PD ankohet: Rama ka pesë ditë në Venecia, kriminelët po hedhin valle

7 Qershor 2014, 18:34Politika TEMA

Partia Demokratike doli në një konferencë për shtyp për të thënë se Edi Rama ka pesë ditë që pushon në Venecia, ndërkohë që vendi po zhytet në krizë.

“Pasiguria e jetës është shtuar, ekonomia në rënie të përditshme, kriminelët hedhin vallen e drogës dhe kanë kapur administratën, ndërsa Edi Rama është prej 5 ditësh me pushime në Venecia.

I papërgjegjshmi kryeministër mban kumtesa për ngjyrat, por e ka zhytur vendin në krizë dhe në borxhe të panjohura më parë.

Paqendrueshmëria dhe shëndeti i tij mendor mund të kenë nevojë për bienale, por vendi ka nevojë të qeveriset me përgjegjësi të plotë.

Edi Rama gjendet në Itali, aty ku kreu i tij i Këshillit të Qarkut të Vlorës ka marrë pjesë në rrëmbimin e një fëmije, dhe prej të mërkurës ai nuk thotë asnjë fjalë për këtë akt të paprecedentë të dorëzimit të shtetit në duar kriminale.

I iku parlamentit, i iku opozitës, i iku opinionit publik. Por kjo është një ikje pa kthim. Kjo është në të vërtetë rënia e kryeministrit më të papërgjegjshëm që ka pasur ndonjëherë vendi dhe Partia Socialiste,” tha zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi.

16 komente në “PD ankohet: Rama ka pesë ditë në Venecia, kriminelët po hedhin valle”

  1. top bardo says:

    o silvia po ti edhe te shtunen punon mi .ik mi edhe ti bej ca dite pushime ne venezia a po nuk ke pare.

    1. AFERDITA says:

      A ka ligj tja mbylli gojen ketyre haleve me keto akuza monstruoze qe bejne?

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Kamikaze…

  3. nino says:

    Me te vertete nuk jan ne rregull keta PD-se , nuk kini me se te mirreni sot dhe sajoni gjera shume qesharake – tu haje mortja o njerez te shpifur- na turperuat fare …….

  4. rrofte pd me Komunistin sali,posht PP says:

    Edhe ti moj,silvi? po ne te mbanim per te mencur moj cupe,lere moj plakun,mire qe vet ka shkalluar nga trute e kokes,po ju ka shkalluar dhe ju te rinjve,moj budallacke.une nuk po them shko e behu me Edi Ramen a me PSne,e ti mburresh,po te flasesh me gjuhen e Kriminel berishes dhe Vrasesit basha,se pranoj dot nga ju te rinjte moj cupe.Hapini syte,e jini me realiste,cdo dite duket ndryshimi,dhe eshte si nata me diten,me kohen kur ne pushtet ishin dy vrasesit B.B.

  5. pakicat says:

    PRA KJO E PRANON SE KRYEMINISTRIT TONE IA KANE FRIKEN KRIMINELET E DROGES ….KJO ESHTE VLERE …

  6. Aljor says:

    E po te katandiset nje parti politike ne kete fare feje,vetem tek ne ndodh.Rregolloni shtepin tuaj njehere pastaj merruni me te tjeret.”Kur nuk ke buke ne shtepi,eshte harram sadakaja ne xhami”.

  7. Ladi says:

    Pirdh.., pirdh.., se lirohesh, keshtu na thonin njehere e nje kohe..

  8. vlora.aj says:

    Opo shyqyr qe na mbani me te qeshur.

  9. Perse behen I xheloze moj silva me nje s te vogel?
    Ty po te perdorin si mashe per te nxjerre geshtenjat nga zjarri,babushka yt salushi dhe vellaji per babe lulushi.
    A mund te me thuash kur do te kesh identitetin tend?
    Nje keshille:Mos u turr te marresh e te lexosh ato budallalleqe qe shkruajne pronaret e tu.Sa me larg atyreve,aq me mire per ty.Kur te besh komente e mira eshte te kritikosh nepermjet mendimeve te tua,pa mllef e pa perdorur genjeshtra,sepse eshte turp per ty si vajze re ,qe ke rene viktime e maskarenjeve,vraserve,hajduterve qe e kane shkatruar kete vend.Vjen nje dite qe njerez te tille te dalin para drejtesise ,po keshtu edhe ti moj Silva e shkrete viktime e te paskurpullve.KUJDES!

  10. al says:

    Po si nuk keni piken e turpit qe kerkoni akoma ramen te ju degjoj ju.opozite si ju jane per te qare me jevga.ju tha troc vazhdoni llapni se nuk merrem as une dhe as populli me ju.taktika qe ju ndiqni si opozite eshte me qesharakja.ndroni taktik,beni kritika qe qendrojne jepni mendime per reformat qe po ndermerren,beniautokritik per menyren kriminale qe ju drejtuat shtetin per 8 vjet,keshtu do te mund te ktheni deri diku besimin.me opozite si ju ,jo rama por dhe debili politikan qe mund te jete rrin gjithe jeten ne pushtet.mos vazhdoni me deklarata boshe se jeni bere gazi i botes dhe popullio qesh se si ukatandiset qe keshtu si po vazhdoni do te ktheheni ne ojq me salen ne krye.ed rama te jeni te sigurte qe kete vend do ta fuse ne rrugen europiane ,megjithse (organet e pamvarura qe varen nga ju,si presidenca,gjykatat e te gjitha niveleve,shishi dhe prokuroria nuk po shkojne me ritmin qe kerkon koha por dhe deri diku po sabotojne rrugen europiane.)shumica e shqiptareve ka besim se shqiperia nje dite do te kete drejtesi dhe prosperitet si te gjithe europianet.

  11. Shqetesim habia says:

    Cojeni edhe Salen ne Venecia ta beje demaskimin aty ne sy te nderkombetareve. hahaha.

  12. Xhimi Murano Venezia says:

    Une kam 14 vjet qe jetoj ne venezia ..po nje artikull aq me lavderata dhe me opinione ECCELENTE Nuk me kishin zene syte neper gazetat e Nord est di Italia . Bienalia e venezias i kushtoi ministris tone 65000 euro dhe do rri 4 muaj hapur ,kurse pangoja i PD kur ishte minister hodhi ne ha le 350000 euro per 4 here piblicitet tel cnn.venezia eshte nje vitrin e shkelqyer nje operazion marketingu i shkelqyer urime… P:s artikulli eshte tek La Nuova .gazeta me è madhe n’è nord est Italia

    1. - homeri- says:

      — ja nje sqarim konkret dhe me fakte per rendesin qe i kushton qeveria reklamimit te vendit

  13. Claus says:

    Duke mos qene kete radhe aspak „modest“ ndoshta komenti im do te kishte bere me shume efekt se keto konferenca shtypi me „kenge e valle“ te dala nga kullat ku rri si i ngujuar shefi i saj, Sali.
    Por absurdeti qendron se bashke me komentin tim tek titulli „Krenar per Shqiperine e artit e te kultures“, stafi i „Teme-s“ fshiu bashke me te dhe vete lajmin.
    Megjithate po e provoj edhe njehere ne kete rubrike, sepse ceshtja divergon ne nje pike: Tek xhirot e Rames neper bote.

    Ja komenti im i fshire me pare:

    „Mire qe ka vetem nje perfaqesim ne Bienialen e Venecias kjo Shqiperia jone plot „kulture ne arkitekture“, sepse po te kishte perfaqesime ne ato qindra e qindra exhibition-e qe hapen ne tere boten kete vit, ky njeri-kryeminister nuk do te kishte lene rruge pa marre.
    Nje exhibition krejt i zakonshem, megjithate kryeministri yne merr rruget dhe mes shqiptaresh ben reklame per Shqiperine.

    Kishte harruar Artan Lamen, se ai sikur merret me „vjetersirat“ arkitekturore, por si duket Lame eshte i zene me „modernet“ pa leje dhe nuk gjen dot kohe te lire per nje trip ne Venedig.
    Nuk u pa ndonje vizite nga kryeministri i Serbise, i Italise, i Malit te Zi e ndonje nga anet tona ballkanike pervec ketij tonit.
    Po hajde, hidhu njehere andej matane „Mare Nostrum“, degjo dhe shiko ca kuratore per arte, qe flasin sikur jane ne ndonje planet tjeter duke „hedhur“ parane ne projekte me pak mbreselenie si ky i Venices.
    Duket qe dicka i mungon ketij njeriu dhe mos qofsha gabuar, por me duket qe „fajtor“ eshte Perendia qe ka hedhur per fat te keq ne Shqiperi kete njeri, qe tashme i duken edhe kryeministrat e vendeve te BE drejtore shkollash.
    Nuk e di ku e gjen kohen te degjoje brockulla kuratoresh milionere, kur perpara ka nje mal me pune dhe halle njerezish te pasosura?
    Vec habise gje tjeter nuk te shkakton ky kryeminister, i lindur ne pallatet me tulla te kuqe prane unazes!“

  14. -Xhuliet do vije Romeo mos pi helmin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje