Gjermania kap bandën, trafikoi 5.6 ton hashash shqiptar ndër vite

16 Maj 2014, 18:42Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Autoritetet doganore në Nyrenberg të Gjermanisë, në bashkëpunim me autoritetet policore të Bavarisë, kanë arritur që të kapin një grup, që kishte trafikuar sasinë rekord të hashashit të kapur në këtë land të Gjermanisë prej 20 vitesh.

Plot 5.6 ton hashash ishte trafikuar këto vite.

Ajo transportohej duke përdorur kamionë, që duhej të transportonin gurë natyralë.

Por në vend të blloqeve të granitit, dogana zbuloi se kishte blloqe të lira prej betoni, të mbushura me hashash.

Tetë persona janë arrestuar dhe një i nëntë u kap në Austri.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur.

Një nga hetuesit, Juergen Thiel, tha se kjo është sasia më e madhe e kapur këto 20 vite në landin e Bavarisë.

Ai tha se po hetohej për këtë bandë prej disa muajsh.

Hetimi nisi pas një inspektimi rutinë në vitin 2013, në tetor.

Autoritetet urdhëruan kontrollin në një kamion shqiptar, duke zbuluar se aty kishte 640 kilogramë hashash.

Pas këtij rasti, u urdhërua një hetim në bllok.

Dyshohet se dy vëllezër shqiptarë organizonin blerjen e hashashit. Ata ishin nën vëzhgimin e forcave të rendit prej vitesh.

Ai tha se sasia e kapur vetëm me këtë rast përkon me të gjithë sasinë e sekuestruar gjatë një viti kontrollesh në mbarë Gjermaninë për mbjellje të paligjshme të kësaj bime në këtë vend.

Hashashi vinte nga Shqipëria për në Gjermani, Itali dhe Hollandë. Vlera e saj në tregun e zi shkon në 50 milionë euro.

Dy vëllezër shqiptarë që jetonin në Gjermani kanë organizuar blerjen e hashashit.

Mediat bavareze thonë se paketimi është bërë në Shqipëri, ku marijuana mbillet në liri.

Shqiptarët kishin përgatitur blloqe betoni me hapësirë të nevojshme për të mbajtur sasinë gjigande.

 

52 komente në “Gjermania kap bandën, trafikoi 5.6 ton hashash shqiptar ndër vite”

  1. refiku says:

    Jo mor jo. por jane te zgjuar shqiptaret.

    1. Ben says:

      Si se paskan permendur keto gjermanet plehra qe informacionin ia dha Sajmur Tahuri

      1. Edi says:

        “hetimi nisi pas nje inspektimi rutin ne Tetor 2013”

        CJANE KETO PLEHRA GJERMANE QE NA IMPLIKOJNE QEVERINE NE TRAFIK DROGE

        1. Motra Taulantit says:

          KY ESHTE NJE SABOTIM QE I BEN OPOZITA SHQIPTARE MARRJES SE STATUSIT NE QERSHOR

          1. Ilirjana Stringa Kuqka Hasanhyseni says:

            mos në tetor? kur erdhi qeverriu i ri n’pushtet?
            si ka mundesi?

            QEVERRIU DO NA RILINSTE?

            APO RILINDJE E DROGES, PROSTITUCIONIT TRAFIKUT ETJ?

            kjo eshte rilindja.!

            1. Voxpop says:

              Po zogu, 5 tone i nisi Sala, ngarkesa e fundit 0.6 ton i kaloi nen hunde socialisteve te sapo ardhur ne pushtet. Te dalin llogarite tani?

          2. Be-X says:

            e motra, keni ngele pa pune tani, Salehu pa pushtet dhe ju duke i qare hallet atij!

    2. Likja says:

      OPERACIONI ME I MADH I POLICISE SHQIPTARE NE 20 VITET E FUNDIT

      1. Mira says:

        Epo kështu është! Kapen “bencat” me 10 kg dhe lihen maunet, aeroplanët, mushkat të ngarkuara me tonelata.

        Didi me Tahirë duhet të japin dorëheqjen…!

  2. AI says:

    Bravo Cuna!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Hasanhyseni says:

      cunave u duhet thene bravo se qe kur ka ardhur QEVERRIU ne pusht-et kufinjt dhe doganat tona jane te sigurta…. dmth ne sherbim te qeverriut per trafik droge.

      Bravo Edi , na ke me ty. po na jep nja ca pare edhe ne merr burr, mos u bo kurrnac. t’gjitha per vete i mba? e pastaj deklaron 3 mij evro t’pista…

  3. United Kingdom says:

    Ec aty….. ………..

    Eshte ber ashashi si sheqeri

    1. ErioniVogel says:

      Sasia me e madhe e kapur ne 20 vitet e fundit,

      SA HERE E KEMI DEGJUAR KETE FRAZE KETO DITE??????????????????????????????

  4. KOZi says:

    – ….ku marijuana mbillet ne liri!!!!

  5. tani-deutschland says:

    Bravo keto ishin guret e kalase SE rozafes

    Gure gure behet mure

  6. rexi says:

    bravo cuna, edhe pak fat ju dueshte

  7. toby says:

    50 milion Euro te munguara ne tregun Shqiptare ?

    1. Hasanhyseni says:

      or buf!

      nuk ka fitim shqiptari nga tregtimi i hashashit. fitimin e merr shperndarsi ne Evrop.

      vitimi i fshatarit shqiptar eshte apo nuk eshte pak % nga totali…

      fitimi me i madh shkon per pecogrosot e shperndarjes. jashte shtetit…

    2. Tini says:

      deshe te thoje 50 milion euro me pak ne buxhetin e shtetit?

  8. Gjirokastriti says:

    Kot rine e lodhen rrugeve policat. Nisuni te magazinat ne lazarat e kudo ne Shqiperi dhe mbaron kjo pune nje here e mire.

  9. Zarari says:

    Nga ka kaluar? Apo u be mushkonje kamioni?!

  10. droga qe u mboll vjet ne Kohen e saliut qe thoshte shqiperia me rritje ekonomike ne rajon mbas gjermanise

  11. arsen says:

    Iken per lesh gjith ato gjethe.!!!!
    Gjynof!
    Kushedi sa naçu do ishin bo?!!!
    Pune konkurence kjo….

  12. Gerd Muller says:

    ata guret dekorative me duket se nxirren ne zonen skraparit dhe beratit mos ka gisht Meta, Fideli,Naco,dhe ca depute nga zona perreth.

  13. Sala peVeteti(pa-r-se del vërë) says:

    Budallenj komentusa!Eshte droga qe nxorri Xeni im vjet me 23 qershuer nga aropordhi i Rinasit.Lavdia i takon atij.

  14. Eris says:

    Bravo cunat e tahirit, e larguat kamionin nga shqiperia

    1. Tema says:

      Po pra trafiku ka filluar qe ne tetor 2013 dhe sot jane kapur 5.6 ton hashash.

      Cfare ka ketu per tu verifikuar pervec lidhjeve te trafikanteve me strkturat shteterore Shqiptare qe kontrabandojne droge, me ne krye Skizofrenin e Droguar Kryeminister!

      1. m says:

        Jo, jo, mos i ngatërro gjërat. Shko në google translate dhe lexo artikujt po nuk dite gjermanisht.

        Autoritetet Gjermane thonë që trafiku ka filluar të paktën në kohë të Saliut!!!
        Droga është kapur më 30 tetor, por personat e ndaluar akuzohen për trafikimin e 5,6 tonëve drogë gjatë disa viteve.

        Marrë nga pnp.de (linku i tretë): “Ihnen wird vorgeworfen, über mehrere Jahre hinweg rund 5,6 Tonnen Marihuana mit einem Schwarzmarktwert von 50 Millionen Euro nach Deutschland, Italien und in die Niederlande gebracht zu haben.”.

        Në qoftë se ke dalë të shash qeverinë, ok e drejta jote.
        Saliu vjell gjiriz në mes të parlamentit, se the dhe ti diçka në një faqe gazete nuk u prish bota.

    2. Trimi says:

      O Idiot! Nuk i shikon datat ne 2 linket e fundit 16/05/2014????

      1. Kritiku says:

        O “Trim me flete” perpara se te komentosh ver nje here ne pune trurin sepse nuk te ben dem. Eshte vene me date 16.05.2014 por eshte data e perfundimit te hetimit me arritjen e kapjes se trafikanteve. Por hetimi ka filluar nga nje kontroll rutine ne rruge ne fund te tetori 2013. Date fillimi te trafikut nuk kemi dhe per kete nuk duhet te fajesohet asnje tjeter pervec se trafikantet. Policia per ate paguhet qe te kape ata qe shkelin ligjin dhe si i kap eshte puna e saj dhe nuk ka perse te jape llogari per gjate gjithe kohes se hetimit.

  15. Blue Jasmine says:

    C’fare paska qene kjo Gjermania, me prish endrat e shqipetareve ?

  16. salhajvonic says:

    Duhet me bo demostrat per t’heq kancelaren markel
    ooooO derr mileti policia ate pun ka per detyr me kap kondrabandistet
    Kto gjona ndodhin ngjith boten

  17. shpatar says:

    Z.komentues .Kur tha Rama se Berisha na la nje shtet Rrum -Palle ju nuk e besuat .Kapeni pas disa datave qe eshte ne Qeverisje e majta dhe harroni se keto operacjone jane ideuar e kryer nga mungesa e shtetit te meparshem.Po pse kur femija del dobic mbas 9 muajesh kush do ta mbaje Rama qe i ra ne dore apo Saliu qe mbarsi per 8 vjete Shqiperine me keto pislleqe .Kjo eshte llogjika e Zhvejkut qe Saliu e ka per udherrefyes. Te harrojme te shkuaren bertasin te Pd ne cdo studjo .U be cu be ky qe eshte tani ka pergjegjsi.Me kete llogjike le te harojme :97 ,demostratat e dhunshme me arkivol ,pushtimin e RTV,Gerdecin , 21 janarin , shkaterrimin e ekonomise ,korrupsjonin e pushtetarve ,trafiqet ,shitjen e detit ,manipulimin e votave e ti themi Rames dobicin na e beje femi te ligjshem. Nuk thoni nje fjale te mire qe po thyhen keto pislleqe qe bejne shqiptaret e ti futemi rruges dinjitoze se jemi bere hale ne sy per te tjeret .

  18. GREQOFAGOSI says:

    ne ishim rehat me ate plehren ish komunistin per tete vite pse na e ndruan xhanem me kte te gjatin,keshtu komentojne fiset mamluke te sales cfare argumenti?? militantet e leshit

  19. arben says:

    Ore kete llogarine e 50 mln euro si e bejne keta?? E bene hashashin sikur te jete kokaine

  20. vk says:

    do na vene ne karantine europa me duket..Rama na felliqe me 9 muaj..po me vone…booo sa rende do behet…

  21. ju dua shume says:

    Per koke te mamit.Ju dua me gjithe fuqine time.Ju betohem per forcen dhe nderin e zemres sime..nuk do jua punoja pas shpine.Ju dua me shume se veten me rob shtepi.Dhe Sajmiri nuk eshte I pagabueshem,por eshte djale I mire.Ka sakrifikuar aq shume personalisht dhe familjarisht.Babin ja kapen me kontraband ilacesh,por jo droge.Per koke te Anetes.E di qe as Aneta s’me beson,por ju lutem me besoni.I ben te gjitha plaku i cmendur.Kushedi c’inskenim ka bere ne Gjermani.Ndoshta me Merkelin bashke.Prandaj u soll mire ajo me mua.Plan fashist kunder meje,ju betohem.Me rob shtepie.Thuaju dhe ti Mero se ti di mashtrosh katundaret.

    1. Kritiku says:

      Shko se po te therret shpellari Berisha sepse ka ca pune per ty. Sepse ti i permbush kriteret si nje ushtar i bindur i shpellarit. Ti as di te mendosh, as te llogjikosh dhe as te shkruash. Tipik shpellar!

  22. vlonjati says:

    Nuk behet shaka me Gjermanin.Ai Ambasadori i Gjermanise duhet te nderhyje pak tek Merkeli qe te mos zemerohet se jane te rinj keta cunat e policise, sa te marrin doren e gjerave se vetem 8 muaj kane.Mos beni ndonje gabim te ne bllokoni statusin se nuk e kuptojme perse na refuzoni te shkreten? Ah Sajm Same qe po merr ne qafe qeverine..

  23. mushkonja dhe ngjala says:

    pas nje muaji qevrisje rama ne tetore 2013 pasi hoqen policet e zot dhe futen Trafikantin Didi rama i dergoi 5,5 ton Kokain merkelit qe ta pranoi ne be.mos u tallni ju.keto i ka quar rama me gomarin qe doli ne Foto.

    1. Voxpop says:

      O idiote qe nuk dini te lexoni ose nuk doni te kuptoni: 5 ton jane te kohes se salushkes, 700 kile u kapen vjet ne tetor e ASNJE gram sot!

  24. MERITONI says:

    trishtim,mjerim,gjynah, nga populli ne qfare shteti jeton.

  25. LABI nga Berati says:

    Feniks! je me se i sakte, sja vlen te shtosh me shume.

  26. shaban says:

    Dhe meqe ishte mbjellur ne kohen e sales duhet te dali ne kohen e edit,kesaj i thone zgjuarsi.

  27. Petro says:

    Bir Selman i nenes , c te te qaj me pare.Thoni c te doni ketu, vetem mos beni dallim mes dy paleve si ca tifoze te semure.Kucedra komuniste i ka pjelle te dy palet.Ajo qe zbriti nga malet me injorancen dhe makuterine dhe rrenoi gjithcka(moralin te parin) nen flamurin e emancipimit dhe perparimit.Tani o burra, drejt Afganistanit, jo drejt Europes.Mjera ne! Thoshte Petro Marko te romani QYTETI I FUNDIT.

  28. Kritiku says:

    Shumica e komentuesve flasin pa vene trurin ne pune. Trafiku nuk filloi ne tetor por eshte spikatur ne tetor. Kush e di se sa kohe perpara ka qene ky trafik. Ne tetor nuk kishim akoma nderrim te doganiereve dhe per kete nuk mund te fajesojme ata qe jane tani. Mire kufirin shqiptar e paskan kaluar duke korruptuar shqiptaret, por si i behet per kufinjte e tjere? Kete sasi droge nuk e mbolli qeveria qe tia hedhim fajin asaj por ishte e mbjelle ne kohen e qoftelargut, Berisha. Nga tetori e kendej kemi nje koordinim te policise shqiptare me ate gjermane dhe si rrjedhoje u be e mundur kapja e 8 personave dhe nga keta 2 jane shqiptare dhe te tjere nuk u behet e njohur nacionaliteti. Keshtu qe mos u beni injorante duke akuzuar vetem shqiptaret sepse krimi nuk ka nacionalitet!
    Pikerishte sepse eshte ritur efikasiteti i punes se policise, po kapet gjithe kjo sasi kaq e madhe droge si asnjehere tjeter deri tani. Eshte droga e kohes e qoftelargot, Berisha qe po kapet dhe kjo ka bere qe zagaret e Berishes jane terbuar sepse po u iken “prodhimi” dem.
    Ata qe mundohen qe te fajesojne qeverine e Rames, jane shpellare te shtyre nga kryeshpellari Berisha, sepse kjo turme “kafshes”(shpellaret) eshte e afte qe te beje te tilla pune te ndyra qe nuk u nevojitet llogjika njerezore.

  29. Know How says:

    bravo çuuuuuunnnaaaaaaaaa, kapet rekord.oooooooooooo Sajmir lere Lauren por merru me pune se le nam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje