundimit tënd. Do të ketë vetëm zvarisje për ty. Kujtoje pak zvarisjen e Enverit në shesh. Ai ishte në bronx. Bronxi nuk ndjen dhimbje si mishi i gjallë, ë?!!

  6. indrit says:

    yttttt skizo-psiqik filoserb se ke plot 23 vjet qe gllaberon kete komb plere e krimbur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje