BB7/ Gruaja amerikane e Enkelejdit: Ia toleroj seksin

26 Prill 2014, 09:58Lifestyle TEMA

Bashkëshortja amerikane e Enkelejdit, i cili gjendet brenda shtëpisë së “Big Brother 7”, pohon se në lojë tolerohet edhe intimiteti me vajzat e shtëpisë.

“Unë realisht nuk kuptoj shumë se çfarë thuhet e bisedohet në atë shtëpi, pasi nuk flas shqip. Por ajo çfarë mund të shoh nga ekrani më bën të ndihem krenare për Enkelejdin. Mendoj se është një xhentëllmen i vërtetë në sjellje me të gjithë banorët e tjerë dhe personaliteti i tij shkëlqen”, shprehet Suzanne Cuomo.

Ajo tregon se kanë plot shtatë vite që jetojnë në shoqërinë e njëri- tjetrit dhe se po i mungon shumë gjatë kësaj kohe që bashkëshorti i saj, Enkelejd Mezini, po qëndron i mbyllur në shtëpinë e “Big Brother”.

“Enkelejdi është një person, për të cilin ruajnë konsiderata të veçanta të gjithë ata që kanë pasur rastin ta njohin. Ai është i kujdeshëm për mirëqenien e personave që ka pranë. Një nga gjërat që më ka bërë të dashurohem pas tij është se ai çmon familjen dhe ia di vlerën asaj. Është tip i shoqërueshëm dhe ka shumë sens humori. Çdonjëri dashurohet me të që në takimin e parë. Është me të vërtetë unik dhe i bukur jo vetëm në pamje, por edhe në shpirt”, shprehet ajo për Panorama Plus.

E pyetur nëse do t’ia tolerojë që Enkelejdi të kryente marrëdhënie seksuale me ndonjë nga vajzat që jeton brenda shtëpisë, ajo përgjigjet: “Po, por vetëm nëse ndodh gjatë show-t. Dhe kjo për faktin se unë dua që ai të shijojë plotësisht këtë eksperiencë. Edhe për faktin se unë e di se si funksionojnë spektakle të tilla televizive. Ndonjëherë realitetet televizive nuk dëshmojnë histori reale”.

4 komente në “BB7/ Gruaja amerikane e Enkelejdit: Ia toleroj seksin”

  1. pse s thu ti qe ky kenka martue me kurv a?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje