Falja e gjobave/ Hysi: Gjobiteshin lokalet me miliona vetëm se pinin kafe deputetët e PS. Reagon Strazimiri

15 Prill 2014, 16:59Politika TEMA

Komisioni parlamentar i Ligjeve u përfshi nga debatet mes deputetëve të pozitës dhe opozitës gjatë diskutimit të p/ligjit “Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013”. Projektligji, që propozohet për miratim, synon faljen e gjobave të vendosura, si pjesë e detyrimit tatimor, nga administrata tatimore ndaj tatimpaguesve, të cilat vetëm janë evidentuar dhe kontabilizuar në regjistrat tatimorë në mënyrë abuzive gjatë periudhës 1 mars – 31 gusht 2013. Bëhet fjalë për gjobat, si pjesë e detyrimit tatimor, të vendosura nga administrata tatimore ndaj tatimpaguesve, të cilat vetëm janë evidentuar dhe kontabilizuar në regjistrat tatimorë në mënyrë abuzive gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, gjobat që falen janë ato të vendosura për mos instalim të pajisjeve fiskale apo moslëshim të kuponit tatimor, të cilat për periudhën e mësipërme nuk janë paguar. Po ashtu, falen gjobat e vendosura të cilat, në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ankimuar dhe janë në proces ankimimi administrativ apo në proces gjyqësor. 

Deputetët e opozitës kundërshtuan draftin me pretendimin se janë falur gjobat e përkrahësve politikë. Deputeti i PD-së Gent Strazimiri, u shpreh se përmes këtij projektligji po falen vetëm gjobat e bizneseve që përkrahin qeverinë.

“Është një propozim krejtësisht politik i bërë që gjatë fushatës elektorale  që do të thotë, po falni gjobat që i konsideroni abuzime. Që do të thotë keni dhe emrat përkatës që sipas jush kanë marrë gjoba në mënyrë abuzive dhe na qenkan njerëz që gjatë fushatës elektorale qenkan përfshirë në krahë të PS-së, qoftë edhe duke dhënë një ambient për të bërë takime. Ky është projektligji që sillni. Është bërë sigurisht me nxitim”, tha Strazimiri.

Reagimi i ligjvënësit demokrat erdhi pasi deputeti Pandeli Majko deklaroi se gjatë fushatës sapo Partia Socialiste organizonte një takim në një lokal apo ambient privat, të nesërmen në derën e subjektit shfaqeshin tatimorët.

“Mos bëjmë kështu, në Shqipëri jetojmë dhe jemi dhe e dimë sesi funksiononin gjërat. Sapo ne bënim një takim diku, të nesërmend shfaqeshin përfaqësuesit e tatimeve dhe vendosnin gjoba”, u shpreh Majko.

Kundër deklaratës së deputetit Strazimiri reagoi deputetja socialiste Vasilika Hysi, e cila kërkoi vënien para përgjegjësie të atyre që vendosën gjoba në mënyrë abuzive gjatë periudhës 1 mars deri më 31 gusht 2013.

“Unë Strazimiri kam heshtur kaq shumë sot sepse kudo që kishte shkel këmba ime në fushatë janë gjobitur njerëzit nga 50 milionë dhe 10 milionë vetëm se pija kafe në një lokal.Në ka gjë që ne duhet të bëjmë këtu në komision që të mos kemi më ligje të tilla, është pikërisht për t’i dhënë fund pikërisht asaj lloj gjuetie që mund të bëjë administrata tatimore dhe prandaj kemi mekanizmat e kontrollit parlamentar për të kontrolluar këto gjëra.  Në këtë kuadër , nëse ju mendoni  se duhen falur, në fakt duhen falur të gjithë gjobat e 8 viteve të qeverisjes suaj. Por unë jam dhe do të bëja një sugjerim që të çojmë në ndjekje penale të gjithë ata që kanë abuzuar”, theksoi Hysi

I pyetur nga deputetët e opozitës për arsyen e faljes së dënimeve administrative në formën e gjobave për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013, përfaqësuesi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Zamir Stefani,deklaroi se nga kontrollet është konstatuar se në këtë periudhë ka pasur një fluks shqetësimesh nga biznesi.

Ndërkohë një tjetër p/ligj i miratuar në Komisionin e Ligjeve ishte ai “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8328,   datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve” të ndryshuar”.  “Unë e konsideroj me vend iniciativën e ardhur nga qeveria, pasi argumenti që kanë dhënë propozuesit e kësaj nisme, janë të qenësishme, qoftë nga pikëpamja e kostos, e plotësimit të standardeve, por dhe në zbatim të ligjit që merret  me trajtimin e të dënuarve”, tha deputeti Piro Lutaj.
Ndryshimet parashikojnë që institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë publike ose private.  Funksionimi, administrimi, kontraktimi si dhe rregullat që përcaktojnë elementë të sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve të veprave penale përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në institucionet private të  ekzekutimit të vendimeve penale vendosen të dënuar për të cilët është caktuar dënimi në maksimumi deri në 5 vjet burgim. Në institucionet private të  ekzekutimit të vendimeve penale nuk vendosen të dënuar që me vendim gjykate janë caktuar në burg të sigurisë së lartë ose masë sigurimi mbi 5 vjet.

 

5 komente në “Falja e gjobave/ Hysi: Gjobiteshin lokalet me miliona vetëm se pinin kafe deputetët e PS. Reagon Strazimiri”

  1. Olsi says:

    Mizerje ane qene,. namin ne cdo vend ku e dinin se jane te majte ne bindje.

    Kjo ka bere qe te mos kishte kurre shtet per te gjithe

    1. Besimi says:

      Epo iku ajo kohe. Ata zhvaten ke munden e per kete duhette veproje drejtesia tanime..

      ato ishin kohe te erreta..

      Strazimir kokeqepa a mbylle gojen

      1. livia says:

        Keta te PD se i druhen bizeseve te tyre, ska tani ligji nuk eshte me ne anen e tyre dhe fillojne e bejne si gore.

        1. katrina says:

          Pse trembet Stazimiri ca te keq ka ketu, ligjin po mundohen te zbatojne. Kane frike nga ligji keta nuk e njohin ne fakt duket qarte.

          1. Raimond Vlonjati says:

            Shume gabim qe falen gjobat –Parate e atyre gjobave do shkojne ne taksat qe mer shteti , ndaj pse te falen

            Nuk i gjen gje bizneset pse paguan disa gjoba per shtetin , se ato leke do ju shkojne nejrezve te varfer ne pensione etj

            Kjo qeveri vepron sikur nuk eshte qeveri e PS-se, kjo vepron si qeveri e Milionerve,
            ne fakt ata te gjithe jane vete milionere dhe dihet qe shoket e tyre milionere do favorizojne

            Biles edhe ato qindra miliona dollare i moren per tua dhene milionereve
            dhe ate borxh dihet do e paguajne ata 1 milion vete qe i dhane voten PS-se

            Kjo eshte skandaloze , ta votosh tjetrin qe te te fusi ne borxhe jo vetem ty
            por edhe femijet e femijeve te tu….Pse? Sepse do qe te pasuroje milioneret

            Dihet ne fakt qe kjo eshte qeveria e skiopionsave milionere

            Po si nuk del asnje aty ne PS dhe te flase kunder kesaj reforme ekonmike qe ndjek Edi Rama me shoket e tij milionere ..?

            Kaq njerez pa kurajo dhe kaq shume te leshte paska ajo parti …?

            Shiko cfare qeveri bastarde eshte kjo :..Keta marin borxh qindra miliona dollare, per shoket e tyre te biznesit, si dhe ju falin qindra miliona leke biznesmeneve …
            .Mirpo te gjitha keto do i paguaje shqiptari i varfer ne taksa e ne cmime …

            Dhe kur ndonje familje te varfer e ka zene fatkeqsia me femijen e semure per vdekje e kerkon 50 mije dollare per ta kuruar jashte qe ti shpetoje jeten …–Kjo qeveri bastarde e ben veshin te shurdher , dhe e le te vdese femijen e shqiptarit te varfer
            nderkaq qe atij milionerit i jep miliona dollare duke mare edhe borxh nga jashte
            kur nderkaq kete borxh per milioneret jane keto familje te varfera
            qe jane 99% e shqiptareve te cilat do paguajne borxhet e milionereve te Edit …..

            Kjo eshte tamam qeveri e piste qe nuk ka asnje lidhje me programet ekonomike te partive te majta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje