Kunati, incidente tek greva e urisë

21 Maj 2014, 20:45Antena TEMA

Kunati pati disa incidente sot mbasdite. Doktori kishte udhëzuar dy gratë që kanë krijuar Shoqatën e të Pushuarve nga Puna të fillonin grevë urie pa u konsultuar me Lulin. Lajmi u mor vesh nga mediat dhe Kunati vrapoi tek Piramida të shikonte gjendjen.

Për çudinë e tij, numri i personave që kishin ardhur për grevë, ishte shumë i lartë. Një përfaqësi grash kërkoi ta takonte.

-Jemi 25 gra, i tha zonja që fliste. Jemi pushuar nga puna, kemi fituar gjyqin dhe nuk na kthejnë në punë… duam të hyjmë në grevë.

-Patjetër, i tha Kunati. Vetëm ndahuni sipas institucioneve. Gratë shkuan zunë një cep dhe u ulën.

Pas tyre erdhi një përfaqësi tjetër me 60 vetë. Kemi qenë një ndërmarrje, i tha, tek Gjelbërimi. Na kanë hequr të gjithëve, kemi fitu të drejtën për punë.

-Shkoni zini vendet tek ndërmarrja juaj, tha Kunati.

Dhe ata shkuan u ulën afër atyre grave.

Pastaj ia mbërritën disa gra me ngjyrë.

-O Gaxhoi, dum të hymë dhe ne në grevë, thanë. Na kanë heqë nga puna, po s’kena lekë me hapë gjyqin, por kena të drejtë.

-Shkoni gjeni ndërmarrjen, u thoshte Kunati, dhe po bëhej entuziast që po shtoheshin njerëzit.

Pas tyre mbërritën dhe disa djem të rinj.

-Na kanë heqë nga policia, thanë ata, kemi fitu gjyqin.

-Shkoni zini vend, u tha Kunati, afër ndërmarrjes suaj.

Edhe ata shkuan u ulën pranë atyre grave që erdhën në fillim. Për gjysmë ore numri i atyre që u grumbulluan, shkoi 300 vetë.

Çudia e Kunatit ishte se të treqind që u mblodhën, rrinin mënjanë tre grevistëve që i kishte çuar Doktori.

Kjo i bëri shumë përshtypje dhe shkoi t’i pyeste.

-Më duhet për efekt organizimi, tha. Çfarë ndërmarrje keni qenë se më dukeni si fytyra të para?

-Po, po, njihemi, i tha gruaja që erdhi e para. Kemi qenë në Bashki, na keni heqë ju dhe s’po na ktheni akoma.

Kunati shtangu dhe bëri sikur nuk e dëgjoi.

Mori Doktorin në telefon dhe filloi t’i thotë se kanë ardhur shumë provokatorë dhe duhet ndërprerë greva.

-Në asnjë mënyrë, i tha Doktori. Greva do bëhet. Provokatorët do t’i nxjerrim jashtë.

-Janë ata që që kemi hequr ne nga puna Doktor, i tha Kunati. Aktualisht ata janë më shumë se sa këta tanët dhe do na marrin kontrollin e grevës.

-Jo zotëri, ata nuk i lë njeri të protestojnë. Ata kanë protestue më 21 Janar, kanë protestue në maj të 2010, tani është radha jonë.

-Nuk e di, por e kam shumë problem, i tha Kunati. Më kanë ardhur të gjithë këtu. Po bllokojnë Piramidën. Do na prishin piramidën.

-Nuk i lë njeri ata të prishin piramidën zotëri, i tha Doktori. Do ta mbrojmë me jetën tonë.

Pas kësaj Kunati e ndërpreu bisedën. I kërkoi takim urgjent Lulit dhe shkoi në zyrë.

-Tek greva ka më shumë njerëz nga ata që kemi hequr ne, se nga ata që ka heqë Edi Rama. Do na bëhet problem deri të premte, se do na bëhet antimiting.

-Nuk kam ç’t’i bëj, tha Luli. Duhet parë ana pozitive, që jemi më të aftë se Edi Rama për të mbajtur pushtetin.

4 komente në “Kunati, incidente tek greva e urisë”

  1. Pepokorcari says:

    Punonjesit sociale te MMSR ti marrin CV e protestuesve, e ti pyesin cfare dine te bejne?Ti ofrojne pune ne kompani private. Nese ato jane te afte i puneson privati. Nese jane te paafte te vdesin ne trotuar, e meritojne. Nuk mbushet me administrata me felliqsira e injorante. Kjo eshte zgjidhja, nese do thone qe duam te shkojme atje ku ishim, ti thone se punen e shtetit nuk e kane me tapi e se injorantet smund te ulen me ne administrate publike. TEMA iku koha kur deputetet punesojne, sot punen mund ta gjesh online. O Sali Serbi te doli prape huq. Ne tranzicion e komunizem te puneson partia ne shoqeri demokratike te puneson zyra e punes dhe privati. Hahaha, oj lule po hiq nja 10 kusherinj te tute e vendosi keto meqe tu dogj barku…hahahaha ju doni djegur me napalm o kryekurvat e vatanit!PEDE ne vdekje klinike si plaku mere.

  2. komshiu says:

    Po ky kunati harron qe te dy prinderit i ka pasur komuniste te flakte , qe benin politiken e PPSH ne lagje ?? Ike more Kunat i Lulushit , shko fshi qurret , se je akoma i vogel e te duket vetja sikur kush je !! Ta them une , qe te njoh mire : Je nje nga jashteqitjet e SALQENKRIMIT .

  3. idealist says:

    Që të bësh atë që thua ti @Pepokorcari, duhet kesh tri gjera: të jesh “burrë” me dy “r”, të kesh “duart e zgjidhura” dhe të kesh vullnet… Deri tani, nuk kemi asgjë nga këto…

  4. Majlinda says:

    e di si behet kjo pune, Policia ti marr me gjithe cadra dhe ti coj ne ndonje fushe ne periferi, dhe le te rrine atje bashke me salen te qajne hallet. Por sic duket kjo greve eshte per politike dhe jo per punesim. kur u hoqen njerez me shumice ne 2005 qe emorri sala pushtetin bashke me lul bashen ne bashki, ketyre grave ju erdhi mire qe zevendesuan ato te tjerat. Le ta provojne veten ta fitojne me konkurs, dhe nuk kane nevojhe te behen mashe per nje plak te cmendur sali qe do te vi medoemos ne pushtet perseri. ai njeri e do ndryshe, sepse dhe mbreme kercenoi hapur, Per mua polocia duhet ti rrije kemba kembes ketij sharlatani dhe te mos e lere te bej asgje me force, sepse ai ashtu do, te perdor force dhe dhune, ndryshe nuk e ze gjumi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje