TEC-i i Vlorës u ndërtua sipas thënies së famshme groteske të “deputetit” në fushatë elektorale “do ndërtojmë një urë këtu në fshatin tuaj (po ne s’kemi lumë i thotë fshatari ?…) … edhe lumin do t’ju a sjellim”.
Për të ardhur keq që z. Gjiknuri ka pranuar t’i referohet raporteve të ministrit firmëtar të TEC-it të Vlorës, z. Genc Ruli, sipas të cilit Shqipëria do ta vendosë në punë TEC-in e Vlorës duke krijuar një degëzim të TAP-it nga Fieri në Vlorë, e për më tepër ta kërkojë zyrtarisht këtë tek investitorët kryesorë të TAP në vizitën e tij të fundit në Azerbaxhan.
Dy muaj më parë u bë një takim në Uashington midis drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nga e gjithë bota.
Pyetjes së përfaqësuesit të shoqërisë civile shqiptare aty, se cili është komenti mbi TEC-in e Vlorës, i cili qysh nga dita e inaugurimit këtu e 5 vjet më parë, nuk ka punuar asnjë ditë, e që për më tepër kompania konstruktore italiane kundërkërkon në arbitrazh ndërkombëtar thuajse vlerën e borxhit të marrë nga shqiptarët, për TEC-in që nuk punon, u përpoq t’i japë përgjigje drejtori që mbulon Shqipërinë, Piero Cipollone. Sipas tij, problemi është teknik, megjithatë ai nuk mund të vendoste pyetjen që është akoma pa përgjigje: “çështja jonë është: çfarë duhet të bëjmë me këtë TEC? I kujt është faji? (Our question is: what do we do with this plant: whose fault is it?)
“Çfarë do të bëjmë me këtë TEC” është çështje e Qeverisë Rama, para se të jetë çështje e Cipollone. E që të zgjidhjet kjo çështje, duhet një analizë e thellë e gjendjes, ku ana teknike e saj është cështja e fundit për t’u diskutuar. Kjo analizë deri tani ka munguar dhe është e pashmangshme. Të gjitha gjasat janë që kjo çështje duhet të kalojë në prokurori. Bëhet fjalë për mbi 100 milionë euro dhe një kosto konservimi që rritet çdo ditë. Gabimi (me shumë të ngjarë i qëllimshëm) themelor është se TEC-i i Vlorës është ndërtuar duke qenë anti- ekonomik. Kjo është njoftuar qysh në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë të vitit 2005, ku shkruhet se TEC-i i Vlorës është i paleverdisshëm nga ana ekonomike (…economically not viable). Kurse pas ndërtimit të tij, vetë ish- ministri i Financave, z Bode ka thënë se çmimi i 1 Kw prodhuar nga TEC-i i Vlorës është 2-3 herë më i lartë se çmimi i tregut në rajon.
Pra pyetja e parë hipotetike është nëse nesër e kemi gazin e TAP-it tek TEC-i i Vlorës, a do të fillonte KESH të prodhonte energji aty apo do blinte në treg rajonal? Nuk po përmendim këtu se çfarë impakti do kishte tek turizmi elitar i Vlorës ndotja prej emisioneve të TEC-it.
Pyetja e dytë, çfarë do bëhet me TEC-in deri sa ndërtimi i TAP të përfundojë, që mund të zgjasë dhe 10 vjet, ndërkohë kur TEC-i i mbushi 5 vjet “pa punë” e pas 10 vjetësh është në prag të “pensionit”?
Pyetje të tjera: A ka studim sa kushton degëzimi i gazit TAP deri në Vlorë? Kur dihej që TAP-i do kalonte në Fier, pse TEC-i u bë në Vlorë? A është i interesuar konsorciumi i TAP të lejojë degëzim, ndërkohë kur projekti është vetëm transit në Shqipëri? Dhe ideja e gazifikimit është totalisht pa të ardhme në Shqipërinë e së ardhmes.
Por superpyetja është si u firmos kontrata për t’i marrë mbi 100 milionë euro shqiptarëve për një vepër që dihej që nuk do punonte?
Përtej pyetjeve, duhet një zgjidhje tani. Një zgjidhje alternative dukshëm e leverdisshme do të ishte që turbina, që është dhe më e shtrenjtë, të çmontohet e shitet për t’u ripërdorur dhe pjesët e tjera të shkojnë për skrap, nëse nuk mund të ripërdoren, dhe në vend të TEC-it të projektohet në plazhin më të bukur të Mesdheut një resort turistik.
“Po firmetaret per ndertimin e ketij TEC-i, do te dalin te pa lagur nga kjo mesele?”….Papergjeshmerija ndeshkohet ne çdo vend te civilizuar te botes….
Problemi i tecit te vlores midis shume krimeve ekonomike ne fushen e energjitikes duhet ti kaloje prokurorise por jo te asaj te tanishme.ndertimi i tecit eshte nje grope financiare qe i ka kushtuar popullit tone nje vlere prej 100 milion $,dhe per kete krim duhet pergjegjesi penale.ne dikasterin e energjitikes po shohim nje manaxhim qe vlen per te deshiruar,dhe kjo ka nje shpjegim pasi gjiknuri nuk ka evindentuar fajtoret kryesor qe sabotuan me tecin e vlores,me hidrocentalin e kalivacit,me shitjen e 4 hidrocentraleve kompanise fantazem kurum dhe shume koncensione te tjera.ne qofte se ministri bashke me stafin e tij nuk jane te afte te largohen se perndrysheqeveria rama do kete kosto ne zgjedje.ne fushate motoja ishte abuzesit me parate e taksapaguesve shqiptar dodalin para drejtesise.mos nguroni por coni dosjet se dhe prokurori sic po shifet pobehet gati te largohet pasi nuk mund te hetoje tutoret e tije.populli kerkon drejtesi keshtu dhe problemi i tecit te vlores mene krye rulin kete kryehajdut qe ka 23 vjet qe ka shit komplet pronen publike.ai dhe berisha e kane psur syrategji qe kur banda mori drejtimin e shqiperise,qe ta ktheninvendin tone si sulltanat te tyre.mendimi im eshte qe gjiknuri nuk e bendot ministrin ,dhe mendimi om eshte qe ate dikaster te veshtire ta drejtojne specialiste te energjitikes si gjergj simaku ose ndonje tjeter,perndryshe fajet e te kaluares qe ne energjitik kthhen ne miliarda te mos ndeshkohen.rama ruaju atyre qe te bejne furce,se rilindje do te thote revolucion ne mendim dhe veprim.
Shume te drejte ka autori I ketij shkrimi pasi duket qarte se ketu kemi te bejme me nje akt te paster kriminal .Shkaktaret duhet te marin denimet maksimaksimale.Por per kete duhet nje sistem drejtesie I pakoruptuar dhe jo skllave e Berishes dhe berishizmit.Sot per sot kjo gje ne Shqiperi ngelet vetem nje ender e pa realizushme pasi dhe qeveria aktuale qe kishim aq shprese eshte e paafte per te luftuar krimin ne shtresat e larta.
Sektori i energjise ne Shqiperi po vazhdon te menaxhohet keq. Pavaresisht disa perpjekjeve per te kontrolluar territorin ne sektorin minerar, situata ne fushat e tjera eshte po ajo. Skandalet qe u shoqeruan me privatizimin e ARMOs dhe Albpetrolit jane lene ne hije. Ministri energjise duhet ti conte keto dy ceshtje ne prokurori por ne vend te bej kete shkon dhe jep interviste ne televizionin e atij qe duhet te coje ne prokurori dhe pergjegjes per vjedhjet me te medha qe ka njohur Shqiperia. Simbolika e ketij akti eshte dritheruese. Ne te dyja rastet duket sikur qeveria po ndjek te njejten rruge por kete here me lojtare te tjere nga Azerbaxhiani. Tregu po deformohet ne kurriz te cilesise se produkteve dhe qytetareve pasi diezeli apo lendet djegese qe keto rafineri prodhojne jane jashte standartit per te mos folur per emetimet ne ajer qe jane gjithashtu jashte cdo standarti. Zbardhja e ketyre krimeve ne sektorin energjise ishte nje nga premtimet kryesore te koalicionit qeverises. Votuesit duhet te mbajne shenim se si qeveria qe kaloi ashtu dhe kjo e sotmja ne kete pike po sillen njesoj dhe mosveprimi i ministrit dhe qeverise per keto dy raste eshte e pafalshme dhe kompromenton rende qeverine dhe ministrine energjise.
Tosi dhe Sala e bene gjithe Shqiperine TEC.Sigurisht Sala eshte kampion per abuzimin pafre te parave te shqiptareve. Po nuk eshte vetem paraja e shkuar kot por imazhi i prishur i vendit dhe demi afatgjate qe po trashegojme. Dikur Rama thoshte per qeverine e PD se ate cfare ben ajo nuk e bente as pushtuesi. PD ishte me keq se pushtuesi se erdhi austriaku, italiani dhe me siguri edhe gjermami po te rrinte gjate dhe bene goxha vepra dhe infrastrukture qe i gezojme edhe sot ndersa ky na e beri si Vicidoli gjithe vendin.
Argument i llogjikshem po pse pikerishte tani qe TEC shkon drejt ngordhjes .Po te kthehemi prapa ky TEC eshte kundershtar qe kur u hodh ideja .Me qe ishin te iteresuar Italjanet e pas tyre Amerikanet budallenjte shqiptare, si zakonishte kur te huajte na rekomandojne dicka ,duartrokiten duke e quajtur kete marveshje nje sukses te shkelqyer te Qeverise ne pushtet .
Dolen disa inxhinjera politikane dhe e qetsuan popullin e Vlores qe kundershtonte kete shemtire ne pjesen me te bukur te bregdetit ranor te Vlores .Protesuesit futen bishtin ne shale, si gjithmone ne shqiperi,dhe sot themi si dote vihet ne funksjonim e kjo veper madheshtore.
Kjo veper eshte nje mashtrim i paster e i qellimshem per afere korruptive.Kjo loje e cmendur e inskenuar nga te shiturit nuk perfundon vetem me kete .Ka me qindra investime qe nuk perputhen me kerkesat dhe interesat e vendit .Jane pastrime te pastra parash qe kane renduar e do te rendojne ne kurrizin e popullit shqiptare .
Aktualishte Qeveria Rama nuk ka asnje force te mbylli gropat e Berisha-Nanos.Nuk i duhet bere pyetje se cdo beje ajo por ti drejtohemi Drejtesise te ndeshkoje gjithe autoret e ketyre veprave qe sprodhojne por hane dhe pa punuar .Cdo argument sa do shkencor te jete tani ska asnje kuptim .Bajgat le te mbeten te tilla deri sa tu dali pergjegjsia.
Gjithe Teci i Vlores te cmontohet dhe te ndertohet ne Memaliaj per te shfrytezuar qymyrin dhe gjalleroje jeten e zones dhe permiresuar bilancet energjitike
Problemi i TEC.it te Vlores ,pse jo dhe Petroliferes eshte i vjeter .Kjo fillon meplanifikimin e ketyre veprave qysh ne 2002-2003 Kur keto vepra u planifikuar,me gjithse ishin te pa dobisheme per vendin ton e madje edhe me passoja te renda mjedisore perte cilatPopulli i Vlores Intelektuale te shquarte vendit u ngriten te parandalonin kete ktastrofe Por si ka permendur dhe ZV.Ambasadori Stiven KRISTINA” perjekjet per te mbrojtur VLOREN i ngjan ndeshjes se DAVIDIT ME GOLIDIN ” . Sigurisht monopolet e Naftes ,qeveritebe tyre Se bashku me qeverite tona servile dhe gqazetare te 100 flamureve ben te dshtojne perjekjet per te mos lejuar ndertimin e tyre por Levizja qytetare VLONJATE dolli fitimtare duke mos lejuar katasstrofen e metejxheme AMBON dhe IMPIANTIN e INDUSTRISE SE RENDE te planifikuar te ndertoheshin ne gjirin e Vlores
Problemi i TEC.it te Vlores ,pse jo dhe Petroliferes eshte i vjeter .Kjo fillon meplanifikimin e ketyre veprave qysh ne 2002-2003 Kur keto vepra u planifikuar,me gjithse ishin te pa dobisheme per vendin ton e madje edhe me passoja te renda mjedisore perte cilatPopulli i Vlores Intelektuale te shquarte vendit u ngriten te parandalonin kete ktastrofe Por si ka permendur dhe ZV.Ambasadori Stiven KRISTINA” perjekjet per te mbrojtur VLOREN i ngjan ndeshjes se DAVIDIT ME GOLIDIN ” . Sigurisht monopolet e Naftes ,qeveritebe tyre Se bashku me qeverite tona servile dhe gqazetare te 100 flamureve ben te dshtojne perjekjet per te mos lejuar ndertimin e tyre por Levizja qytetare VLONJATE dolli fitimtare duke mos lejuar katasstrofen e metejxheme AMBON dhe IMPIANTIN e INDUSTRISE SE RENDE te planifikuar te ndertoheshin ne gjirin e Vlores