FOTOT/ Familjarët e tragjedisë sulmojnë me shishe kryeministrin dhe me shuplakë zyrtarët

17 Prill 2014, 10:51Bota TEMA
FOTOT/ Familjarët e tragjedisë sulmojnë me shishe kryeministrin

Moti i keq ka penguar kërkimet për të mbijetuar në tragjedinë që pllakosi Korenë e Jugut pas mbytjes së një trageti të mbushur kryesisht me nxënës shkollash.

Raportohet se janë mbi 280 të humbur, ndërsa 179 persona janë shpëtuar.

Deri më tani janë nëntë të vdekur, të konfirmuar zyrtarisht.

Trageti kishte 470 persona në bord.

Familjarët janë zemëruar me zyrtarët, aq sa kryeministri Chung Hong- won u detyrua të largohej i mbrojtur nga truprojat, pasi e e goditën me një shishe me ujë.

Një tjetër zyrtar i qeverisë u godit me shuplakë në fytyrë.

Familjarët kanë marrë vetë anije dhe kanë kërkuar gjatë gjithë natës.

Trageti po udhëtonte drejt ishullit Jeju, kur u anua dhe më pas u mbyt plotësisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje