Një video, e gjetur në celularin e një prej pasagjerëve që gjeti vdekjen gjatë mbytjes së një trageti në Korenë e Jugut, tregon momentet e fundit të disa adoleshentëve.
Trageti u mbyt më 16 prill, duke shkaktuar mbi 300 viktima, shumica adoleshentë të një shkolle, që po shkonin në ekskursion.
Në këtë video prekëse, duket se si fillimisht nxënësit nuk e dinin se situata është serioze.
“Është gallatë. Është si Titaniku,” thonë dy prej tyre.
Por më pas trageti nis të lëkundet dhe nxënësit janë në panik.
“Nuk dua të vdes, nuk dua të vdes”, “Mami, babi, ju dua”, “Duket se ky është fundi,” janë disa nga fjalët e fundit të tyre.