“Viktimat e tua mendonin se ti ishe i paprekshëm”

2 Maj 2014, 19:15Lifestyle TEMA

Një nga publicistët më të njohur në Britaninë e Madhe, Max Clifford, u dënua sot me tetë vite burg për një seri sulmesh seksuale mbi tre gra dhe një 15- vjeçare.

Pas dekadash ndikimi të pazakontë në media, 71- vjeçari u dënua për tetë akuza për krime të kryera mes viteve 1977 dhe 1984.

Ai vazhdon të pretendojë pafajësinë.

Përpara se të jepej vendimi, ai u tha reporterëve se u qëndron të gjithë deklaratave që ka bërë këto 17 muaj.

Gjyqtari që dha vendimin, Anthony Leopard tha: “Këto krime mund të ketë ndodhur shumë kohë më parë, kur sjellja e tillë seksuale tolerohej më shumë, por krimi yt nuk ishte i vogël, por i një natyre serioze”.

“Arsyeja pse këto krime nuk dolën në dritë më shpejt është për shkak të pozicionit dhe karakterit tënd dominues në botën e argëtimit, çka do të thotë se viktimat mendonin se ti ishte i paprekshëm, diçka që e besoje edhe ti”.

Edhe prokuroria tha se ky vendim tregon se askush nuk është imun.

Clifford ishte një personazh kyç në median britanike, duke orkestruar publikimin e të dhënave nga jeta seksuale e politikanëve dhe artistëve.

2 komente në ““Viktimat e tua mendonin se ti ishe i paprekshëm””

  1. berti says:

    Asnje nuk duhet te jete imun

  2. xhoni says:

    Ai burg nuk do bej po shteti kapitalist do ti marri ato leke qe ka fituar gjate gjithe jetes dhe ai si perfundim do shkoj po aty ku ka qene ne fillim para se te behej i njohur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje