Meta vizitë në Kuvajt: Forcim bashkëpunimit midis dy vendeve

8 Qershor 2014, 12:07Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta niset sot për një vizitë zyrtare në Kuvajt me ftesë të homologut kuvajtjan, Marzouq Al-Ghanim. Sipas një njoftimi për shtyp nga Kuvendi, gjatë vizitës së tij kryeparlamentari shqiptar do të pritet nga homologu kuvajtian dhe krerët më të lartë të Shtetit të Kuvajtit.

Në këtë vizitë Meta shoqërohet nga një delegacion parlamentar, i përbërë nga nënkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kuvajt Shpëtim Idrizi dhe deputeti Musa Ulqini.

Kryetari i Kuvendit shprehu bindjen se kjo vizitë e parë e tij në Kuvajt do t’i kontribuojë forcimit konkret të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai shprehu po ashtu mirënjohjen për punën e ambasadorit kuvajtian në Tiranë, Najeeb Al-Bader për realizimin e kësaj vizite të rëndësishme. 

4 komente në “Meta vizitë në Kuvajt: Forcim bashkëpunimit midis dy vendeve”

  1. Te qofte udha e mbare ,te keqen Nunuja,po te kishe marr edhe ate cupen qe i zure vendin,Jozefinen,mbase bente ndonje xhiro me motorr .Per Ty nuk kam merak ,se nuk je zevdalli ……..Hajt,vavsh e ardhesh shendoshe ti megjithe shoke.Ke te fala edhe nga Aneja nga Tepelena,se desh me doli nga mendja.

  2. Marshalla says:

    Hajde rruga e mbare ty dhe Qimit! I mori valixhet me parà Qimi, ti fshehe ne Kuvajt? Po me ty o Like ç’lidhje ka ky Qimi qe ke filluar ta mbash mbas vetes kur shkon jashte shtetit? Ti nuk besoj se ke nevoje per sponsor se paguan gjithçka shteti per ty. Apo ben Qimi ndonje dorovitje per shopping?
    Interesante kjo vizite. Shkohet per te kref leke apo per te fshehur leke? Aman o Ilir mos na ler me kete dyshim

  3. Like leshi says:

    Ky po qe eshte grup serioz,mos ta hajme ne sysh….! Ju qofte per hajer,megjithese rruga eshte e gjate dhe plot te papritura. Udhetoni pa merak se ka kush kujdeset per ju….

  4. Ezel says:

    Hajde grup serioz hajde. Me Gramoz cullufen dhe Musa lavatricen. Rrofte grupi i miqesise Parlamenti shqiptar & Kuvajt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje