Presidenti amerikan, Barack Obama i ka bërë thirrje homologut rus, Vladimir Putin që të përdorë ndikimin e tij për të frenuar separatistët në lindje të Ukrainës.
Sipas BBC, telefonata mes dy liderëve erdhi pasi aktivistët pro- rusë po vazhdojnë të pushtojnë godinat në qytetet lindore.
Nga ana e tij, Putin hodhi poshtë akuzat për ndërhyrje të Rusisë, duke i quajtur këto raportime si të pabesueshme.
Ndërkohë, presidenti i përkohshëm në Ukrainë, Olexander Turchynov shpalli nisjen e një operacioni anti- terrorist.
Ai tha se operacioni ka nisur në rajonin e Donetsk të martën në mëngjes dhe do të zhvillohet hap pas hapi, në mënyrë të përgjegjshme dhe të mirëmenduar.
Shkalla e shtrirjes së operacionit është e paqartë, por ka raportime se mjete të blinduara ukrainase janë duke iu afruar qyteteve Sloviansk dhe Kramatorsk.
Në një tjetër zhvillim, ministrat e Jashtëm të BE thonë se do të zgjerojnë listën e emrave të prekur nga sanksionet.
Tensionet nisën që kur Rusia vendosi të aneksojë gadishullin e Krimesë.
Putin i ka bere mire llogarite ose do e kthje Ukrainen ne suazen e tij ose do mare sa te munde nga territoret qe banohen nga rusofone. Sado te mundohet Qeveria Ukrainase e palegjitimuar nuk mund ti shpetoje fatit te parashkruar. Vetem nje gje e shpeton Ukrainen e mbetur ulja ne tavolineen e bisedimeve me lindjen rusofone duku ju dhene atyre federalizimin e vendit. Perndryshe vendi do shkoje drejt shperberjes dhe dhunes. Nese poerendimi do mbeshtese ne fasade veprimet e forces nga Ukraina ndaj lindjes rusofone ky do ishte fillimi i luftes se ftohte tanime me nje Rusi ne ngritje e jo me nje BS ne renie.Konjuktura eshte ndryshe nga 1989-a dhe rezultati do jete po aq i ndryshem. Putin nuk eshte Gorbaciov.
SHBA-te vendosen qe te rrezojne qeverine Ukrainase nen etiketeten e BE-se. Kjo per te vetmin fakt, sepse donin te eliminonin ndikimin Rus aty. Mirepo nuk i bene mire llogarite. Duket qarte se ndikimi Rus ne Ukraine eshte shume i fuqishem, dhe vete ekzistenca e Ukraines si shtet i pavarur kishte te bente me deshiren e federates Ruse e cila e ka pasur Ukrainen pjese te saj. Ky fakt me sa duket nuk u analizua mire nga SHBA-te, te cilat menduan se do ta shkepusnin Ukrainen nga ndikimi Rus, duke rrezuar qeverine aty dhe duke e justifikuar kete me borxhet e FMN-se dhe formulen integruese te BE-se.
Qe te egeistoje Ukraina duhet qe perendimi te mos nderhyje as me kshilla.
Opozita e Ukraines duhet ti kishte parashikuar keto pasoja ,
Ata besuan ne mbeshtetjen e Europes lavire ,tani Lavirja i la dopio 6
ne dore ,