Kuvendi refuzon emërtimin e çerdhes me emrin e nënës së Adem Jasharit

30 Prill 2014, 11:09Rajoni TEMA

Kuvendi i Komunës së Kosovës refuzoi të martën që të vetmit institucion parashkollor publik në këtë komunë, që mban emrin “Drita”, t’i vihet emri i Zahide Jasharit, nëna e komandantit Adem Jashari.

Sipas Kohës Ditore, propozimi për këtë emërtim ishte bërë nga këshilltarja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Ajnishahe Halimi.

Por propozimi është kundërshtuar nga Ukshin Lushtaku, vëllai i kryetarit të Komunës, Sami Lushtaku, që ndodhet në paraburgim.

KD raporton se ai ka folur për herë të parë që kur është zgjedhur këshilltar, duke dalë kundër këtij propozimi.

11 komente në “Kuvendi refuzon emërtimin e çerdhes me emrin e nënës së Adem Jasharit”

  1. gjergji says:

    shumë nuk më hyn në punë, por nuk më duket propozimi i drejtë i kësaj të vetëvendosjes. Xhanëm këta të vetvendosjes janë edhe islamikë të thekur !

    1. Toni KS says:

      Gjergji, ne fakt VV jane enverist si ideologji. Eshte e ditur se enverizmi eshte ideologji ektreme nacional-komuniste. Islamizmi eshte ektremi tjeter nje ideologji totalitare mbinacionale (Marksizmi i shekullit 21). Prandaj edhe koketojne me njeri tjetrin e ne rastin e VV eshte thjesht per motiv elektoral sepse Kurti me shoke eshte ateist.
      Ky fenomen nuk eshte vetem ne Kosove. Mbrojtesit me te medhenje te fundamentalizmit islamik jane ideologet e majte europian gjoja sepse kjo na qenka pergjigje legjitime e islamikeve kundrejt shtypjes se Perendimit kolonialist, por ne fakt emigrantet islamik votojne per te majten para se te shnderrohen ne xhihadist me vone. Kjo eshte loje me djallin sepse ka sjelle ne ate pike sa keta te “shtypurit padrejtesisht nga kolonializmi” sot djegin qytetet europiane si ne France e Suedi dhe kerkojne Sheriat. Ne shqiptaret jemi pjese e vogel e luftes ideologjike te shekullit 21 – luftes kunder islamit politik (por jo kunder bashkekombasve tane qe praktikojne fene e tyre paqesisht). Prandaj duhet te jemi te kujdesshem me gjuhen qe perdorim. Shumica jemi qartazi per Perendimin ndersa ata qe kane humbur rrugen (dhe shpirtin) duhet ngadale t’i terheqim ne anen tone. Sharjet nuk ndihmojne ne kete proces.

      1. jeronim de rada says:

        Toni KS !
        Albin Kurti, njejte si Rexhep Qosja , eshte nje dyzim komunisto – islamik.

        1. Toni KS says:

          Pajtohem per Qosjen, jo per Kurtin.

          1. Tironci Lugano says:

            Toni KS
            Albini eshte islamik i thekur.Mjafton te shikosh argumentat e tij(Ablbiit) ne Kuvendin Kosoves ne ligjin qe qytetaret e Kosoves mos marrin pjese ne konflikte jashte saj.

  2. dada says:

    Jo po edhe emrin e te dashures se Adme jasharit.

    1. marin says:

      cfare flet mor idiot dada, apo s’di cte thuash dhe shkruan brockulla me gjithe kete idiotin tjeter D.?

      Jam plotesisht ne nej mendje me komentin e Klimax. Mendova te njejten gje kur e lexova kete lajm. S’ka emer me te bukur se DRITA. Shqipetaret e kosoves duhet te emerojne femijet e tyre me emra shqipetar dhe jo muslimane. Fene te respektojne, por te rrisin me shume atdhedashurine dhe ndergjegjshmerine tek femijet me emra shqipetar. Po te ishte emri i te jemes se Adem Jasharit shqipetar , mendoj se do te ishte ndryshe, por emer me te bukur se Drita per femijet nuk ka. Ata kane per ta mbajtur ne kujtese gjithe jeten ate emer.

  3. Klimax says:

    Kaq shume i shqeteson emri kuptimplot dhe shqiptar “Drita” ne ate cerdhe femijesh??!! Nuk e kuptojne qe “bota” e femijve ka nevoje vetem per drite, lumturi, qetesi e paqe??!! Apo mos valle me emrin “Zahide” levizja “Vetvendosje” mendon se femijet e kesaj cerdhe do te edukohen me me shume “shqiptarizem” dhe “patriotizem”??!!

  4. askushi says:

    Duket qarte se kush eshte VETVENDOSJA.
    Popullit te Kosoves duhet ti punoj mire truri, qe mos ta lejoj veten ta terheqin nga hunda dhe ta bejne budalla me lloj ideologjish.
    Heronjte te respektohen, por mos te ekzagjerohen gjerat, se kthehen ne te kundert pastaj, behen komike dhe humoristike.

  5. iliria shqiptare says:

    Drita emer shume i bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje