Bleona Mata
Prej korrikut të vitit 2011, 14-vjecari Marteo Bejaj nga Novosela e Vlorës rezulton i zhdukur.
Që prej asaj dite kërkimet nuk kanë hedhur dritë mbi zhdukjen e tij. Nëna dhe motra e tij që prej tre vjetësh presin në çdo moment rikthimin e Marteos në familje.
Apeli i tyre drejtuar institucioneve shtetërore vjen sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur.
Por përveç familjarëve dhe shoqërisë civile askush nuk kujtohet në këtë ditë edhe për katër fëmijët e tjerë të humbur që prej disa vitesh.
Sot bëhen më shumë se 6 vjet që nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e fëmijëve vëlla e motër, Isa dhe Mirjeta Matmujës, nga Kukësi, 4 vite që Bleona Mata është Zhdukur në fshatin e saj Zapod të Kukësit. Ndërsa kanë kaluar 18 muaj dhe ende nuk dihet asgjë e sigurte për fatin e Julian Çelës nga Lapraka.
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, situata duket kritike nga raportimet e linjës alo 116.
Çdo ditë, një fëmijë telefonon për të thënë se mendon të largohet nga shtëpia.
Mosha delikate dhe arsyet për t’u larguar janë të shumta. Statistikat tregojnë se në botë humbasin çdo ditë rreth 22.000 fëmijë apo 8 milionë në vit.
30% e viktimave të trafikut ndërkombëtar të fëmijëve janë me origjinë nga vendet e Europës Juglindore.
Ketu ka humbur nje popull i tere, qe vegjeton si zombie mbi kete dhe, dhe nuk po e gjen dot veten, jo me te gjenden keta femije fatkeq.
Kush prek femijet, vdekja duhet te jete ekzemplare.Qofshin te denuar nga zoti aty ku ju dhemb me shume, atyre qe kane prekur femijet.Zoti te jete prane familjareve te tronditur nga keto tmerre.
xxxxxxxxxx