Rrëfehet muxhahedini i kthyer nga Siria: Jam penduar që shkova atje, ajo luftë nuk na përket neve

1 Maj 2014, 17:09Rajoni TEMA

Nuk ka mjekër, pantallona të shkurtër e as nuk përshëndet me “selam”, por tashmë është njëfarë veterani kosovar i luftës së Sirisë. Një muxhahedin i kthyer kohë më parë nga llogoret e luftës në Siri, që vjen nga një qytet i vogël kufitar i Kosovës, në një rrëfim për Express pranon ta ndajë përvojën e tij në “tokën e Shamit”, por pa fotografi e pa iu zbuluar emri.

“Një rrugë e lehtë për të shkuar, me shpenzime të paguara, por një jetë e rëndë për ta jetuar atje”, kështu e nis përshkrimin e përvojës së tij prej muxhahedini kosovar, 27 vjeçari, i cili tani thotë se po tenton të rikthehet në jetën që bënte dikur. Ai kishte punuar si kamerier për afro një dekadë.

Thotë se nuk di të punojë mirë në Facebook, por i ndjek mediat, e sidomos shkrimet për luftën në Siri.

“Po ka shumë të pavërteta për atë luftë. As për së afërmi nuk mund të përshkruhet se çka po ndodh atje. Lufta e Kosovës është si një lojë karshi asaj që po ndodh në Siri”, thotë ky muxhahedin për Express.

Ai pranon që në luftën e Sirisë ka kosovarë, por edhe të tjerë, që shkojnë të motivuar nga interpretimet radikale të imamëve, që ka edhe të tillë që shkojnë për të fituar para, por vetë thotë që nuk ka shkuar krejtësisht as për njërin e as për tjetrin motiv.

“Unë nuk jam i rregullt me namaz (rituali islam e faljes ndaj Zotit që bëhet pesë herë në ditë). Shkoj veç në xhuma, dhe kështu kam bërë edhe para se të shkoj në Siri, kështu vazhdoj edhe sot. Me këta mjekrat nuk kam ndejt, as atëherë e as sot nuk rri shumë”, rrëfen ai.

 

Dëshiron t’i kthehet profesionit të vjetër

Ky i ri kosovar, që po e lyp punën e kamerierit në qytetin e tij të vogël, thotë se janë dy motive që e kanë shtyrë të shkojë në Siri.

“Si kamerier kam pasur kohë të lirë shpesh edhe kam hy në internet. Për mua kanë qenë tronditëse videot me krimet që Assadi po u bënte fëmijëve në Siri. Doja ta luftoja atë qenie kriminale. Por, doja ta provoja edhe vetë ndjenjën e luftës, pasi që kur u bë lufta e Kosovës isha shumë i ri për të marrë pjesë në të dhe ndihesha sikur kam diçka mangut”, shprehet ai për Express.

Një rrugë e shkurtër dhe e lehtë për t’iu bashkëngjitur xhihadit në Siri, por e vështirë për ta bërë atë jetë, kështu e përshkruan ai involvimin në luftën e Sirisë, konflikt që tash ka eskaluar pos në frontin islamikët kundër Asadit edhe në grupet islamike në luftë mes vete, dhe grupet islamike në luftë me Ushtrinë për Çlirimin e Sirisë, një formacion i opozitës siriane që lyp demokraci për Sirinë pas largimit të Assadit. Ky konflikt tash ka prekur edhe krahinën Al-Anbar të Irakut, një krahinë ku valëvitet flamuri i organizatës terroriste “Al-Kaida”.

“Pasi që u binda që duhet të marr pjesë në këtë luftë, një të mërkurë kam shkuar në xhami te personi që të gjithë e dinim që çon njerëz për Siri dhe pas disa ditësh unë veç kam qenë në kampin stërvitor të muxhahedinëve në Alepo. Jemi nisur me aeroplan nga Prishtina në Stamboll, pastaj me një makinë që na priti nga Stambolli në kampet e refugjatëve sirian dhe prej atje e kemi kaluar kufirin ilegalisht deri në kampin në Alepo”, rrëfen i riu kosovar për Express.

Ai thotë se rruga deri atje i kanë thënë në fillim që kushton 101 euro, shumë që e ka kursyer nga puna e tij prej kamerieri për ta paguar, por “organizatori i udhëtimit për xhihad” në fund nuk ia ka marrë paratë – ka shkuar pa asnjë shpenzim.

Ai thotë që kur ka mbërritur atje, kishte një rregull.

“Kemi pasur kazermë- që ka qenë një kompleks banesor, me kushte të mira, përfshirë edhe rrymën e internetin si dhe ushqim të mjaftueshëm”, thotë ai.

 

Ka dëshirë të bëhet pjesëtar i FSK’së

Ky i ri kosovar i cili ka një dëshirë të flaktë: t’iu bashkëngjitet Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), nëse do t’i jepej mundësia. Ai thotë se në kampin stërvitor në Alepo kanë bërë përgatitje për luftë prej 20 ditësh, por tërheq vërejtjen se nuk janë pak.

“Ushtrimet kanë qenë intensive, tërë ditën, sa që pas 10 ditësh u bindëm se mund të hidheshim në frontet e luftës”, thotë ai dhe përmend që instruktorët që i mësoni me përgatitje fizike në përdorimin e armatimit, kryesisht flisnin turqisht.

Mohon që të ketë marrë pagesë.

“Ndoshta ka pasur mercenarë atje, por unë nuk kam marr asnjë cent. Unë nuk kam vjedhur, madje as nuk kam parë për tre muaj në front asnjë vjedhje. Komandanti i skuadrës sime prej 8 ushtarësh na kishte thënë që është haram të vjedhim”, thotë ai.

Në kamp, thotë ai, i kanë pasur të gjitha të mirat që u janë dashur.

“Sistemi i luftimeve atje janë të përcaktuara po thuajse shumë saktë. Afro 15 ditë duhet të jesh në front, pastaj të takojnë 5 ditë pushim”, rrëfen ai.

“Luftimet kanë qenë të ashpra. Është luftuar deri në 50 metra afërsi, në qytet. Kushdo që shpëton prej atyre luftimeve është thjesht që Zoti s’ka thënë që ai person të vdes”, rrëfen ky i ri kosovar për Express.

 

Takova rreth 80 kosovarë në Siri, Lavdrim Muhaxeri është veç përgjegjës, jo komandant

Ky i ri kosovar thotë që nuk është ishte i vetmi shqiptar i Kosovës në këtë luftë.

“Atje i kam parë e fol me afro 80 shqiptarë të Kosovës. Janë prej krejt regjioneve”, thotë ai.

Sipas tij, i përfoluri si komandant i shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku, nuk është tjetër pos një përgjegjës për ta.

“Ai nuk është komandanti i shqiptarëve. Ai vjen edhe të pyet si je dhe mos po të duhet diçka, kurrgjë më shumë. Lavdrimi garanton për ty që mos je spiun, sepse ka pasur edhe tendenca nga spiunë për t’iu bashkuar luftës. Unë kam pasur një komandant që ka folur turqisht”, thotë ai, dhe habitet se pse po bëhet çështje pjesëmarrja e shqiptarëve në luftën e Sirisë.

“Po në këtë luftë ka prej krejt botës. Ka shumë prej Europës. Bile më së shumti ka myslimanë prej Anglisë që janë në xhihad. Ka edhe serbë myslimanë nga Beogradi në atë luftë”, thotë ai, por konfirmon që për tre muaj nuk ka takuar asnjë jo-mysliman që iu ka bashkuar kësaj lufte.

 

Kjo luftë nuk na përket neve

Në Siri tash dihet që ekzistojnë së paku tri formacione të mëdha në luftë kundër Bashar- Al Asadit, Shteti Islam i Irakut dhe i Shamit (ISIS), i njohur edhe e si “Deuleja”, ku Lavdrim Muahxeri është njëri nga komandantët, grupi i afërt me “Al-Kaidan”- ‘Xhabhatu Al-Nusra” grupe që synojnë një Siri me Sheriat Islam dhe Ushtria për Çlirimin e Sirisë, një formacion që në mënyrë të heshtur ndonjëherë përkrahet dhe nga Perëndimi. Dy grupet e para, megjithëse punojnë mbi parimet e “Al-Kaidas”, çuditërisht në kohën e fundit janë duke zhvilluar luftime të përgjakshme.

Këto përplasje janë edhe njëra ndër arsyet që muxhahedini kosovar që rrëfen për Express ka vendosur ta braktisë atë luftë.

“Në fillim kemi qenë krejt bashkë, “Deuleja”, “Al Nusra” e Ushtria për Çlirimin e Sirisë. Tani filluan me u përplas mes vete dhe situata u komplikua. Nuk mendoja që duhet të qëndroj më në këtë luftë”, thotë ai.

Ai thotë se muajin e fundit të luftimeve në Siri, nga tre muaj sa ka qëndruar atje, e ka kaluar në gjirin e grupit paramilitar islamik “Xhabhatu Al-Nusra”, një formacion që tash për tash është në luftë ta hapur me “Deulen”, ku komandon edhe Lavdërim Muhaxheri.

Pavarësisht kësaj, thotë se me Lavdrimin ruan raporte korrekte, edhe pse nuk komunikojnë shumë.

“Një ditë ma kish çuar një selam. Kish vet se qysh jam”, thotë ky muxhahedin, i cili njerëzve të rrethit të Lavdërimit ju referohet si “mjekrat”.

I pyetur tash për rrjedhën e kësaj lufte, ky muxhahedin, thotë se atje rezistenca kundër Assadit ka dështuar nga luftërat e brendshme.

“I vetmi që po fiton atje është Assadi”, thotë ky i ri kosovar.

E pamundur, por thotë që po të mund ta kthente kohën mbrapsht kurrë nuk do të shkonte për të luftuar në Siri.

“Jam penduar që kam shkuar atje. Nuk është lufta të cilës i përkasim”, thotë ai për Express.

20 komente në “Rrëfehet muxhahedini i kthyer nga Siria: Jam penduar që shkova atje, ajo luftë nuk na përket neve”

  1. tourkofagos says:

    muxhahedini shqipfoles,kerkon ti kthehet profesionit te vjeter:
    pastrim marmidash…………….
    Zike arapi,te rrezikohet vendi i punes………….

    1. adriatik says:

      E kuptuat tani o islamike pse jeni 500 vjet nga bota ?

      1. E DUA BOTEN SI DUBAI says:

        Mua mu duke se ata sheiket qe po takon rama ishin 500 vite para botes!!!!!!!!!!!

        1. preshevali♣ says:

          Haaaaa e fortë kjo.
          Turkofagosi me qef do ti kish çu mamanë po nuk ia dojnë.

    2. tirana says:

      O tourk na cave Riken me ate Zike arapi.

      1. Zigur Qarri says:

        Hahahaha…..tourkofagosi me pasthirrmat emocionale.E kam bere te flase me veten,i dal edhe ne enderr me duket!E mundon prejardhja te shkretin,komplekset inferiore te provincjalit.Hajt se ky ka ikur per lesh,por po merr me vete(Hard-Rock-istat) edhe te tjere ne shoqaten e sociopateve.Nuk ja kam pasur me te keq,me kan keqkuptuar.

        1. tourkofagos says:

          O Zikeeeeeeeeeeeee,yshhhhhhhhhhhh or dreq…………..

        2. Ilir Hoti says:

          JOOOOOOOOOOO’turkofaguss’ nuk eshte i afte…… te bejne analiza..Nuk e mundon vetem prejardhja…por ma shume E ARDHMJA…..nuk kane te ardhme shikoni ‘demokradhine’ e tyre…Perrallat e tyre njihen si ‘fantazmat(shtrigat) e Robinson-it,…Zvarranike me gene te prishura ,te trembur deri ne cmenduri….Nuk duhet shpenzuar shume kohe me te…..Megjithate zoti i ndihmofte!

    3. henri says:

      gojor,
      Ti nuk ke ndryshime te madh me islamistet. Edhe feja orthodokse ne 99% te besimtareve te saj jane njerez te mire, ndersa ti je nje othodoks fondamentalist njesoj si fondamentalistet islamike dhe fashistet. Qe te tre juve keni shume gjera te perbashketa si :
      Per ju ka nje te vertete te vetme. Per ty fjala e Janullatosit nuk diskutohet dhe reformohet, njesoj si fjale e zotit per islamistet ( krahut Politik te fese myslimane qe predikojne xhihadin ) dhe mendimet e Hitlerit per neonazistet, te tre ju urreni dhe ofendoni cdo gje qe nuk eshte si ju, ju jeni vetem per luften dhe jo paqen midis njerezve dhe feve, ju, ashtu si edhe fashizmi jeni racista dhe nuk pranoni gjithshka qe nuk eshte si ju.
      Ti, gojor je edhe nje derr injoranti, qe enderon dhe ulerit si ujku ne driten e henes per ndarjen e Shqiperise. Ja se cfare ke shkruar ti ne Forum :

      ” 1. tourkofagos thotë:
      18 Shtator, 2011 më 2:39 pm
      nje zgjidhje e perkryer,Big Albanistan,me gjysmen e Kosovos dhe gjysmen e Shqiperise[pjesa extreme myslimane],nga Elbasoni e lart,madje me president K.Spahiun,me famur kombetar ngjyre jeshil e me nje korrak te zi ne mes.Sa per pjesen jugore,e zgjidhim vete ne se ku do te shkojme,,,,,ndersa ata 5 labe shqipfoles myslimane ,pseudopatriote po i kanonisim ne fund te detit qafe per qafe me B.Ladenin!Te behet dhe shkembimi i popullsise,me baze feje e patriotizmi dhe cdo gje,tut’ok!”

      Gojor, kujdes, se jo cdo gje qe predikon Janullatosi eshte e vertete. Ndoshta e verteta ndodhet ne anen tjeter. Janullatosi gjen gomare si Puna jote dhe predikon vetem urrejtje dhe shpifje.

      1. tourkofagos says:

        camo,mqs se i bie marmides gjithmone ne nje vryme,po te pies prape:
        a e more Camouria-n..!!!
        do ta marresh kkkkkkkkkkk,boll e ke edhe ate……hahahahaha!

        1. Ilir Hoti says:

          Cameria eshte vetem nje pjese e vogel e trojeve tona qe do ti bashkohen Kombit..Atje ka pjese edhe Maqedonia dhe Bullgaria. A ke sy e veshe…A e ke degjuar at perrallen me ‘gomarin’qe po e hante ujku nga bythet..e nuk e besonte deri sa ti vinte tek koka!!!

  2. AC/DC says:

    Fol me Zigur Qarrin dhe do te shkosh prap!

    1. Deep Purple says:

      @AC/DC, ke kujdese se a mos po ta fute gozhdarin edhe ty ztr. Qarri!

  3. arsen says:

    Zoti i rujt te tjeret!
    Kushedi? Ju vijne mendt dhe e kuptojne edhe shoket e ketij, se Siria eshte e sirianeve dhe se jane sirianet qe do e vendosin fatin e vehtes se tyre.
    …me beri pershtypje kur thote qe “lufta e Kosoves nuk ka qene asgje para asaj qe po ndodh ne Siri”…
    Zoti i rujt te tjeret dhe i largon nga rruga e shejtanit!

  4. Dardan says:

    Dita dites gazetatema pe humbe seriozitetin si gazete te cilen e kame lexuar gjdodite per tu informuar rrethe ngjarjeve me te reja ne shqiperi dhe kosove

    Nuk e di cila esht arsyeja pse gjdo dite kjo gazete na servone vetem me lajme fetare nga kosova kur dihet se ne kosove gjdodite ndodhin ngjarje apo lajme shum me te rendesishme se ato qe kan te bejne me fen

  5. sync says:

    Ik mor djale ,kthehu ne shtepine tende ,ne jeten tende dhe shume mire e ke bere qe e ke braktisur ate ferr , bukur e ke thene vete ne fund ,qe nuk eshte lufta jone, por jo se e thua ti ,por nuk ka qene dhe nuk do te jete asnjehere lufta jone

  6. dritani says:

    Ka deshire te zjarrte t’ i bashkangjitet FSK…

    Nga anet tona ka mbetur nje shprehje: “Gelltit diku nje luge çorbe te prishur dhe pastaj e vjell per tere jeten”.

    Ky do te jete problemi i Kosoves me keta “luftetare”…

  7. fieraku4u says:

    AGJENTURA SEKRETE RUSO-SIRIANE E BENE PUNEN E TYRE ME SE MIRI. I FUTEN NE LUFTE KETA IDIOTE MUXHAHAJDINET ME NJERI TJERIT. NJE BRAVO TE MADHE.

    RUSET-SIRINAET KRIJUAN NJE ORGANIZATE FALLCO SI AL NUSRA PER TE LUFUTAR MUXHAJDINET E AL KAEDES DHE ISIS. TANI IDIOTET VRASIN NJERI-TJETRIN.

    PRANDAJ KETA INJORANT NUK BEJNE PERPARA ASNJEHER, SE JAN KOMPLET IDIOTA.

  8. Azem says:

    Plumb pas kreje ka nevoje ky

  9. UROSH LESHI says:

    Ky muxhahedin deshiron te jet-hyj ne “FSK” Po kushe mundet te na garantoj se ky ndoshta eshte nje “muxhahedin” “SPIUN”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje