Petar Miletiç, anëtar i Kryesisë së Kuvendit, ka thënë për Radio Kosova 2 se deputetët serbë nuk e kushtëzojnë transformimin e FSK-së në FAK, por aktualisht ata janë kundër formimit të FAK-ut.
“Në asnjë moment komuniteti serb nuk e ka kushtëzuar transformimin e FSK-së në FAK me vendet e rezervuara. Këto janë spekulime në media. Unë edhe sot në kryesi kam thënë që ne jemi kundër formimit të FAK-ut për arsye që në dy javët e fundit, e deri sot, me ne askush nuk ka folur për këtë çështje”, ka thënë Miletiç.
Ai ka thënë se deputetët serbë nuk do të votojnë për FAK-un në këtë moment, nëse nuk ndodhin “disa ndryshime” gjatë ditëve në vijim.
Enis Kervan, anëtar i kryesisë nga partia turke KDTP ka thënë për Radio Kosova 2, se ai personalisht do të votojë për FAK-un, sepse krijimi i këtyre forcave është në dobi të të gjitha komuniteteve.
Deputetët nga radhët e boshnjakëve, Duda Balje dhe Emilija Rexhepi thanë që ende nuk kanë vendosur, por se do të merret parasysh prioriteti i minoriteteve, që janë vendet te rezervuara.
Për FAK-un pritet të votohet në seancën e 5 majit.
Për miratimin e amandamenteve për themelimin e FAK’ut, duhen 2/3 e deputetëve në Kuvend si dhe 2/3 e votave të pakicave./Express
Kuvendi i Kosoves duhet te kete 100 deputet: 94 Shqiptar 2 prej tyre Katolik, 3 Serb, 1 Boshjak, 1 Turk, 1 Rom. Gjuha Shqipe te jet e vetmja Gjuhe zyrtare ne Kosove. Gjuhet e pakicave minoritare te jene zyrtare vetem ne qytetzat apo fshatrat e tyre. Keta zgjedhen deputet me nga 50 vota, kurse Shqipetarve ju duhen 5000 deri ne 30000.
Kuvendi ka 120 deputet, 20 prej tyre jan te rezervuar per minoritar, kjo eshte shume e pa drejte, Kosovaret jane 94 % Shqiptar.