Betohet Poroshenko: Nuk dua luftë apo hakmarrje. Duam anëtarësim në BE

7 Qershor 2014, 11:27Politika TEMA

Petro Poroshenko është betuar si president i Ukrainës, duke prezantuar një plan që synon të sjellë paqe në lindje të vendit.

Sipas BBC, tajkuni 48- vjeçar, që fitoi zgjedhjet e 25 majit, ofroi lëshime politike për njerëzit në lindje të vendit, duke theksuar se ai nuk do luftë apo hakmarrje.

Por ai i tha presidentit rus se Krimea, që është aneksuar nga Moska, do jetë gjithmonë ukrainase.

Poroshenko u inaugurua në prani të shumë zyrtarëve të huaj, përfshi zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.

Poroshenko, pronar i grupit “Roshen” të çokollatave, tha: “Nuk dua luftë, nuk dua hakmarrje, pavarësisht sakrificës së madhe të popullit ukrainas”.

Ai u bëri thirrje separatistëve në lindje të ulin armët, duke thënë se u siguron të gjithëve paprekshmëri, në rast se nuk kanë gjak në duart e tyre.

“Por ne nuk negociojmë me gangsterët dhe vrasësit,” tha ai.

Korrespondenti i BBC tha se fjalimi i tij ishte pjesërisht në rusisht, për t’iu drejtuar banorëve të zonës së Donbass-it.

Por salla u ngrit në këmbë dhe duartrokiti kur ai bëri komentet për Krimenë dhe për Bashkimin Europian.

Ai u angazhua se vendi i tij do të bashkohet me unionin.

Sa i përket Krimesë, ai tha se ajo do jetë gjithmonë e Ukrainës.

“Ia bëra të qartë edhe presidentit rus në Normandi,” tha ai.

“Nuk ka diskutime për integritetin territorial të Ukrainës. Unë do bëj realitet unitetin,” tha Poroshenko.

9 komente në “Betohet Poroshenko: Nuk dua luftë apo hakmarrje. Duam anëtarësim në BE”

  1. egi says:

    jo po, nese ta mban kruaje me Rusin http://bit.ly/1io2fYb

  2. debili i Temës says:

    Ik, mo pirdhu…! Bëj çokollata, e fito para, atë bëj ti… Lëri “pordhët” se do të marrësh përsëri Krimenë, se po bëhesh qesharak…

  3. tomsojeri says:

    Po mor koqe bashkoju Evropes se do ja shofesh hajrin !Do te vi edhe ty radha e do e qani me lot gomarllikun ! Evropomania ju ka zen syt e nuk shikoni me larg nga zinxhiri i pantallonave tuaja ! Skoni tani e merni borxhe e fusni FMN ne tav qe tju qendisi mir e te mos ngreni kok kurr !

  4. shefi says:

    krimene kerkoja atyre qe te sollen ne pushtet dhe qe kerkon tu vesh nga mbrapa sepse ata u bene sebep?

  5. demokrat says:

    Nje dite e re per kombin ukrainas, qe po paguan me gjak dhe sakrifica endrren per tju bashkuar Europes dhe larguar murtajes se Kremlinit. Rruge te mbare Ukraines se re.

  6. Heart Of Europe says:

    Ukraina do hyj me shpejte ne BE se Shqiperia.

  7. Limi, Kosove says:

    Ashtu si Kalifet qe mashtronin arapet me parajsen kuranore ashtu mashtrohen edhe popujt e evropes lindore dhe jug-lindore me Bashkimin Evropian

  8. Shqetesim habia says:

    O koqe per 10 vjet Rusia ka me ja kthy vete Krimene Ukrahines duke I kerkuar edhe ndjese.Nuk arrini te shikoni pertej hundes.Jane muhabete te veshtira per ju.Mbani shenim dhe flasin me 2024 nese nuk do keni rjedh fare nga trute.Hajt tung.

  9. Adi says:

    Dale, dale se dardha e ka bishtin mbrapa…dimri po vjen dhe te shikojme se me c’leke do ta paguajne gazin e rusit kete vit. Do jete dimer i ftohte per Ukrainen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje