Nga Kathryn Westcott, BBC
Ka një grumbull me foto të sapopublikuara të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke realizuar disa vizita.
Mes dhjetëra fotove, të bie në sy një detaj i përbashkët- lideri rrethohet nga zyrtarë dhe gjeneralë, që mbajnë shënime në blloqe identike.
Në fotot- të publikuara nga Agjencia Qendrore e Lajmeve- Kim Jong Un ndjek nga afër një stërvitje të një njësie me ushtare femra, më pas shfaqet në një stacion peshkimi. Flet me një pilot që po bëhet gati për fluturim dhe gëzohet nga rikonstruksioni i një kampi për të rinjtë.
Por kush janë ata persona, që mbajnë shënim me shumë kujdes?
Nuk janë gazetarë, por ushtarakë, anëtarë të partisë dhe zyrtarë të qeverisë, thotë prof. James Grayson, ekspert për Korenë në Universitetin e Shefildit.
“Ajo që ndodh është demonstrimi i fuqive të supozuara të liderit në dije, urtësi dhe përkujdesje,” thotë Greyson. Është njëfarë udhëzimi, diçka e nxitur nga gjyshi i tij Kim Il Sung në vitin 1950.
“Është pjesë e imazhit të një lideri të madh, që ofron udhëzime dashamirëse,” thotë Grayson.
Por për çfarë udhëzimesh bëhet fjalë?
Epo Kim, njësoj si gjyshi, jep këshilla praktike. Këshilla shumë, shumë specifike.
Pasi Kim Il Sung vizitoi një rezervat peshkimi në vitin 1976, agjencia shtetërore publikoi këtë: “Duke parë një kamion në punë, presidenti tha se vinçi mbi kamion është i vogël në krahasim me fuqinë motorrike të kamionit. Prandaj ai sugjeroi që të zgjidhet ky problem. Menjëherë pas kësaj, kapaciteti i vinçit të kamionit u rrit nga 800 kilogramë në 2 ton. Si rezultat, 20 kamionë ishin në gjendje të mbanin ngarkesën e 50 kamionëve”.
Pavarësisht se në këtë vend ka tableta, blloqet e shënimit mbeten mediumi i favorizuar.
“Këto foto do transmetohen në median shtetërore, kështu që ata që janë aty, duan të shihen duke regjistruar çdo fjalë të Kim Jong Un”.
“Ai duhet paraqitur si një njeri që ka njohuri të gjera – megjithatë është qesharake, pasi ai nuk mund të dijë të gjitha gjërat,” thotë Grayson.
“Është e rëndësishme, megjithatë, që aparatçikët që e rrethojnë, të shihen si njerëz të varur nga çdo fjalë e tij”.
Sipas profesorit Steve Tsang, drejtues i Shkollës për Studime Bashkëkohore Kineze në Universitetin e Notingemit, ata që mbajnë shënime, duhet të jenë shumë të kujdesshëm.
“Ata nuk do donin të shkruanin gjëra që janë, si ta themi, politikisht jo korrekte, pasi kjo gjë mund t’u kthehet dhe t’i kafshojë ata”.
“Shënimet zakonisht nuk publikohen dhe nuk mund të shihen nga publiku,” thotë Tsang.
“Nëse diçka del prej tyre, del përmes departamentit të propagandës. Nuk ka rëndësi nëse është ajo që është thënë apo udhëzimi që është dhënë. Askush nuk do e vërë në dyshim. Nëse ju ishit në atë fabrikë dhe këshilla që është publikuar nuk ishte ajo që keni shkruar në bllok, çfarë do bënit?”.
Pse keni harruar Enverin ju, kur shkonte ne kooperative dhe te gjithe mbanin shenime sikur ai te ishte Mesia??
PO te dun mos te mban shenime..se i shenon plumbi ne koke pstaj..diktature esapi..apo harruam kalemshkruesit e enverit ne kohen e tij.
Enver Hoxha tungjatjeta!!!
Keto benin edhe injorantet qe i sherbenin Enver Hoxhes ne kohen e diktatures komuniste. Keta jane te gjithe kasape njerezish, po bejne listat e “mishit” qe do vriten ne “emer te popullit” dhe me urdher te ketij vampiri komunist.
Keto fotografi nuk me bejne asnje lloj pershtypje, sepse deri ne vitin 1991 ky lloj takemi ka qene edhe populli shqiptar. Deri ne vitin 1985 qe vdiq Shoku ENVER HOXHA, kudo qe ishte prezent, ata qe ishin prezent me blloqe dhe lapsa ne duar rrinin dhe shenonin pa pushim mendimet, fjalet dhe direktivat e tij sepse flisni ne emer te partise. Se perndryshe te ikte koka.
Ne kete gjendje ka 21(njezete e nje)vjet qe eshte edhe Partia Private Demokratike e SALI BERISHES. Ku simpatizantet e saj, anetaret e saj, militantet e saj, deputete e saj rrine dhe ndigjojne hajvanlleqet, brockullat, mashtrimet, ngaterresat, intrigat, genjeshtrat e nje horri dhe vagabondi te kesaj partie. Qe vetem ngaterresa, shkaterrim dhe mashtrime ka 23 vjet qe i ka sjellur popullit, ekonomise dhe politikes shqiptare. E shikoni sa here qe ngrihet dhe iken nga salla e Kuvendit, ngrihet dhe i hap rrugen edhe ZHELEFENA TOPALLI (COBA) dhe gjithe takemi i bythelepirasve te tij, se kujtojne se ku po shkon DEBILI i tyre. Siperfundim ai vetem ne WC shkon per te shurruar shkon sepse eshte me prostat.
Ah, Sali, Sali…, ah morr shokeni…, rreaksionarrri, kapitalisti.
Lab hajvan.
Enveri eshte krishti dhe muhameti I shqiptareve.
SHENIMI ME I SHPESHTE DUHET TE JETE NJE HAHAHAHAHA PASI KY KOQA QESH GJITHE KOHES…
enveri ,e mbas atij sala, nuk ndryshojne shume nga ky koqja kim jong un!!pershnetje!!