Për ata që janë të fiksuar pas Elvis Presley dhe që kanë natyrisht shumë para në llogarinë e tyre bankare, kjo është mundësia për të jetuar si Mbreti.
Shtëpia luksoze në Palm Springs, ku ai kaloi muajin e mjaltit me të shoqen, Priscilla, ka dalë në shitje për 9.5 milionë dollarë.
Shtëpia me pesë dhoma gjumi dhe pesë banjo, është aktualisht një muze i hapur për turistët.
Blerësi natyrisht që do marrë shumë relike të këngëtarit të njohur.
Është shumë e bukur! Do të shkoj ta blej…(???!!!)