Përpara vendimit të vendeve anëtare për statusin kandidat është Vjena këtë herë që është angazhuar në nxitjen e unionit për të mos hezituar të votojë pro Shqipërisë.
Si vijim i konferencës së pak ditëve më parë të zhvilluar në kryeqytetin austriak, ku u konfirmua mbështetja për procesin e avancimit në BE, ministri i Jashtëm i këtij vendi, Sebastian Kurz iu ka nisur një letër homologëve të vendeve të unionit, baroneshës Catherine Ashton dhe Greqisë, si vendi që mban presidencën e radhës së BE, me përmbajtje theksimin e progresit të Shqipërisë dhe përmbushjen prej saj të kushteve të vendosura.
Ndërsa vetëm gjashtë muaj më përpara këshillit të dhjetorit, e njëjta nismë nga vendet fqinje të Shqipërisë u firmos nga dhjetë vende anëtare të BE-së, këtë herë duket se numri i shteteve që kanë hedhur firmën për statusin e Shqipërisë është rritur drejt dyfishimit.
Përfshirë Greqinë, janë 17 vendet anëtare të BE-së që kanë firmosur letrën e cila nis me vlerësimin e vullnetit të treguar nga qeveria e re shqiptare në fushat prioritare, ku veçohen arritjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat janë intensifikuar, thuhet në letër, dhe për të cilat qeveria ka treguar vendosmëri.
“Duke u nisur nga angazhimi dhe progresi i Shqipërisë, ashtu si u nënvizua në raportin e qershorit të 2014-s, qartësisht meriton që vendet anëtare të Bashkimit Europian t’i njohin statusin e vendit kandidat. Shqipëria bindshëm ka përmbushur kushtet e vendosura nga BE”, thuhet në letër.
Ministrat e Jashtëm firmosës të letrës konfirmojnë rritjen e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për respektimin e sundimit të ligjit, e forcimin e institucioneve të anti-korrupsionit. Duke nënvizuar edhe shembuj konkretë të këtyre arritjeve, si dhe vullnetin e treguar për fillimin e reformës në drejtësi, ministrat e BE-së përsërisin mbështetjen për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë.
“Kjo do të inkurajonte Shqipërinë në vazhdimin rrugës së reformave dhe për mbajtur vrullin e saj. Zgjerimi është një proces që ka rregulla strikte. Është e rëndësishme të tregojmë se kur kushtet janë përmbushur, BE duhet të jetë gati të shpërblejë progresin dhe të ndihmojë vendet në rrugën e tyre të anëtarësimit. Dhënia e statusit të vendit kandidat Shqipërisë do të jetë një sinjal i fortë për vendet e rajonit, për fuqinë transformuese dhe stabilizuese të procesit të zgjerimit, proces që është njëkohësisht në të mirën e qytetarëve të BE dhe atyre të vendeve aspirante gjithashtu”, nënvizohet në letër.
Letra, që ka qarkulluar në kancelaritë europiane përgjatë tre ditëve, është një sinkronim i plotë i raportit të Komisionit Europian në rekomandimin për statusin Shqipërisë. Megjithë sinjalet mbështetëse të Gjermanisë, Holandës dhe Danimarkës, firma e tyre mungon në këtë letër për shkak të proçedurave të brendshme, ku duhet të informohet më herët Parlamenti i tyre kombëtar.
Deri tani asnjë vend nuk i ka thënë “jo” statusit kandidat të Shqipërisë, por mbetet për t’u pritur dhe parë qëndrimi i Francës dhe Anglisë, vende në të cilat euroskepticizmi është rritur ndjeshëm, siç tregoi edhe vota për Parlamentin Europian. Por pavarësisht ekuilibrave të brendshëm të vendeve anëtare, ajo që nuk mohohet sipas vlerësimit të Komisionit Europian është progresi i dukshëm i Shqipërisë në muajt e fundit.
E pavarësisht çertifikimit nga raporti i Komisionit Europian se Shqipëria i dha vendeve anëtare atë që kërkuan, kohën dhe progresin, diplomacia shqiptare mesa duket do të vijojë deri në momentin e fundit komunikimet me qeveritë e unionit, ku spikat vizita e kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm në Francë pas pak ditësh dhe ministres së Integrimit në Angli në të njëjtën kohë, komunikim gjatë të cilëve do të shprehet bindja e konfirmuar edhe në këtë letër, se Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat./TCH
Bravo Austria si gjithmone mbeshtet Albanine qe heret …
A mund te me thote dikush,nese duhet nje miratim unanim per pranimin si vend kandidat,apo mjafton shumica,apo nje numer i caktuar?Nqs eshte nje vendim unanim,i bie qe ne,per tekat e nje vendi te vetem,te mos e marrim statusin.Gjithsesi nuk e shoh marrjen e statusit si nje arritje te madhe,thjesht e shoh si pozitive afrimin me perendimin sesa me lindjen.Nga Lindja vetem prapambetja na ka ardhur.
Cdo vend ka te drejten e vetos. Normalisht ai vend qe mund te jete kunder do bind dhe 2-3 te tjere qe mos te dali si delja e zeze vete. Ja kam shume friken Anglise dhe Frances se do perdorin justifikimin e zgjedhjeve te fundit ku skeptiket e EU fituan shume terren. Ne Angli zgjedhjet parlamentare jane ne 2015 keshtu qe duke I dhene OK Shqiperise per vend kandidat kryeministri Cameron do humb me shume vota vitin qe vjen. Fatkeqesisht political e brendeshme e ketyre vendeve do kete ndikim direkt per ne. Mgjtht shpresoj ta marrim se mjaft pritem. Nuk eshte vetem afrimi me Perendimin po dhe investimet dhe fondet qe vine nga EU qe nga momenti qe ne marrim statusin e vendit kanditat.
duhet mratim unanim
Eshte i vetmi vend ne bote qe na ka ndihmuar si vellait dhe kaluar vellait.
Ne cdo kohe dhe situate.
Bravo, Bravo, Bravo
Perpara 2 javesh,lexova ne media se, ne emer te ekselences vlonjate neper bote, vecanerisht ne Europe, ishte Fate Velaj qe ju dergoj nje leter te gjitheve: si ministrave te jashtem ashtu dhe presidentave te parlamenteve te 28 vendeve anetare te BE.
@A””””
Mjafton një vend i vetëm të thotë JO dhe nuk merret.
Për fat të keq këto janë rregullat.
ce do qe te marim stasin kur ne evrop sdalim dot te lir dhe te punojm thjesht vezhgus do jemi gjeri ne vitin 2021 gjeri atehere kush ron e kush vdes tani qe kemi b…e per pun sna len kur te na len te lir ne evrop na kan ren b….t
A mund te me thote njeri mor amani se cte re do sjelli ky status per Shqiptaret???
Austriaket katolik do ta ne mbeshtesin ne formimin e Ilirikumit edhe nji her, nuk eshte hera e pare qe austriaket katolike na kan nimua kuner sllavoorthodoxeve, levantinoorthoodoxeve te Hellasit e turqeve te Sulltan Muratit…bejeni nje llogari o milet, shtetet me te zhvilluara ne Ballkan e me me te ardhme jan katolike(Kroacia, Slovenia, Hungaria) sepse jan kulturalisht pro-zhvillimit e jan me te hapur ndaj mjedisit..
Perenia e bekoft Austrine, e Ilirikumin e Agronit e Teutes!