FOTOT/ Momenti kur ai braktis tragetin dhe kur i vihen prangat

18 Prill 2014, 17:47Lifestyle TEMA
FOTOT/ Momenti kur ai braktis tragetin dhe kur i vihen prangat

Kapiteni i tragetit në Korenë e Jugut, që u mbyt të mërkurën duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë, u arrestua.

Lee Joon- seok, 68 vjeç, ishte kapiten i tragetit me 475 pasagjerë, që mori një kthesë të fortë dhe më pas u përmbyt.

Deri më tani ka 28 viktima të konfirmuara, ndërsa 270 persona rezultojnë të humbur.

Megjithatë, siç tregojnë fotot, kapiteni ishte ndër të parët që u largua nga trageti, ndërkohë që nuk ishte mbytur plotësisht.

Mediat kanë raportuar se kapiteni nuk po e drejtonte tragetin në kohën kur ndodhi tragjedia, por ia kishte lënë të tretit në komandë.

Shumica e pasagjerëve në traget ishin nxënës shkolle, që po shkonin në ekskursion në një ishull.

Në një tjetër zhvillim, një nga mësuesit që ishte në anije, dhe që arriti të mbijetojë, ka vrarë veten.

Ai u vetëvar në një pemë, pranë vendit ku po qëndrojnë familjarët e viktimave, në pritje të ndonjë lajmi.

Megjithatë ekspertët thonë se shpresat janë shumë të pakta.

2 komente në “FOTOT/ Momenti kur ai braktis tragetin dhe kur i vihen prangat”

  1. ali says:

    Ti besosh jeten nje kapieni 68 vjecar qe i shpetojne pordhet gjate ecjes e gjate ndenjejes,eshte apsurditet, eshte e cuditshme se si shteti i lejon keto mosha te merren me trasportin e sherbimit publik, kur dihet se mosha bene te sajen, ai tani eshte ne ate moshe qe nuk ka se cfare humbet, por ligjet keto mosha duhet ti ndalojne rreptsisht te merren me keto lloje sherbimesh,bile me asnje lloje sherbmi, si mund ti besosh nje plaku kete lloje sherbimi?

    1. Lymi says:

      E mor toc, po ky eshte kapitalizmi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje