INTERVISTA/ Veliaj: Ndaj Serbisë jemi superiorë moralisht dhe ushtarakisht

1 Maj 2014, 19:21Rajoni TEMA

“Fuqia jonë negociuese është më e madhe në Ballkan. Sot jemi një anëtar i NATO-s dhe kjo do të thotë që është bërë praktikisht e pamundur që Shqipëria të kërcënohet në territorin e saj. Jemi në një tavolinë me një superioritet moral dhe sigurisht edhe ushtarak në këtë situatë. Ndaj gjykoj që mbi këtë realitet të ri duhet të avancojmë këtë marrëdhënie”, ka theksuar Ministrit i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj

Intervistoi: Denion Ndrenika, Radio Kosova

 

Redio Kosova: U kam dëgjuar shpesh të flisni për tregun e punës, për heqjen e lejeve nga Mitrovica në Gjirokastër. Unë kam tri nën pika, të cilat mund t’i përmblidhni në një përgjigje të vetme. E para sa shpresoni dhe besoni se do të jetë numri i të punësuarve? E dyta, si do të hiqen lejet e punës, mbi ç’procedura? E treta, cilët janë sektorët që Ju, apo bashkarisht me qeverinë e Kosovës, përfshi edhe Luginën e Preshevës, i keni identifikuar?

Erion Veliaj: Për çështje teknike ka një ekip juristësh që po punon. Së shpejti ne do të ratifikojmë marrëveshjen dhe do ta kalojmë edhe në qeverinë tonë dhe në parlamentin tonë dhe pastaj edhe në ato të Kosovës. Janë disa fusha profesionesh, në të cilat Shqipëria ka një sufiçit. Ne kemi një inflacion juristësh. Kjo është një arsye që ka shumë juristë shqiptarë që punojnë në Kosovë për institucionet e qeverisë së Kosovës apo ndërkombëtare. Ndërkohë, që gjykoj që Kosova ka bërë një punë më të mirë në arsimin profesional. Kemi një pjesë të madhe të të rinjve të Kosovës që sot punojnë si softuer dizajn dhe njerëz që punojnë në soft dhe në programim kompjuterësh, pra që Kosova i ka pasur më me bollëk vitet e fundit se sa Shqipëria. Janë disa profesione dhe unë mora vetëm dy për shembull, ku secili prej vendeve ka një avantazh. Dhe, se sa të presim një gjeneratë tjetër, është më mirë të shkëmbejmë këtë fuqi punëtore. Nuk është çështja për të krijuar fiktivisht vende të reja pune, por është për të gjetur njerëzit e duhur për punën që ka nevojë tregu. Ne sot në Shqipëri ka vende pune. Çështja është që ne nuk kemi mjaftueshëm njerëz me arsim profesional për vendet që kërkohen nga këto kompani. Portali ynë www.puna.gov.al” ka sot rreth 3 mijë vende pune. Kryesisht kërkohen njerëz që kanë mbaruar kimi ushqimore, inxhineri ndërtimi, inxhineri tekstile, industri ushqimore, pra gjëra që kërkojnë një arsim profesional. Fatkeqësisht këto nuk i kemi, por fatmirësisht ka në Kosovë njerëz me bekgraund të tillë. Sot shumë prej projekteve tona të ndërtimit kanë inxhinerë kosovarë, që kanë një eksperiencë të mirë në ndërtim në Zvicër, në Gjermani, në Austri. Ndaj dhe gjykoj që është më mirë, është një moment ideal për ta koordinuar më mirë ofertën tonë të punësimit. Kur vjen puna pastaj, për punë që nuk kërkojnë shumë kualifikim, siç është sektori fason, këto shumë shpejt me një trajnim disaditor apo disajavor dikush kualifikohet. Por, për punë që kërkojnë një kuotë të lartë përgatitjeje, gjykoj që tregu kosovar i punës është shumë i dobishëm.

 

Radio Kosova: Zoti ministër, bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës është quajtur më shumë se “i mirë” për një periudhë të gjatë kohore. Megjithë përpjekjet e vazhdueshme, pavarësisht konjukturave të ndryshme ndërkombëtare, në periudha të ndryshme, sot realiteti është i ndryshëm dhe ju po e pohoni. Cilat janë konkretet projekte të përfunduara?

Erion Veliaj: Është e vërtetë. Në 6 vjetët e parë të pavarësisë së Kosovës kemi pasur një marrëdhënie të mirë. Sot kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Kjo është një diferencë. Unë gjykoj që kemi kaluar nga një marrëdhënie qokash mes të dy qeverive, në një marrëdhënie bashkëpunimi konkret dhe praktik mes të dyja qeverive. Mund të filloj duke folur për projektet e kësaj ministrie. Për herë të parë kemi një marrëdhënie midis Shërbimit Kombëtar të Punës të Shqipërisë dhe të Kosovës. Takova homologun Rashiq dhe nënshkruam marrëveshjen e unifikimit të sistemit tonë të punësimit. Kjo do të thotë që vendet nuk kanë më barriera, nuk kanë më doganë, nuk kanë më kufij kur vjen puna për çështje konkrete si lejet e punës. Kjo do të thotë që dikush mund të aplikojë për punë nga Mitrovica në Gjirokastër dhe të mos ndikohet aspak nga burokracia që kërkon leje qëndrimi dhe lejet e punës për shtetasit respektivë. Ne sot tashmë kemi një kalendar të përbashkët kulturor që tashmë ka filluar të vihet në veprim dhe që ministria e Kulturës po e drejton. Gjykoj që autostrada energjetike që quhet të jetë një mënyrë e mirë se si ne do të kompensojmë mungesat që ne kemi në verë apo mungesat që ata kanë në dimër, duke qenë se kemi cikle të ndryshme të prodhimit të energjisë, dikush me termocentrale, dikush me hidro. Po funksionojmë me gjëra logjike që janë që janë të dobishme për qytetarët dhe jo me butafori të tipit “passaporta për të tërë” në prag të zgjedhjeve dhe çudira të tilla, sepse ky patriotizmi folklorik në fund të ditës nuk prodhon asnjë të mirë materiale për mirëqenien e shtetasve tanë. Ndaj dhe gjykoj që qasja që kemi tani dhe nga mbledhja e fundit në Kukës, edhe pse nuk ishte mbledhje formale qeverie, u fol shumë për të reduktuar doganat në një të vetme. U fol shumë për të krijuar disa lehtësira kryesisht në sektorin ekonomik, për të evituar taksimin e dyfishtë, për të vënë në punë aeroportin e Kukësit. Ne kemi kaluar vite të tëra kur patatet e Shqipërisë apo qepët e Shqipërisë derdheshin në lumenj nga mungesa e tregut, ndërsa tani kemi një realitet të ri, kemi një treg konkret që sapo është dyfishuar. Dje, aty ku jeni ulur ju, ishte ulur Dhimo Kote, i cili pranon që nuk kanë kohë as ta çojnë në pikë grumbullimi, sepse kamionët e Kosovës janë në fermën e tij në Xarë të Sarandës për t’u mbushur me agrumet qe ai prodhon”.

 

Radio Kosova: Me Luginën e Preshevës, ku jeni përqendruar?

Erion Veliaj: Unë gjykoj që detyra e një qeverie shqiptare nuk mund të limitohet vetëm në kufijtë e Shqipërisë dhe kjo jo sepse ka një pasion nacionalist patetik, por se ka një dëshirë gjenuine për të përmbushur një detyrim kushtetues për të qenë qeveria e të gjithë shqiptarëve, përfshi edhe të atyre që janë në Luginën e Preshevës.

Pati shumë cinizëm rreth shumës që u akordua (100 mijë euro nga qeveritë e Shipërisë dhe të Kosovës. v.j.). Në fakt ishte shuma që u kërkua. Nëse do të ishte kërkuar më shumë, do të kishte edhe më shumë. Kështu, që mënyra se si kemi funksionuar pas atij projekti të parë, është ajo që quhet “përgjigje sipas nevojës”. Pra, në çdo mbledhjeje të qeverisë që me gjasë do të ndodhë dy herë në vit dhe mbledhjen tjetër e kemi në fund të majit ose në fund të qershorit në Vlorë, ne do të shohim se çfarë kërkesash ka të tjera nga komunat dhe nga autoritetet në Luginën e Preshevës dhe për të përmbushur kërkesën e radhës. Ka më shumë se sa thjesht nevoja financiare Lugina e Preshevës. Pra, që ka nevojë edhe të shkëmbehen artistët, të shkëmbehen të rinjtë dhe argumenti i fundit që kemi bërë është që ne kemi nevojë gjithashtu edhe për shkëmbim më të madh ekonomik. Njerëzit nuk mund të rrinë në një vend dhe të popullojnë një qytet vetëm për hir të dashurisë për atdheun. Sepse, në fund të ditës duhet të pagujnë faturat, të rrisin fëmijë, duhet të sigurojnë që kanë financa të mjaftueshme për një jetë dinjitoze. Disa gjëra i kemi filluar. Kemi filluar procesin e ndryshimit të legjislacionit që heq lejet e punës për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës, për ta bërë mobilitetin ekonomik dhe mobilitetin e punës diçka më të thjeshtë. Unë gjykoj që duhet të synojmë për të rritur investimet dhe për të mbështetur ata që duan të investojnë në Luginën e Preshevës. Gjykoj që jemi në një fazë të re të marrëdhënieve në Ballkan. Kryeministri shqiptar (Edi Rama. v.j.) po përgatitet për udhëtimin e tij në Serbi. Do të jetë një  vizitë historike e një kryeministri shqiptar kam përshtypjen që në mes të viteve ‘40. Kështu, që për këtë arsye gjykoj se fitojmë më shumë duke marrë pjesë dhe duke kërkuar në tryezën e vendimmarrjes më shumë për interesat tanë se sa duke e deleguar vendimmarrjen vetëm në autoritetet serbe dhe duke pritur lëmoshën për çështje fondesh, për çështje investimesh apo për politika zhvilluese. Parimi që është i vjetër sa jetë është që kur je në tavolinë, negocion më mirë fatin tënd se sa kur nuk je. Ky argument mjafton për të inkurajuar jo nënshtrim, por pjesëmarrje për të marrë maksimumin, por të vazhdojmë të punsojmë. Gjykojmë se do të jenë edhe disa pika të bisedës së kryeministrit Rama në vizitën e tij në Beograd, kauza e më shumë të drejtave dhe respektimit të atyre çështjeve sensitive për qytetarët e Preshevës.

 

Radio Kosova: Ju e përmendët dy herë vizitën e kryeministrin në Beograd. Do të thotë kjo që Ju prisni ndryshim të qëndrimit të Serbisë?

Erion Veliaj: Ndryshimi i qëndrimit nuk varet më shumë nga vendimet politike, por edhe nga realiteti që kemi sot në Ballkan. Sot realiteti i Kosovës është i pakthyeshëm. Sot realiteti i forcimit të faktorit shqiptar në Ballkan politikisht dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me statusin e pritshëm “kandidat” është i pakthyeshëm. Fakti që kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, të Shqipërisë ishin bashkë në Londër për të folur në konferencën e BERZH-it për ekonominë, për zhvillimin e ekonomisë, për marrëdhënie tregtare dhe jo për luftë e për paqe, do të thotë që de facto ne jemi në një fazë të re. Unë gjykoj që është vetëm çështje kohe derisa Serbia të pranojë këtë realitet të ri. Me gjasë edhe Greqia, Rumania, Sllovakia me shenjat që kanë dhënë, janë gati të pranojnë këtë realitet të ri për njohjen e Kosovës. Gjykoj që nuk është çështja “a do të ndodhë”, por “kur do të ndodhë”. Dhe, besoj që për të afruat këtë kohë dhe për të hequr këto barriera le të themi paragjykimesh me njeri-tjetrin, ndaj e vlerësoj historike vizitën e kryeministrit.

 

Radio Kosova: Natyrisht, ju nuk jeni kryeministër dhe ndoshta duhet t’ia drejtoja pyetjen zotit Rama. Përsëri ishin serbët ata që ndezën katër luftëra në Ballkan. Pse duhet të besojmë tani?

Erion Veliaj: Sot jemi në rrethana të tjera. Fuqia jonë negociuese është më e madhe në Ballkan. Sot jemi një anëtar i NATO-s dhe kjo do të thotë që është bërë praktikisht e pamundur që Shqipëria të kërcënohet në territorin e saj. Jemi në një tavolinë me një superioritet moral dhe sigurisht edhe ushtarak në këtë situatë. Ndaj gjykoj që mbi këtë realitet të ri duhet të avancojmë këtë marrëdhënie.

 

Radio Kosova: Edhe një pyetje të fundit mbi vizitën e zotit Rama. Çfarë do të kërkoni?

Erion Veliaj: Kjo është diçka që po përgatitet nga agjenda e kryeministrit dhe nuk jemi ende gati për të publikuar detaje.

45 komente në “INTERVISTA/ Veliaj: Ndaj Serbisë jemi superiorë moralisht dhe ushtarakisht”

  1. eri says:

    RROFTE SHQIPERIA E MADHE! BRAVO VELIAJ!

    1. denisa says:

      SHUME E FORTE KJO DEKLARAT ERION QE DESHMON REALITETIN..TASHME JEMI DY SHTETE E SHUME SHPEJT DO JEMI NE NATO! ESHTE SHUME E MIRE KJO GJE QE PO NDODH! BRAVO Z.MINISTER DHE RRESPEKTE NE PUNEN TUAJ.

      SAPER ATO DEMOKRATET QE TE BEN SOT SI SORRA DI TJU THEM QE JANE FUNDERRINA QE I KANE PIRE GJAKUN KETIJ VENDI!

      1. ada says:

        o Eri je cun flori, jo si ai nacionalisti dy leksh.

        1. Raimond Vlonjati says:

          Po ne nuk kemi ushtri fare, –Po ashtu nuk kemi asnje lloj armatimi, si qenkemi superiro ne ?

          Apo mburemi me veglat e te tjereve ne ?

          Armatos ushtrine me arme te NATO-s, se larg qofte ndodh ndonje gje po nuk luftove vete se pari nuk te vjen asnje ne ndihme

    2. maksi says:

      shqiperia eshte shqiperi dhe gjithmon eshte me emira !! packas ka pas ca kominusta ne pushtet me para !! ama ne do ja dalim !!

    3. Velo partizani says:

      Po, po jemi shume superiore ushtarakisht ndaj Serbise. Tani Serbia nuk na pushton dot vetem me shoqaten e gjuetareve. U duhet edhe shoqata e peshkatareve…

      1. sit. bac.k and. relaks says:

        hahahahaha, te perforcuar nga mjetet e korracuara te shoqates se invalideve

        1. Mihal Grameno says:

          hahahahah ne mbrojtje nga ajri vijne perforcime nga shoqata e aeronautikes me ne krye gjeneral kolonel alket islamin.

    4. Maria says:

      Epo me ne fund nje person i denje.

      I ri, energjik dhe mbi te gjitha vizionar.

    5. O sa mir me qen Shqiptar says:

      Te lumt VELIAJ!

      Rroft Shqiperia etnike!

    6. Konica says:

      Ne superior ndaj Serbise moralisht dhe ushtarakisht!!!!! Kjo eshte deklarata me idiote qe kam degjuar ndonjehere. Ne nivel individual dhe si popull mund te jemi moralisht superior. Ndersa ne nivel shteti, qendrojme shume me poshte si moralisht ashtu edhe ushtarakisht. Krahasoni nivelin e reformave ne Serbi me te Shqiperise dhe do ta kuptoni. Ndersa per superioritetin ushtarak…me mire mos te hapet ky debat fare.

      1. Pelasgian says:

        100% e sakte . Sa per te qesh jan delet e lirindjes qe me vrap i thurin levdata erjonit ! Nuk besoj qe jemi superior ndaj serbise ne asnje ASPEKT , as si popull dhe as moralisht nuk jemi superior ndaj tyre .

  2. Bashkim says:

    Shqiperia e Kosova duhet te hapin tregun e punes dhe qendrimit pa limit ndaj njera tjetres — si ne Evrope — s’ka kuptim ndryshe. Nje komb — nje treg pune.

  3. Frank says:

    O komandant erioni ti biem dhe rusise se serbin e vdesim per nje dite me trima si ti me breke ne byth.
    ik ha ndonje hashure dhe lepij bythen e edvinit dhe lere luften se po dridhen sllavet nga juve.po shikoni ngopni njerezit me buke se po ikin me keq se 23 vjet me pare dhe leri pordhet made in albania.
    isha ne atdhe per dy jave dhe dje u ktheva ketu qe jetoj ,mu duke si ne bangladesh me njerez shume te nxire dhe te pa lare me rroba shume te pista dhe me dyqane si mejhanet e gazes ne palestine.serbit ti hash bajgat ti me saliun dhe me edin se serbet popullin e tyre e ushqejne dhe e mbathin dhe nuk jane si pordhacet tone.

    1. Χιμαρα says:

      Symfono apolitos! Frank..

  4. tourkofagos says:

    ca o ky mjekerrosh jihadist……….jena ma t’fort se Serbia!!!!http://www.youtube.com/watch?v=PEBu06kPKE8&feature=share

  5. henri says:

    Po rri urte more zoti Minister dhe mos merr si pushka e jevgut. Ti flet me dy gjuhe dhe nuk je i sinqerte me vehten tende. Me nje gjuhe tjeter flet me nderkombetaret dhe me nje gjuhe tjeter per Konsum te brendeshem ne Shqiperi dhe Kosove.
    Ti je i detyruar te besh ne Ballkan ate qe te thone amerikanet dhe Bashkimi Europjan. Kur nuk ke muskuj mos trego muskuj se behesh qesharak. Ti nuk ke flote ajrore dhe detare, nuk ke nendetese, ke nje ushtri i thençin prej 4 mije vetesh dhe na “ben” te fortin. Leri trimeritat me Serbine dhe puno si anetar i qeverise qe te ulesh varferine, te krijosh vende pune, te reformosh sistemin e drejtesise, te reformosh sistemin genjeshtar aresimor, te permiresosh sistemin mjekesor, te mbrosh ambjentin, te kursesh dhe shpenzosh me studime shkencore shpenzimet publike, te zgjidhesh problemet e prones private, te lash borxhin gjigand publik prej me se 75 % te PBB, etj, etj.

  6. Unitet - Laberi says:

    Lej Feni. Po! Ky djale eshte nga kinezet e shumte te viteve ‘ 70. Unitet, o shokeni!

  7. toni says:

    Te verteten ka thene,si duket disa ketu jane mesuar te degjojne genjeshtra dhe ne rastin konkret dhe e verteta i duket genjeshter.Duke qene antar i Natos dhe duke pasur nje te kaluar jo agresive ndaj fqinjeve keto jane arsyet per cfare ka folur ministri Veliaj.lexoni mire intervisten dhe mos komentoni brockulla.

  8. nendetsja 105 says:

    Erion ushtriaj nuk eshte OJQ -fabrike llomotitjesh, ku vjedh dhe nuk te hyn gje ne kembe. Ore palle fatkeqessiht serbia eshte shume fish superiore ndaj Shqiperise dhe Kosoves te marra se bashku ne Armatime, moderne, gjysem moderne ( Obsolescent) dhe te vjeteruara ( Obsolete). Ajo eshte superiore ne personel aktiv dhe rezervist ushtarak. Ajo eshte superiore ne kuadrin oficer dhe nen oficer si trajnim, si pervoje ne fushe beteje si stimulim material, paga, dieta, perfitme sociale etj. Serbia eshte superiore edhe ne doktrine shtarake. Serbia eshte superiore edhe ne kontrollin politik mbi ushtrine. Ne jemi superior ndaj serbise vetem ne numer njerezish te afte per te luftuar, sepse jemi popull me moshe mesatare me te re. Jmi superior ne aleate se jemi ne NATO kemi dhe AMeriken, shumefish me te forte se Rusia kryealeati i Serbise. fatkeqesisht Amerika ende ska vullnet ta beje kombin shqiptar me ushtri qe te kete vlere luftarake qofte dhe te kufizuar.Veliaj per reklame dhe per te puthur vogelushet rome je njesh. Aty rri dhe mos fut hundet te ushtriaj ku nuk merr vesh fare. Sic thoshte Luigji XIV i Frances: Kepucar rri te kepucet! Kjo per ty zoti minister perktheht:Erion rri te rromet!

  9. Shqiptari says:

    Ooo Kingu , o minister delirant ushtria jone e uniformat si ka ne rregull e jo me te jesh superior ndaj Serbit. Provoje njehere se ku i dihet kete rradhe vijne deri ne Tirane kete rradhe…

  10. Fatime haneme sokoli says:

    “Po put Buota po put Ballkuoni kush po i prin keti karvuoni”

  11. Ministri , i jashtem te pakten ben nji politike ,qe godet ne shume drejtime ,dhe bravo !
    Ne e dime mire se sa keq jemi ,por optimizmi qe ngre lart zemrat e shqiptareve te vertete
    eshte gje shume e madhe. Kurse motrat te gjitheve qe nuk ndihen shqiptare me komentet e tyre.

    1. Shqiptari says:

      O Notar lufta behet me arme, ushtri e b**e e jo me optimizmat e ministrit te Mireqenies Sociale..

      1. Kico says:

        Ehhh fol me muret se ste degjon kush o shqiptar

    2. Wendy-B says:

      @DETARI
      Po ne qe s’kemi motra…. hahahaha
      hajde fjalor hajde

  12. shqiptari says:

    o Erion, a mund te me thuash pse i pohoi Edi Rama gazetes danas se paskemi minoritet serb ne libofsh e hamil te Fierit, kur dihet publikisht qe banoret e ketyre fshatrave jane shqiptare dhe muslimane te sanxhakut qe erdhen ketej pasi serbi po i masakronte?

    1. Doni says:

      Bravo Erion, te verteten ke thene, se su vjen mire disave ketu si pune e turkofagosit, eshte problemi i tyre, dhe jo i shqiptareve.Ka mundesi qe turkofagosi te kete komentuar disa here me emra te tjere, se nuk duron dote ai qe shqiptaret te jene larte, i do poshte, i flamosuri.

    2. Altini says:

      PO pse mashtron mo injorant?

  13. vlora says:

    Erjon, mos fol budallalleqe se nuk te takojne ty keto gjera. Jo me kot diplommati Amerikan ne Tirane thote qe mos llapni shume lart e poshte! Meru me ceshtjet sociale te asaj ministrie qe te eshte ngarkuar ( jane probleme imediate te shoqerise Shqiptare), dhe leri gjerat e tjera me te medhaja, se as te takon dhe as te pyet njeri. Mos merr zjarr si pushka e jevgut, meqenese u bere minister. Me shtruar djale, me shtruar.

  14. Dr .Wein says:

    Komandant Eri!!Me parate e Sorosit promovon veten dhe flet dokrra ,fol fol se popull vari tr..in jemi ne .

  15. Meri says:

    O zot cfare djali!!

    Lum vendi qe te ka!! ?

  16. M&M says:

    O smirusha! Grrini sallate grrini! ?

    Vazhdo Erion se je ma i miri!

  17. Rea says:

    Frank je i vetmi per tu lexuar dhe te lumte se i ke thene te gjitha ,urime aty ku je

    1. Frank says:

      Gjithashtu REA :)urime ,dhe larg shqiperise se behesh pis si ne shpirt ashtu dhe ne veshje e pamje,atdheu qe dinim mbaroi.kedo qe takova i dinte te gjitha dhe kishte opinion mbi gjithcka une qe kam 23 vjet jashte isha zero para tyre,ju kane bere nje shpelarje truri si popull.me erdhi turp se si jane katandisur njerezit dhe vendi.vetem politikanet shikojne perparim,sigurisht ne xhepat e tyre,dhe ja po na hiqen dhe evropiane dhe te forte edhe pse nuk jane as evropiane as te forte,me tre police te nxire me bark te madh dhe me roba te pista don ky erioni te shese pordhe,dhe ka boll qe ja besojne,se shqiperia eshte mbi serbine..turp shqiperia ka vdekur RIP!

    2. cfar nuk degjojme! says:

      Ka mundesi qe ky Franku eshte me nene Serbe, ai qe eshte shqiptar nuk ka ndonje simpati per serbin.

  18. Leone-53 says:

    Je i “vogel” te besh keto lloj krahasimi z.minister!
    Shqiperia nuk eshte as ne te paren e as ne te dyten para Serbise zotri.
    Krahaso vetem nje aspekt te “demokracise”, ate te respektimit te shtetit ligjor dhe do te “ngelesh” ne klase i minister i “zingarve” dhe i homove!…

  19. Vizionari says:

    Moralisht po , ushtarakisht jo !
    Serbia po fiton , Shqiperia po humbet se …

  20. 17nentori says:

    superiore jane ata qe ndihen superiore dhe mire beri qe e tha Erioni se ka shume
    te verteta brenda atyre qe tha.
    kush nuk e kupton ca tha Erioni dhe ndihet langaraq, i pangrene, i paveshur dhe i panxene le ta mbaj.
    akoma dhe ne shtete superfuqi si amerika ka plot te tille dhe do kete edhe memedheu yne gjithmone.

  21. ben says:

    Frank ke te drejt presim bileten per 2 jav te shofim familjen dhe numerojm ditet qe ikin ngadal dhe han mut per Serbin apo Putinin ke ne esht kurdistan shpellar qe qelben tironen pellasin ne cdo cep te ze diarrea sa fut kembet ne aeroport.

  22. Arben says:

    z. Minister, te faleminderit shume per keto fjale shume domethenese. Per te gjite ata qe kan komente negative per kete te jua perkujtoj se ku ishim para 15 vitesh Kosove dhe Shqiperi. Jane fjale optimizmi por njehersh edhe kurajo per punen e perbashket ne te ardhmen. Suksese z. Minister.

    1. Pelasgian says:

      o Arben djali , e para punes ti duhet te pranosh edhe kritikat qe vijne nga bashkombasit e tu sepse ndryshe jeni si ato te sales dhe e dyta eshte qe ky ministri po flet per tani dhe jo per 15 vite me pare . Ndoshta 15 vite me pare Kosova ishte nen serbi por shqiperia kishte nje ushtri e cila furnizoi edhe UCK-ne . Edhe ateher ushtria jone s’ishte superiore ndaj Jugosllavise ( Serbia ) por ishte ne gjendje te mbronte vendin .

      Ushtria jone nuk eshte superiore ndaj ushtrise serbe ne asnje FUSHE ! Mjafton nje kerkim i vogel ne net per te shikuar te verteten , nuk jemi me ne kohen e dulles ku fjala politikanit ishte sikur fjala Zotit . Po ashtu edhe shteti , ekonomia , populli , qytetet , sporti,shendetsia ect ect jan INFERIORE ( dhe jo superiore ) ndaj Serbise , serish mjafton te besh disa kerkime ne net .

      Te jesh ne NATO nuk do te thote qe ke nje ushtri me te forte se nje vend jo anetar i NATO-s . Serbia thjesht ka humbur at lloj roli prestigjoz qe kishte dikur , sot eshte kthyer ne nje shtet tipik ballkanik jo i rendesishem , ndryshe nga ish Jugosllavia , prestigji i saj ka rene shume edhe per shkak te imazhit te keq te luftrave qe beri ne 90-ten por besome qe ne Europe Serbia ka akoma shume shtete simpatizante te cilat vetem per shkak te SHBA-se mbeshtesin Shqiperine sepse perndryshe do ishin pro Serbise . Duhet studjuar shume armiku dhe duhet mesuar per te arrit nivelin e tij dhe pastaj per t’ja kaluar dhe per tu bere ” SUPERIOR “. Kerkoni kerkoni ne net sepse libra e shof qe nuk i kapni noj her me dore .

  23. kaurri says:

    Fluturon, fluturon……Erjon Valiu i Tirones e Shqipnise se Mesme!

    Haxhi Qamili nuk kishte dite me u shprehe mâ mire se ky `99. Hahahahaha, sa qesharake jane kta zyrtaret shqiptare, kur fryhen si gjeli. Po ku e ke forcen toksore, se ajo i fiton luftat? Ku i ke tanket moderne apo autoblindat e tipit te fundit??

  24. eshte dhe c'eshte says:

    Te gjithe ata qe komentojne negativisht ketu, ose nuk e kuptojne kete te vertet qe tha Erioni ose jane shqipfoles, si pune turkofagosit, qe nuk duan te miren e vendit tone.
    Bravo Erion.

  25. toni says:

    Ushtarakisht leshin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje