Një fakt tronditës do të konsiderohej për të gjitha partitë shqiptare.
Në votimet për diasporën, Nikola Gruevski ka arritur të fitojë edhe në Kosovë, shkruan gazeta maqedonase “Kurir”.
Rezultatet në Prishtinë tregojnë se VMRO ka marrë 81 vota, BDI 46, LSDM 3, PDSH dhe RDK nga 1 votë.
Ndërkohë lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski mbrëmë ka pësuar një incident, kur u rrëzua pasi mbajti fjalimin e fitores në skenën e vendosur në sheshin e Shkupit.
Gruevski rrëshqiti duke zbritur nga shkallët e skenës, duke pësuar një lëndim të lehtë.
Ai mund të pësonte lëndime të rënda, por falë ekipit të tij të sigurimit ka shpëtuar lehtë.
Kjo skenë është xhiruar nga televizioni Telma.