Toponimet/ Bushati sqaron me detaje marrëveshjen e arritur me palën greke (VIDEO)

14 Maj 2014, 16:37Politika TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në një deklaratë nga ambientet e Kryeministrisë ka sqaruar marrëveshjen e para dy ditëve të arritur në Bruksel me zv/kryeministrin grek, Venizelos për toponimet. 

“Jam sot para jush për të sqaruar marrëveshjen e firmosur në Bruksel, para dy ditësh me homologun grek, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm Venizelos. Një marrëveshje e cila vjen si pasojë e disa diskutimeve, të cilat kanë filluar qysh në ditët e para të punës së qeverisë sonë, në lidhje me çështjen e toponimeve, një çështje e cila ka shkaktuar jo pak probleme në të shkuarën, për rreth 150 mijë bashkëqytetarët tanë që jetojnë në Greqi. Siç është informuar opinioni publik kemi rënë dakord për një deklaratë të përbashkët apo marrëveshje mund ta quajmë, e cila reflekton interesin e të dy palëve. E, mbi të gjitha është një marrëveshje e cila bazohet tek rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare për aq sa kjo çështje është e rregulluar nga kuadri ligjor ndërkombëtar. Që në krye të herës e kemi konsideruar një çështje të karakterit teknik, jo një çështje të karakterit politik që do të krijonte elementë të pakëndshëm në marrëdhëniet mes dy palëve tona. Gjithashtu, kemi rënë dakord se rruga më e sigurt për të adresuar problemet e së shkuarës, është referenca në parimet e së Drejtës Ndërkombëtare dhe këtu e kam fjalën tek emërtesat gjeografike që kanë depozituar të gjithë vendet në OKB dhe gjithashtu tek standardet e ICAO-s që është Organizata Ndërkombëtare  e Aviacionit Civil”, sqaroi Bushati.

Sipas tij, deri në 1 janarin e 2015 do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve në përputhje me praktikën apo Moratoriumin ekzistues që qeveria greke bëri për këtë kategori personash, bashkëqytetarësh tanë, me rastin e Pashkëve.

“Pra, ajo praktikë e qeverisë greke me rastin e Pashkëve do të shtrihet deri më 1 janar të 2015. Ndërkohë të dy qeveritë angazhohen për të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore, institucionale, administrative, në mënyrë që 1 janari ta gjejë këtë çështje në mënyrë definitive, të adresuar në përputhje me atë që thashë pak më lart në parimet të së Drejtës Ndërkombëtare. Do të kemi të bëjmë me një korrektim nga mënyra se si do të shkruhen zonat gjeografike në ato pasaporta për të cilat ka lindur kjo problematikë. Jemi të vendosur për t’i dhënë një zgjidhje të unifikuar, një zgjidhje e cila do të adresonte, jo thjesht shqetësimet e bashkëqytetarëve tanë që jetojnë në Greqi dhe që janë ndeshur deri më sot me këtë problematikë, por edhe bashkëqytetarëve tanë që jetojnë në vende të tjera të botës ku punojnë, studiojnë apo jetojnë për arsye nga më të ndryshmet”, tha ai.

Në vijim ministri i Jashtëm shtoi se krahas korrektimit të praktikës në pasaportë në  përputhje me standardet e ICAO-s dhe Konventës së Kombeve të Bashkuara, ne do të punojmë për të lehtësuar mënyrën e veprimit, në përditshmëri për të gjithë bashkëqytetarët tanë.

“Ajo çka ka qenë e dukshme gjatë gjithë kësaj periudhe, ka qenë fakti i mungesës së lëvizjes së lirë në të dy anët e kufirit, ndërkohë që si pasojë e çështjes së toponimeve bashkëqytetarët tanë kanë hasur vështirësi të panumërta sa i përket ushtrimit të elementëve bazikë, le të themi, të aktivitetit të tyre, për çështje që kanë të bëjnë me pronësinë, çështje që kanë të bëjnë me marrjen e lejes së qëndrimit në Greqi, për çështje që kanë të bëjnë me lindje, me vdekje, me martesa, etj. Duke i dhënë një zgjidhje përfundimtare së bashku me qeverinë greke, ne i krijojmë mundësinë bashkëqytetarëve tanë, jo vetëm të udhëtojnë lirisht në dy anët e kufirit, por të kenë mundësi të ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë dinjitoze, pa kurrfarë pengese në praktikë”, u shpreh Bushati.

Sipas tij, Ministria e Brendshme ka përgatitur një plan veprimi se si do t’i përgjigjet në kohë me detyra specifike të gjitha ndryshimeve që do të ndodhin në planin legjislativ, në planin institucional dhe në planin administrativ. Po kështu, Ministria e Jashtme është duke përgatitur planin e qartë të veprimit për të punuar më ngushtësisht me këta bashkëqytetarë që preken nga kjo praktikë që po adresohet për të krijuar të gjitha lehtësirat e mundshme që korrektimi të kryhet në një kohë sa më të shpejtë dhe gjithashtu për t’i dhënë mundësi këtyre qytetarëve që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre kudo që ato banojnë, pa kurrfarë pengese dhe në mënyrë jashtëzakonisht dinjitoze. E nga ana tjetër t’i krijohet mundësia që deri në 1 janar të 2015 të shtrihet aplikimi që qeveria greke bëri ndaj kësaj kategorie shtetasish me rastin e Pashkëve.

“Ne besojmë se kjo është një arritje, pasi dëshmon edhe një herë tjetër seriozitetin e qeverisë sonë për t’i dhënë zgjidhje në mënyrë praktike problemeve të cilat ne i kishim të trashëguara nga e shkuara. Është një problem i cili ka lindur në 2011. Është një problem i trashëguar për qeverinë tonë dhe ka qenë në fokus të bisedave që në ditët e parë të punës së qeverisë sonë, me qeverinë greke. Është një çështje e cila me t’u zbatuar në mënyrë rigoroze, nuk do të jetë më në axhendën e përbashkët të dy qeverive tona. Fakti që kemi arritur në këtë zgjidhje të përbashkët, duke u bazuar tek e Drejta Ndërkombëtare, duke u bazuar tek referenca të qarta ligjore ndërkombëtare, na jep mundësinë ne dhe qeverisë greke të ecim me vendosmëri për të adresuar edhe çështje të tjera të natyrës së dyanshme, të cilat do të kishin po ashtu një efekt praktik për qytetarët shqiptare dhe qytetarët grekë dhe do të ishin  një dëshmi e qartë e faktit se marrëdhënia shqiptaro-greke, është një marrëdhënie strategjike, është një marrëdhënie e dy fqinjëve anëtarë të NATO-s dhe është një marrëdhënie e dy fqinjëve, të cilët kanë një perspektivë të qartë të përbashkët europiane”, theksoi Bushati.

28 komente në “Toponimet/ Bushati sqaron me detaje marrëveshjen e arritur me palën greke (VIDEO)”

  1. mateo says:

    Bravo z.Bushati me ne fund i dhate zgjidhje kto shqetesimi te madhe te emigranteve

    1. mira says:

      Detajet ku janë….!?

      1. librazhdi says:

        Detajin e ke mbrenda o mirka .

        1. Raimond Vlonjati says:

          Ky Minister eshte kaq shume i zgjuar saqe detajet i harron ..lol

      2. Papa Jani says:

        Ulu ne gjunje se te jap une nje detaj me gunga

        1. albani says:

          Papa Jani (greku i ndyree) ate ja jap une qe tash nanes gruas tande .

  2. doda says:

    Me ne fund zgjidhje ketij shqetesimi !

  3. Ilir says:

    Dy gjerA 1 ) duhet ta kishit Kekuar deri nga data 10/15 janar data 1 do krijoj shume probleme.dhe per marveshjen zoti bushati mos sakrifikoni gjuhen e perendis gjuhen shqipe po referoju dhe lexo interviste e fundit te ismail kaderese te lutem shume me grekun duhet pasur shume kujdes se jane kurva. Janina shkruhet janine filati filat etj mos sakrifikoni dokumentat e republikes se shqiperise . kujdes kujdes iujdes

    1. tourkofagos says:

      HASAN[e jo Ilir,ndoshta Iljaz po…] cami ,me sqaro pak mor arap se c’do te te thote ne alvanika :Ioannina!!! i Fylates!!!
      Po te me pyesesh mua,nuk do te lejoja asnje kembe gyzeli te shkelte token greke,te gjithe ne Turkye…….

      1. Papa Jani says:

        Po ti re kolo pisoglentis c’te sateme kerkon sto alvania ? Raus re malaka ne gayreece

      2. gege toske says:

        Kurse ty gamimeno ne egjipt

  4. zambi says:

    Pervec levizjes deri me 1 Janar 2015 pjesa tjeter nuk eshte asnje arritje. Ndryshimi i pasaportave te qytetareve shqiptare dhe vendosja e emrave te qyteteve greke ne version nderkombetar behej edhe pa marreveshje.

    Kjo eshte te shesesh sapunin per djathe zoti Minister

  5. Dritan says:

    Llafe ne tym, asgje nuk kuptohet!
    Fol konkretisht e qarte, se si e qysh, o palo minister!!!

  6. aeronautika says:

    Te lumte per kete arritje zoti Bushat.Me kete premtim per zgjidhjen e ketij problemi shumica derrmuese e emigranteve ne greqi ja futen shqelmin bythes saliut dhe pedes.Ne zgjedhjet e ardhshme i ke ne shqiperi te gjithe dhe kjo e tmerron fare sal lulushin Bravo.

  7. vlonjati says:

    Konkretisht eshte qe vendlindja ‘Cameri” si do shkruhet tani?Duket qe eshte genjeshter si gjithshka…Eshte vetem shtyrja e problemit dhe nuk ka zgjidhje.

    1. Andreas says:

      Vendlindja “Tsamuria” do zevendesohet me “çam i pabese kudo qe ka lindur”. ?

      1. Ali Demsi says:

        Edhe ti Andreas < kudo qe ta kesh….<

  8. Petro says:

    I re rreth e rrotull po nuk na the thelbin.Hajde gjuhe shqipe, hajde!…

  9. loku says:

    ja do nxjerim prap pashaporta te reja kalojn nja 2 vjet te tjera do nxjerin ndonje gje tjeter per te mare lek e gjitha per to behet

  10. Meleku says:

    Kot sa per kureshtje a mundet dikush qe te na shpjegoje se si i shkruan Greqia vendlindjet e qytetareve shqiptare, qe kane lejeqendrimi apo karte identiteti te atij vendi?

    P.sh. si shkruhet ne dokumentat greke emri i qyteteve Gjirokastër apo Korçë?

    1. Shen Kozmai says:

      Ne greqi toponimet shqiptare i shkruajne ashtu sic shkruhen ne dokumentat e shqiperise(ne certifikatat e lindjes). psh ata shkruajne Durres pamvaresisht qe ata e quajne me emrin e lashte dyrrachio,ose ata shkruajne Vlore edhe pse ne gjuhen e tyre quhet Avlona(aulona),ose ata shkruajne gjirokaster pmv se e quajne argyrokastroe keshtu me rradhe tirane dhe jo tirana,korce dhe jo koritsa etj…..

  11. Arta says:

    Me ne fund. Kjo gazeta e shqiptareve te Italise jepte kete zgjidhje qe ne tetor 2012 … Keta politikanet tane tani u kujtuan te shohin te drejten nderkombetare. http://www.shqiptariiitalise.com/component/content/article/36-tema-mergimi/3589-pasaportat-biometrike-shqiptare-te-emigranteve-ne-greqi.html

  12. arti says:

    Kjo nuk eshte marreveshje more hajvan,por vetem zbatim i urdherave te qeverise greke.

  13. Tirons i vjeter says:

    Ky duket djale i mire, dhe qe perpiqet te beje dicka. Megjithate, menyra e tij e komunikimit le jashtezakonisht shume per te deshiruar. Fatkeqesisht, si nga kryeministri, dhe disa ministra te tjere kane nje menyre tipike ala “shqiptarce” apo me mire ala “Nano, varianti kafenese” te komunikimit. Keta mundohen te komunikojne jo me fjale, logjike, apo tregim, por vecse me tone dhe intonime pompose “qeveritare”, si njerez te “rendesishem”, qe do te thone dicka super “madhore”, vecse ju mileti prisni sa ta nxjerr nga goja….me pausa te stergjata, me fjali te ndermjeteme boshe, dicka qe akoma nuk i ka hyre ne koke, fatkeqeshit. Absolutisht mungon menyra e qarte, koncize dhe e drejteperdrejt e komunikimit, per nje ceshte kaq madhore per nje pjese te madhe te popullates. Kuptohet, me mire se ata te PD-se duket se jane keta, por komunikimi i ketij individi ketu me ben shume te dyshoj per aftesine e tij per te folur me kancelerite e huaja. Do zoti e kupton kete defekt, dhe merr masa ta permiresoj kete mangesi (eshte nje shkolle me vete per ta bere si duhet…), sesa te merret me inate…. une nuk ja kam me te keq, e nuk jam as me Saliun, e as me parti/njeri tjeter. Tung!

  14. dinjiet says:

    Mos lozni me inteligjencen e popullit. Zgjidhja qe i dhate problemit, eshte vetem shtyrja e afatit te perdorimit te pasaportave konkrete deri me 1janar 2015. VETEM KAQ. Keta muaj do perdoren nga emigrantet per te nxjerre pasaportat e reja me toponimet e shkruara sipas rregullave nderkombetare.
    Nuk e di pse nuk u bene pasaportat konform rregullit nderkometar. Padije, moskokecarje, prapamendim?!…Rendesi ka, qe edhe njehere akoma, “nusen” do ta paguaj populli.

  15. shpetim says:

    Zgjidhje e nje problemi te rendesishem, i kthyer ne nje shqetesim per mijra familje emigrantesh.Ky problem lindi qe nga viti 2011, dhe u arrit te zgjidhej tani nga kjo Qeveri, ne saje te nje pune serioze te MPJ te Shqiperise. Z.BUSHATI eshte nga Ministrat me te pergatitur te kesaj Qeverie.

  16. Qato says:

    E degjova Bushatin. Mire qe problemi hyri ne rrugen e zgjidhjes, por pse flet kaq gjate per nje gje kaq te thjeshte. E kam vene re edhe here te tjera: Bushati flet gjate, duke perseritur disa here te njejten ide me fjale te tjera, qe e ben te merzitshem komunikimin.

  17. Edi says:

    Detaje nuk ka zoteri…..te shohim si e hengrem edhe kesaj radhe….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje