Prokurori i antimafies Motta: Nuk rezulton që nga Shqipëria të jenë nisur avionë të tjerë me drogë

26 Maj 2014, 11:14Politika TEMA
Prokurori i antimafies Motta: Nuk rezulton që nga Shqipëria të

Prokurori i antimafias së Leçes deklaron se në Shqipëri ka pasur rritje të prodhimit të bimëve narkotike. I ftuar në një takim me prokurorët e Ballkanit Perëndimor, Cataldo Motta tha se Italia po zhvillon hetime më vete në lidhje me rastin e avionit në Divjakë.

“Preferoj të mos flas për hetime që janë në zhvillim. Ajo që mund të them është se do të rrisim në maksimum bashkëpunimin ndërkombëtar dhe Shqipëria është shumë mirë e orientuar në këtë rrugë. Do të ketë një shkëmbim të vazhdueshëm informacionesh mbi hetimet që janë duke u kryer si në Shqipëri ashtu edhe në Itali”, theksoi ai.

Ai nuk të bëjë komente të shumta mbi këtë cështje  duke e quajtur në hetim e sipër, por konfirmoi se deri tani nuk ka rezultuar që të ketë pasur avionë të tjerë që të kenë bërë trafik droge përmes ajrit.

“Dihet që një Shqipëri ka kultivim të madh lëndës narkotike dhe Shqipëria është furnitor  madh i kësaj lënde. Sa i takon rritjes së ngarkesave me drogë të sekuestruara mendoj se ka ndikuar bashkëpunimi dhe kontrollet që ka bërë GF nga ajri, por kryesisht është rritur prodhimi. Dhe është një fakt i njohur që Vlora është nga Leçe 44 milje detare larg, dhe kështu që tregu i parë për shpërndarjen e marijuanës është Leçe Më shumë se sa sekuestrimi i lëndës narkotike është rritur sasia që ka hyrë në Itali. Një sasi e konsiderueshme bëhet nëpërmjet emigracionit të jashtëligjshëm, kështu që jo e gjithë sasia e lëndës narkotike është e destinuar të konsumohen aty, një sasi është e destinuar për vendet e Europës veriore”, tha Motta.

 

Prononcimi i plotë i prokurorit të anti-mafias së Leces

Për çështjen e avionit në Divjakë. Një italian u arrestua në Shqipëri për trafik të lëndëve narkotike a po verifikon pala shqiptare persona të tjerë të implikuar në itali duke qenë se njëri prej të arrestuarka përmenduar dhe shtetas të tjerë italianë.

Cataldo Motta: “Preferoj të mos flas për hetime që janë në zhvillim. Ajo që mund të them është se do të rrisim në maksimum bashkëpunimin ndërkombëtar dhe Shqipëria është shumë mirë e orientuar në këtë rrugë. Do të ketë një shkëmbim të vazhdueshëm informacionesh mbi hetimet që janë duke u kryer si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, në Leçe. Dihet që në Shqipëri ka kultivim të madh lëndës narkotike dhe Shqipëria është furnitor i madh i kësaj lënde. Fakt i njohur se Vlora është vetëm 44 milje larg Leces dhe tregu i parë për shpërndarjen e marjiuanës është Lece. Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm. Dëgjova ministrin e Drejtësisë që vuri theksin mbi nevojën e një pavarësie më të madhe të Prokurorit të Përgjigjshëm dhe për mua ky është një aspekt shumë i rëndësishëm.

Në Itali janë sekuestruar ngarkesa të mëdha droge ka ndryshuar ndonjë gjë. Ju e pranoni që është rritur sasia e drogës e kapur?

Po është rritur sigurisht jo aq sasia e sekuestruar sesa sasia që ne mendojnë që ka hyrë në Itali dhe është konsumuar. Kini parasysh një sasi bëhet përmes emigrancionit klandestin, dhe jo të gjitha lëndët narkotike janë të destinuara të rrinë aty, shumë janë të denstinuara për vendet e Europës veriore.

Pak javë më parë u arrestua një zyrtar i policisë shqiptare, i cili i jepte informacionin një zyrtar që ishte një zyrtar italian…

Mos më bëni të flas për hetime që janë duke u kryer. Jemi në Shqipëri por sipas ligjit Italian nuk mund të flas për hetimet që janë duke u kryer.

Eshtë rritur dhe sasia e droges që është kapur a ka ardhur ky sekuestrim si bashkëpunim me policinë shqiptare?

Po mendoj se ka ndikuar bashkëpunimi me policinë shqiptare dhe kontrollet që ka bërë Guardia di Financa nga ajri por kryesisht është rritur edhe prodhimi.

A keni informacione a ka pasur avionë të tjerë përveç atij të Divjakës?

Jo, deri tani nuk rezulton.

11 komente në “Prokurori i antimafies Motta: Nuk rezulton që nga Shqipëria të jenë nisur avionë të tjerë me drogë”

  1. verteta says:

    Hhahahhahaahahah sa bello Flet Motta , edi mire kush jemi ne dhe si fluturojme

  2. klaus says:

    Duket qarte qe historia e opozites me kartelin e droges eshte alucinacion ne mendjen e Saliut.

  3. Rik Balsha Sr. says:

    GANGSTERIT TAHIRI, NAÇOS DHE LLALLES

    E ftuat Cataldo Motta-n per te lare “jashte-daljen e trashe me ate te hollen”?
    Siç eshte shprehur me pare vete Motta, perse e nga kush u penguan pak muaj me pare hetuesit italiane te derguar nga ai ne Shqiperi per investigimin e trafikut te droges?
    Krye prokurori i Leçes ka qene gjithnje njeriu i fjaleve te matura e te pakta. Eshte koha te mesoni nga madheshtia e thjeshtesise se tij,ju qurravecet e sigurise dhe drejtesise se humbur shqiptare.

  4. Rik Balsha Sr. says:

    DY FJALE PER PERKTHYESEN

    Motta nder te tjera deklaroi: come succedeva prima con l’immigrazione clandestina…
    Ne shqip: siç ndodhte me pare me emigrantet klandestine (qe jo te gjithe qendronin ne Itali), jo e gjithe droga eshte e destinuar per tregun italian…..
    Duhe te jete gjithnje e zgjedhur nga stafi familjar i shalabakes Milena Harito, kushurires se brezit te shtat’te te Edi Rames, qe “shkelqen” edhe ai ne maredhenjet me gjuhet e huaja.

    1. x says:

      Sa per frengjishten,anglishten dhe italishten Rama i flet perfekt!Si mund te jepni mendime pa e pas ndegjuar “zotni” Rik!!!!

    2. Rik Balsha Sr. says:

      Per ty x-askushi

      Per frengjishten nuk e di, nuk e njoh vete dhe nuk kam asnje ide per te.
      Ne anglisht e degjova ne intervistes qe beri ne telvizionin anglez, pas te ciles vdiqen nga te qeshurit ne spitalet londineze me dhjetra angleze.
      Ne gjuhen italiane eshte rekordmen i gabimeve jo vetem gramatikore por edhe kuptimore qe mund te permlidhet ne nje fraze te vetme: kurr e mos lidh. Theksi eshte origjinal i Brrakes i perzier me britmat e Surrelit.

  5. bel er says:

    Hahaha,mafia italiane….ka mbetur njeri t’u besoje italianeve?

  6. kevinjon says:

    O Mero, jepe tamam deklaraten e Italianit dhe mos bej finte duke mbrojtur qeverine Rama. Prokurori Italian tha se eshte rritur droga qe vjen nga Shqiperia ashtu sic thote edhe Opozita Shqiptare!

  7. D. says:

    Ku di gjë ky prokurori italian! Nuk është konsultuar me kriminelin Burisha. I di të gjitha përbindësi i Viçidolit. Po e tha ai, e ka thënë vetë djalli, biri i të cilit është pjella më e keqe e kombit shqiptar, Sali Ram Berisha.

  8. . says:

    ————————————————————————–

    Ky genjen …. ka mare pjesen e tij.

    Avione droge kane fluturua 23 vjet gjate
    rregjimit-rrumpoalle te Ali Bishes, prandaj
    u pasurua kaq shpejt familja tij e inkriminuar.

    ————————————————————————–

  9. shefi says:

    PROKURORI I ANTIMAFIAS MOTTA ME GJITHE ATO SHENJA MASONERIE NGA MBRAPA???? SA I BESUESHEM MUND TE JETE KY NJERI QE BESON TEK DJALLI?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje