Një nga pikat më të mëdha të grumbullimit të bimëve medicinale në veri të vendit përfundoi në flakë pasditen e së mërkurës.
Ngjarja ndodhi në magazinën e Haxhi Berçajt në hyrje të qytetit të Koplikut.
Tre makina zjarrfikësish shkuan në vendin e ngjarjes, por e patën të vështirë të shuajnë flakët, që kanë shkaktuar një dëm prej 300 mijë dollarësh.
Rreth 200 tonë bimë medicinale janë djegur. Për fat nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Policia po heton nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Eeehh, cfare ben konkurenca.
Pse, i paska mbetur malli pa shitur,nga viti i kaluar ?!
Per kete vit,nuk ka filluar grumbullimi i bimeve medicinale.
Dhe i thash 100 here gonit. Mos e ndiz, se Zigaret me kamomil nuk kane te njejtin efekt si ato cigaret kur ishe roje ne lazarat, por me duket se e paskam patur gabim.
Fatkeqesi
Mos kane qene te skadume e mashtron siguracionin per te mbledhur ca leka.