Nga një sondazh i kryer nga IDRA për llogari të Zyrës së OKB-së në Tiranë, rezulton se ndër 2000 të anketuar në moshë votimi, që ishin prezent në vend në 23 qershorin e shkuar, plot 88% morën pjesë në zgjedhjet parlamentare (pjesëmarrja ishte praktikisht e barabartë mes meshkujve e femrave). Kjo përqindje është më e lartë se ajo që del nga pjestimi i shifrës së pjesëmarrjes së raportuar nga KQZ (1.75 milion) dhe vlerësimi i INSTAT-it për popullsinë rezidente 18 vjeç e sipër në 31 dhjetor 2013 (2.16 milion). Nga ky pjestim, rezulton pjesmarrja 81% — edhe kjo shifër goxha e lartë. (Në sondazhin e kryer me 897 të anketuar në moshë votimi nga Instituti Ballkanik i Sondazheve në Kosovë, për llogari të emisionit Opinion të Blendi Fevziut, rezultonte një pjesëmarrje 73%, por kampioni nuk ishte fort përfaqësues, sepse kishte 43% votues të PD-së ndër pjesëmarrësit e zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërkohë që PD-ja arriti në ato zgjedhje vetëm kuotën 30.6%).
Me pak fjalë, duket shumë e mundshme që pjesmarrja në zgjedhje e popullsisë rezidente 18 vjeç e sipër të ketë qenë mbi 80%. Një pjesëmarrje kjo që nënkupton një interes shumë të lartë të votuesve për çështjet e politikës dhe qeverisjes. Por paradoksalisht, sondazhi i IDRA-s na tregon të kundërtën — vetëm 48% janë të interesuar (18% shumë të interesuar dhe 30% deri diku të interesuar; meshujt 55% të interesuar, femrat vetëm 42%).
Dhe si mund të shpiegohet hendeku gjigand mes pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje dhe interesit të ulët për çështjet e politikës dhe qeverisjes, sidomos te femrat? Në një farë mënyre përgjigjia mund të gjehet në sondazhin e IDRA-s.
Rreth 43% e të anketuarve të IDRA-s kanë deklaruar se janë në dijeni të rasteve kur votat janë premtuar në këmbim të dhuratave/parave/punësimit apo favoreve të tjera. Se sa ka qenë përqindja e votuesve që e kanë dhënë votën vetëm prej joshjes nga favoret e mësipërme nuk përcaktohet në sondazh (është praktikisht e pamundur të gjehet kjo me vetëdeklarim), por hendeku i madh mes pjesmarrjes së lartë në zgjedhje dhe interesit të ulët për çështjet e politikës dhe qeverisjes mund të mbushtet njëfarësoj vetëm me abstragimin se votat në këmbim të favoreve kanë qenë të shumta, goxha të shumta…
Kur ka votime masive arsyeja eshte jo nga premtimet kush ben me shume se kush..Ka te bej me politiken qeverritare qe zhytet thelle ne jeten e njerzve dhe shohin liderin ne televizor duke pellitur 7 ditet e javes 24 oret e dites..Qe u flet per diellin, henen, Murin Kinez, pjeshket e Lapardhas, dasher e desher, kafe, birra e sa e sa budalliqe hilucjonante qe I vinte nder mend..Populli votoj ne kete menyre sepse 21 Janari ishte kthesa qe tregoj masken e politikes shqiptare..Tregoj qe politikanet te vrasin per karrige dhe kjo humbet interes ne ta se c’fare ndodh pervec familjes se tyre..21 Janari eshte nje drama qe ka hyre thelle ne marredheniet politike-publik dhe pa u ndrequr, populli do jete indinferent se c’ben politika..
C’merresh me sondazhin e Fevziut! Pak i paska dale 43% PD, prisja qe PD t’i dilte 60%…
O Zaloshja:erdhen njerzit nga Germania, me dhjetra per te hequr kelliren, me shpenzime temedha ,ti thua u genjyen me pare e favore. PER BUDALLENJ I KE SHQIPOT TI POR DIJE NGA UNE QE JE ME I TRAS HI QE KAM NJOHUR.