Departamenti i Shtetit ka publikuar disa foto të ushtarëve në lindje të Ukrainës, duke theksuar se disa prej tyre i përkasin forcave speciale ruse.
Në foto duken disa ushtarë rusë, që kanë veshje dhe armatim të ngjashëm në qytete të ndryshme në Ukrainë.
Në fotot e Departamentit të Shtetit shihen të njëjtët ushtarë që kanë marrë pjesë në operacionet ushtarake në Gjeorgji në vitin 2008, që shfaqen edhe në lindje të Ukrainës.
Rusia e ka mohuar faktin që ka ushtarë në Ukrainë.
Fotot janë ofruar nga diplomatët ukrainës, raporton BBC.
Nga dallohet që këto foto janë bërë “brënda në Ukrainë”…??? Këto janë si “armët bërthamore” të Sadam Hussein-it…
Lexoje fjaline e fundit mire.
“Fotot jane ofruar nga diplomatet ukrainas”
qe i njohin ruset me mire se une e ti bashke.
Cfare duan diplomatet ukrainas ne Rusi?
Megjithate per cdo ankese dhe paqartesi qe ke kjo faqja te krijon mundesine per ta qartesuar mendjen:
http://www.bbc.co.uk/complaints/
Shprehja shqetesimin dhe me patjeter qe ata do i vene gishtin kokes dhe do mendohen dy here para se te shfaqin lajme te tilla. Do te duhet te mendohen mire nese kane me shume kredibilitet dyshimet e tua, apo draftet e diplomateve urkaines.
Ky eshte lajmi me bombastik i muajit!Duhet te qe titulli “Ja ushtari rus ne Ukraine”, se vetem nje person fokusohet!Se dyti deklaraten e bene Departamenti sipas raportimit te BBC qe disponon fotot nga diplomatet Ukrainas!Te renqethet mishi kur lexon keto njoftime !
Amerika ne vend te shperndaje keto foto dhe te beje kercenimn e katert kunder Rusise duhet te mirret vesh me Rusine. Keto foto dhe kercenimi i radhes nuk bejne gje tjeter vec dobesojne kredibilitetiin e saj si lider boteror.