Tentoi të blinte vota me pula, Prokuroria kërkon arrestimin e deputetit

24 Prill 2014, 10:07Bota TEMA

Prokuroria Antikorrupsion e Rumanisë kërkon arrestimin e një deputeti të opozitës të krahut të djathtë nën akuzën se tentoi të blinte vota duke shpërndarë pula. Madje deputeti kishte në dispozicion jo pak, por 70 ton pula që do të pëerdoreshin në shkëmbim të votave.

“Gjatë vitit 2012, Florin Popescu përdori influencën e tij si kryetar i degës së një partie politike për t’i kërkuar drejtorit të një shoqërie tregtare 60 deri në 70 ton pula me vlerë rreth 90 mijë euro për t’ia shpërndarë qytetarëve për qëllime elektorale”, thekson prokuroria në një deklaratë.

Më akuzojnë se kam kërkuar produkte ushqimore, por nuk ishte drogë”, u shpreh Popescu, cituar nga agjencia e lajmeve “Mediafax”, në dalje të seancës dëgjimore.

Prokurorët kërkuan arrestimin e tij, por ky akt do të ndodhë nëse deputetët bien dakort t’i heqin imunitetin. Gjykata rumune ka ndërmarrë prej disa vitesh një luftë kundër korrupsionit në nivele të larta, natyrisht atyre politike. Shumë zyrtarë të lartë mes së cilëve edhe ish-kryeministri Adrian Nastase vuajnë aktualisht dënime me burg pasi janë cilësuar fajtor për çështje korrupsioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje