“Përmes inovacionit Qeveria do të rrisë transparencën dhe do të luftojë korrupsionin në shërbimin publik”, u shpreh zv/kryeministri Niko Peleshi në aktivitetin e organizuar në kuadër të hapjes së Javës së Inovacionit.
Zv/kryeministri Peleshi tha se “Qeveria shqiptare realisht është duke e kthyer në një qasje inovacionin dhe dëshirojmë ta bëjmë atë pjesë të shërbimeve tona publike, por mbi të gjitha të kulturës të çdo punonjësi të administratës publike. Madje duke kuptuar rolin dhe misionin tonë më tepër se kaq duam ta përhapim inovacionin si qasje në të gjithë shoqërinë shqiptare”.
“Prandaj gjatë gjithë kësaj jave do të iniciohen disa kalendarë që synojnë jo thjesht të tregojnë apo të nxisin administratën publike drejt inovacionit, por edhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi, siç është konkursi i oratorëve të rinj, i cili fillon gjatë kësaj jave”, nënvizoi Peleshi.
Ne , vijoi ai , jemi një vend që në raport me vendet e tjera jemi prapa me procesin tonë të zhvillimit ekonomik, shoqëror, teknologjik, kështu që na duhet të gjejmë zgjidhje të reja për të kapur distancën nga pjesa tjetër e botës së përparuar. Sipas Peleshit, nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjidhjeve novative dhe lajmi i mirë është që ka gjithmonë një zgjidhje kreative, për çdo problem, ka gjithmonë një mundësi për ta zgjidhur përmes kreativitetit, inovacionit, metodave dhe formave alternative.
Zv/kryeministri Peleshi u shpreh se “inovacioni në shërbimet publike është një mjet i fortë edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse inovacioni do të thotë transparencë. Përfshirja e teknologjisë në ofrimin e shërbimeve publike, sjellja e tyre përsa i ofron qytetarëve përmes kanaleve të teknologjisë e bën administratën publike më transparente”.
“Ne nuk e shikojme luftën ndaj korrupsionit si luftë ndaj pasojës, por ndaj shkakut, të luftosh me shkakun do të thotë të luftosh burokracinë, se korrupsioni shpesh fshihet përtej burokracisë dhe këtu flasim për korrupsionin e vogël, por që në fakt është sfilitës për shoqërinë shqiptare në këto vite të tranzicionit”, tha zv/kryeministri Peleshi.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla u shpreh se “inovacioni dhe zhvillimi teknologjik dita-ditës po ndryshojnë jetën tonë, duke rikoncentruar distancën, hapësirën mes nesh, raportin me dijen dhe eksperiencën”.
“Bota po ndryshon dhe ne bashke me të. Një grup studentësh nga Tirana po menaxhojnë regjistrimin online për dhurimin e gjakut. Një grup studentësh nga Prishtina po punojnë për një platformë të re dhe moderne komunikimi dhe një grup sudentësh nga shqiptarët e Shkupit dhe Kumanova, marrin pjesë në një garë të organizuar nga NASA, për të udhëtuar në Florida për ngritjen e një anije kozmike në hapësirë”, theksoi ajo.
Ministrja Nikolla tha se zhvillimi i shkencës është një ndër prioritet tona. Në këtë kuadër, ajo shtoi se me mbështetjen e Kryeministrit Rama, po punohet për dixhitalizimin e sistemit arsimor parauniversitar, zbatimin e proçesit së mësimdhënies, duke prezantuar pajisje të reja në gjimnaze, duke synuar që t’i kemi në çdo klasë deri në 2017.
Sipas saj, “projekti ynë kombëtar, shkolla si qendër komunitare, prindërit, vëllezërit , do të kenë mundësi të trajnohen në laboratorët kompjuterikë të shkollës, ku këmbehen mendime dhe sugjerime. Gjithnjë në këtë kuadër, regjistri elektronik do të bejë përdorimin e lehtë, si dhe komunikimin dhe transparencës në arsim”.
Sipas ministres edhe në sistemin parauniversitar do të ketë sistemin parakurrikular që do të bazohet në kurrikalat e kompetencave.
HE MORE ZOTI PELESHI, JENI DUKE U MARRE ME GJERA PREJ LESHI.