Ahmetaj takon homologun kinez: Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kinë, në nivele të reja

7 Qershor 2014, 14:31Politika TEMA

Në vijim të vizitës zyrtare në Kinë, ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Tregtisë së Kinës, Gao Hucheng, në kuadër të konferencës ministeriale për promovimin e tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik mes Kinës dhe vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore.

Ministri Hucheng shprehu kënaqësinë për progresin që është bërë në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve, duke theksuar që volumi i tregtisë mes tyre është rritur vazhdimisht në vitet e fundit.

Ministri Hucheng foli për eksplorimin që po bëhet për mundësitë mbi përfshirje në projekte ndërtimi dhe theksoi se një kompani kineze sapo ka blerë 51 për qind të aksioneve të një kompanie turke në Shqiperi. Ai u shpreh i kënaqur me progresin që po bëhet në tregti dhe bashkëpunim ekonomik dhe shprehu vlerësimin për historinë dhe traditën e dy vendeve në lidhjet tregtare mes tyre.

Ministri Ahmetaj falendëroi për mirëpritjen në Ningbo dhe theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë rritja e bashkëpunimit ekonomik me Kinën.

Jemi të lumtur të dëgjojmë që pas takimit të dy kryeministrave tanë në Rumani, lidhjet ekonomike mes nesh janë intensifikuar”, tha Ahmetaj.

Ai pohoi se volumi tregtar mes dy vendeve është rritur por, sipas tij, ka akoma shumë mundësi për të eksploruar dhe për të rritur import-eksportet.

Ministri Ahmetaj tha se Shqipëria ndodhet në një moment të mirë ekonomik të saj dhe kompanitë kineze mund ta përdorin Shqipërinë për tu zgjeruar jo vetëm brenda territorit të saj, por në gjithë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Përsa i përket blerjes së aksioneve nga kompania turke e kromiumit, ministri Ahmetaj tha se kjo ka dhënë një sinjal pozitiv tek pala shqiptare mbi interesin e Kinës në Shqipëri. Ministri vuri theksin në disa projekte madhore infrastrukturore të cilat do të ishin projekte me interes për Kinën, si: Rruga e Arbrit, Autostrada e Kaltër, Porti i Shëngjinit, hekurudhat, apo edhe projekte të tjerë në sektorët e energjisë, bujqësisë dhe kultivimin e peshkut.

Gjithashtu, ministri Ahmetaj propozoi hartimin e një memorandumi bashkëpunimi për transportin detar, propozim që u prit pozitivisht nga ministri Hucheng, i cili u shpreh i gatshëm për forma inovative të bashkëpunimit dhe siguroi së pala kineze do sjellë propozime konkrete gjatë muajit qershor.

Në fund të takimit, ministri i Tregtisë së Kinës inkurajoi kompanitë kineze dhe ato shqiptare të marrin pjesë në panairet që do të zhvillohen në të dy vendet dhe tha se qeveria inkurajon kompanitë kineze të investojnë në Shqipëri në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

“Inkurajojmë bizneset shqiptare të marrin pjesë në panaire për të promovuar tregtinë dhe investimet. Ne ju sigurojmë përpjekjet tona për të përmbushur çdo guideline të Nismës Kinë – EQL”, tha z. Gao Hucheng.

14 komente në “Ahmetaj takon homologun kinez: Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kinë, në nivele të reja”

  1. Kostandin says:

    Nqs doni te ndertioni e te zhvilloni me eficence infrastrukturen e Shqiperise Kina eshte partneri i duhur. Shikoni çpo ben ne Afrike…. Sot Kina ka para per te investuar, aftesi realizuese e teknologji te larte.
    Nje nga synimet kryesore te Qeverise duhet te jete krijimi i nje partneriteti dinjitoz ekonomik me Kinen.. E ti lene paragjykimet, bota sot ka ndyshuar.

    1. roza says:

      Bashkepunimi ekonomik me Kinen tregon mundesi te mira zhvillimi per vendin.

      1. denisa says:

        Ministri Ahmentaj po lobon dhe po perfaqeson denjesisht vendin ne Kine. Bashkepunimi me Kinen shume me interes per vendin.

  2. turi says:

    Keto jane hapa drejt zhvillimit!!!

    1. frida says:

      Shume e rendesishme per Shqiperine partneriteti ekonomik me Kinen.

      1. boris says:

        Bravo, ministrit per zgjedhjen e vendeve potenciale dhe qe jane te gatshme per bashkepunime ekonomike.

  3. Rajub says:

    bashkepunimin ekonomik me Kinen e ka enderr dhe Anglia…Prishja me Kinen ne 1978 ishte nje nga gabimet qe beri qeveria jone ne ate kohe

    1. X says:

      Rajub nuk u prish nga Shqiperia, por nga Kina.

  4. Mal Osdrimi says:

    Takimi eshte protokallar, fjalet dhe angazhimet jane miresjellje e rastit. Pse do thoni ju ? Arben Ahmetaj eshte I telendisur si vegel korruptive, ndaj autoritetet Kineze nuk marrin pergjegjesi me kete lloj bashkebiseduesi. Se kuptoj Cpati Rama qe afroi kete njeri, pse nuk vazhdoi Beni bizneset e veta ?

  5. Shkodra says:

    Bashkepunimi me Kinen dote rilinde ekonomine e vendit , po te bashkepunohet ne rindertimin e hekurullave , te porteve dhe industrise minerale dhe energjise , qeveria shqiptare dote vazhdonte ndertimin e vendit te lene pergjysem para 30 vitesh .

  6. Andi Leka says:

    Si vajti ajo puna e kinezches?

  7. Kjo eshte nje zgjedhje ezgjuar,qevria Rama eshte e para qeveri ne histories e shqiperise qe po Ben me te maren duhet mbeshtetur dhe Pershendetje per Pune te mire bravo,

  8. al says:

    Nuk ka diskutim se sot kina eshte fuqia me madhe ekonomike ne bote dhelidhja jone me kinen eshte vec zhvillim dhe progres.por ajo qe qeveria e sotme shqiptare duhet te sqaroje popullin eshte si ka mundesi qe komplet ekono iashqiptare eshte blere nga turqit tecilet kane arritur te bejne transaksione aksionesh me shtetet e tjera me pronat e shqiptareve.qe nano dhe berisha ben cfar i desh bytha me shqiperine duke e shitur te gjithe ekonomine ju pse nuk nxirrni pergjegjesite penale te tyre por perkundrazi lejoni firmat fantazma turke si kurum e calik te zhysin me poshte ate pak ekonomi qe ka ngelur.fatos nano ai i degjeneruar qe vjen here pas here dhe ben presione do fut ne burg dhe te ngordhi si qen bashke me kryekriminelin berisha.kujdes se ponuk reaguat per te gjitha keto shqetsime do humbisni thelle ne zgjedhjet e ardheshme se populli ju votoje per shprese dhe drejtesi dhe jo per paftesi dhe vazhdimesi ne keqperdorimin e . ekonomise.ky ahmetaj ka llafe shume por pune sbesoj qe ben.rama kujdes se po vazhdove keshtu pa nxjerr autoret e privatizimeve kriminale para opinionit shqiptar do humbesh dhe nuk vjen me ne pushtet.pse snqiperia sot i eshte shitur turqeve.?mos valle trajtimi nga ana e rames per turqine si vend strategjik per shqiperine msheh te gjitha ket afera.?nxirrni keto krimenela qe shiten shqiperine para gjygjit ose padisni prokurorin llalla per mos zbatim te ligjit.miliona $ qe i takojne shqiptarit shkojne ne xhepat e hajduteve te huaj dhe mafies shqiptare.

  9. Gava says:

    Qeveritare per ” Ringjalljen ” ! Njihjani borxhin Kines ! I merrni Kines 10 miliarde borxh, me perqindje te ulet dhe ja ktheni prej tij 2 miliardet qe ja kemi.Me 8 miliarde , kater prej tyre hidhjani bujqesise ! Pjesa tjeter fuqizoni infrastrukturen dhe perfundoni hidoeregjine e koncesioneve qe dhuroi Salihu !
    Vete keshtu behet Shqiperia! Lerini koqet e dashit prej Evrope e prej DASH – it

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje