“E di kush ma vrau mamanë, por nuk flas dot se më vrasin”

1 Maj 2014, 18:48Lifestyle TEMA

Një ngjarje që ka dominuar lajmet në Britani, por edhe në Evropë këto dy ditë, është arrestimi i Gerry Adams, presidenti i partisë Sinn Fein të Irlandës së Veriut, që dyshohet për një vrasje të ndodhur këtu e 40 e ca vjet më parë.

Gerry Adams po merret në pyetje prej dy ditësh për vrasjen e Jean McConville, nënë e dhjetë fëmijëve, që u rrëmbye në shtëpinë e saj nga IRA (Ushtria Republikane Irlandeze) dhe më pas u gjet e vdekur.

Djali i gruas së vrarë nga IRA, tha sot se ai e di se kush e ka bërë këtë krim, por nuk i tregon dot policisë se kush është përgjegjës pasi druhet se do e vrasin atë dhe familjen e tij.

Michael McConville foli pas arrestimit të liderit 65- vjeçar.

McConville ishte në shtëpi kur terroristët e IRA-s shpërthyen derën e familjes në perëndim të Belfastit dhe morën zvarrë mamanë e tyre, e cila po ulërinte, ndërsa fëmijët nuk i shqiteshin nga këmbët.

“I di emrat e njerëzve. Por nuk kam folur më askënd. Kur isha i ri, IRA më rrëmbeu, më vuri një kapuç në kokë dhe më dërguan në një shtëpi ku më rrahën. Më thanë se do më vrisnin mua dhe anëtarët e familjes sime”.

“Të gjithë mendojnë se IRA është zhdukur, por nuk është e vërtetë. Ata do më vrasin nëse tregoj”.

Gerry Adams e ka mohuar vazhdimisht që ka qenë i përfshirë në vrasjen e zonëjs McConville.

Megjithatë, nëse ai akuzohet dhe dënohet për vrasjen e saj, sipas marrëveshjes të së Premtes së Mirë, ai do dënohet me maksimumi dy vite burg.

Partia e tij, Sinn Fein thotë se arrestimi është i motivuar politikisht.

Jean McConville u rrëmbye në vitin 1972. Por vetëm në vitin 2003 u gjet trupi i saj, i torturuar nga IRA.

Dëshmitarët në atë kohë thanë se ajo akuzohej nga IRA se kishte ndihmuar një ushtar britanik të plagosur.

IRA vetë pretendonte se ajo u kishte ofruar forcave të sigurisë së Britanisë informacione për aktivitetin e tyre.

1 komente në ““E di kush ma vrau mamanë, por nuk flas dot se më vrasin””

  1. shkelzeni says:

    Mendoj se lajmin e keni jo saktë, pra për shkaqe paragjykuese fetare.
    Nuk asht e vërtetë se i asht gjetë trupi i viktimës, por nji kambë në plazhë(nuk dihet se asht e vertetë se irlandezët janë në luftë me barbarët anglezë që pushtuen Irlandën me krime, terror, ndërsa arrestimin bahet nga policia angleze, që e ka përsekutue dhe vazhdon edhe sot irlandezët vendas, kështuqë bahet e dyshimtë gjithë ky arrestim me prova false). Arrestimi i liderit të Pavarsisë të Irlandës të Veriut, z. Gerry Adams bahet në pragë të zgjedhjeve elektorale nga dora e zezë, e intrigantit, protestantit fondamental, david kamerun, kryeministri i anglisë. Gjithë kjo ashtë nji sajesë e kryeministrit terrorist anglez, që me dhunë ushtron çdokujt për të mbrritë synimet e tij antinjerzore. Irlandezët nuk mund ta pranojnë ket proçes monmtimi nga david kameruni, që i ka për genë provokimet, përçarjet fetare, hapje dhe nxitje të konflikteve të vjetra në Irlandën e Veriut me qellime të rikthimit të gjendjes të terrorit anglez mbi të pamposhtunit irlandez për pavarsi kundër anglezve njiherë e përgjithmonë si andërr terroriste e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje