“Shuplaka” e Daut Gumenit: Të përndjekurit po përdoren nga përndjekësit e tyre

7 Qershor 2014, 18:58Politika TEMA

Daut Gumeni, shkrimtar dhe ish- i përndjekur, komentoi grevën e urisë së ish- të përndjekurve, duke thënë se nuk e kupton se përse ata duhet të përkrahin një krah apo një krah tjetër politik.

Gumeni tha për Ora News se ish- të përndjekurit po keqpërdoren nga ata që i kanë përndjekur.

Ai madje thotë se nuk e kupton se si mund ta kryesojë grevën e ish- të përndjekurve një njeri që nuk ka bërë asnjë ditë burg.

“Në një vend që nuk siguron dot ujë, të përdoret greva ose më keq, të keqpërdoret greva për të zgjidhur probleme, nuk më duket e arsyeshme.

Por që të përndjekurit politikë të diktaturës kanë qenë të keqpërdorur në gjithë këto vitet e tranzicizionit, e dinë më mirë se të gjithë, vetë ata.

Nuk e marr vesh se ç’u duhet të përndjekurve të përkrahin një krah apo një krah tjetër, megjithëse kanë një institut integrimi e nuk kanë filluar të integrohen normalisht në shoqëri.

Unë ua respektoj vuajtjen të gjithëve, edhe atyre që nuk njoh, edhe që kanë qenë si kanë qenë të përndjekur politikë…

Se tani është spekuluar aq shumë me statusin; se më shumë bërtasin se kanë qenë të pëndjekur, ata që s’kanë të bëjnë fare me përndjekjen politike nga diktatura, sesa ata që kanë qenë të përndjekur vërtet.

Dhe unë s’e marr vesh se si mund të kryesojë grevën e të përndjekurve një njeri që s’ka bërë një ditë burg.

Bile arrin në absurditete të tilla sa thotë se “burrin e parë të tezes sime e çmendi diktatura ndaj unë jam i përndjekur”.

Ne kemi plot gjëra për të qeshur, por jo për të qeshur me dhimbjen. Dhimbjen unë e respektoj, po janë keqtrajtuar në atë masë sa kanë rënë në sindromën e Stokholmit. Ju pëlqen t’u shërbejnë atyre që vazhdojnë t’i përndjekin.

Përse duhet t’u japin status politik mijëra vetëve?!

Ata që vinin çdo gjashtë muaj për t’u ndarë me gruan pa pasur grua, e kanë marrë statusin. Status politik në çdo vend normal me qeverisje duhet të kenë vetëm ata njerëz që nuk janë thyer nga e keqja. Ata qenë vërtet të burgosur të ndërgjegjes, jo çdo zullumqar që e zuri “autoburgu” rrugës. Në të vërtetë, kjo është bërë qëllimisht që të ngatërrohet i burgosuri i mirëfilltë me ata që recitojnë të përndjekurit”.

27 komente në ““Shuplaka” e Daut Gumenit: Të përndjekurit po përdoren nga përndjekësit e tyre”

  1. Lami says:

    Po mire thot !! po kujt ja thua o z. Daut Gumeni ?…….

    1. MARA says:

      Po tja thote vetes o Lami!!!

      Si u perdor Gumeni nga Fatos Nano….e pastaj u afro tek Edi Rama e pastaj….Tani qe mbeti pa gje e mblodhi mendjen!!!

      Ish te perndjekurit kane gjith ete drejten e tyre te mbeshtesin cilin krah kane per zemer dhe kjo nuk eshte perdorje, perkundrazi eshte pergjegjshmeri per te bere dicka per vendin e tyre. Greva e urise eshte me se banale jo vetem nga ish te perndjekurit por nga kushdo qe ka nje problem per te zgjidhur.

      Problemet nuk zgjidhen me greva por me perfaqesi neper institucione.
      Ish te perndjekurit te punojne qe ajo gje e dhimbshme te mos perseritet me kurre ne kete vend. Sepse 23 vjet ka vazhduar perndjekja e ish te perndjekurve nga te njejtit persona e me te njejtat metoda.

      1. neda says:

        Cdo njeri mund te shkruaj si te doje, eshte i lire natyrisht, por nje gje duhet te kuptojme me mire : Ata qe kane qene te perndjekur politik realisht, nuk kane te bejne fare me ata qe bejne greve urie, apsolutisht, te perndjekurit realisht politik, te modelit Gumeni, jane shume,shume pak. Te perndjekurit politik real kane qene e jane njerz me vizion per shoqerine, ku do te vecoja Z.Gumeni, Z.Ngjela, intelektual te mirefillt dhe me njeohuri per te bere ndryshime ne sistem e shoqeri,por i denuar per politike quhet edhe ai psh.nje rast real nga Selenica e Vlores,nje i pa shkolle,injorant, mbi 70 vjec ne bisete me te tjeret duke pire raki tha :nje here erdhi Mehmet Shehu ne Selenice dhe u tha banoreve te lindin sa me shume femije se vendi ka nevoje dhe grate e selenices ngelen te gjitha me barr.Per kete ky u denua 5 vjet per agjitacion e propagande. E solla kete shembull se kjo kategori nuk ka te beje fare me perndjekjen per politike.Te perndjekur real politik shqiperia i ka me kokrra, dhe nje nder ta eshte edhe Z.Gumeni qe ka bere kete artikull.

    2. tarasi says:

      Te persekutuarit politike ne kete sistem kane zene vendin e atyre qe ishin familje deshmori ne sistemin e kaluar.Dje kur beje autobiografine per ndonje pune shkruaje…une i nenshkruari…..rjedh nga nje famile e lidhur fort me luften….sot kur ben cv-ne per pune shkruan…une i nenshkruari….rjedh nga nje familje e persekutuar etj….GALLATE…

      1. MARA says:

        nuk eshte ashtu!!!

        Nese nje person ka vuajtur ne lekuren e tij luften e klasave perpara 90 tes, duhet ta denoncoje pa frike luftene e KATOVICES

  2. Lahuta says:

    Si cdo gje tjeter ne kete vend, edhe kauza fisnike e te burgosurve politik, synohet te legenoset e te keqperdoret se pari nga vet keta mjerane dhe pastaj nga ata qe i terheqin per hunde, duke i katandisur ne zvarranike te vertete.

  3. Aljor says:

    Ju admiroj zoti Gumeni per llogjiken dhe shpirtin e paster qe keni kur analizoni problemet e shoqerise shqiptare.Keta “greviste” nuk jane te perndjekur qe duhen nderuar,por jane “mercenare”qe shfrytezojne konjukturat politike per perfitime personale.

  4. rrofte pd me Komunistin sali,posht PP says:

    Opo te lumte,o Daut! Po pse kaq e veshtire eshte ti gjejne e te klasifikohen me saktesi se kush eshte vertet i persekutuar politikisht? Po dhe sikur te ishin 1milion te burgosur politik,tere keto vite do i kishit nxjere me saktesi.Se kan fituar status dhe ata qe kane qene per vjedhje,apo per b… q…e,

  5. barba says:

    I Nderuar zoti Daut ,ju kam ndjekur vazhdimisht ne bisedat televizive dhe kam krijuar nje simpati te vecant sepse jeni realist.Dua te te pyes keta status te perndjekur politik jane mare me tre firma pa vendim gjyqi,pse duhet te ndodhe keshtu ,mos valle kane frike te hapen dosjet e gjyqit ,apo dalin spiun te gjithe.DHe diktatoret qe u denun tani ne trazicjon u dm shperblyen me vendim gjyqi, keta i kerkojne leket pa vendim , besoj se me kupton.Respekte

    1. Veterrani i LUFTES! says:

      Shoke: te perndjekur jane vetem ata qe mbeshtesin shokun Gramoz. Te tjeret jane agjente te borgjezise. Po!

  6. Shqetesim habia says:

    Nga ata qe quhen te perndjekur shume pak ka te tille, te tjeret jane vetem viktima te regjimit komunist, si 95% e popullit ne ate kohe.
    Pa asnje vision politik,pa ideale pa le me teper.Pas 24 vjet te ndryshimit te sistemit dine me kerku vetem pare nga taksapaguesit.Te persekutuar leshi. Lypsare paresh, bertasin edhe per Enverin po u dhane pare.Rob koti.

  7. antoni says:

    rraliteti keshtu eshte po dretojne ata njerz qe nuke e dine rralitetin, se kam edhe me banale se qthoni juve jane denuar per vjedhje de jane trajtuar si te perndjekur

  8. Drejtesi says:

    Nuk besoj se z.Gumeni ka te njejten vijueshmeri jete me te perndjekurit e tjere .Cili eshte morali qe perfaqson ne rastin konkret ? Te perndjekurit te ulin koken dhe te presin lemoshen e radhes nga inkuzatoret e tyre ? Z. Gumeni ne rastin konkret nuk eshte i drejt ,eshte pozicionuar ne njerin krah te politikes dhe ska te drejte morale te kerkoj nga te tjere te perndjekur te qendrojne jashte partive dhe ndikimeve politike dhe aq me keq tju mohoj te drejten qe kane per te kerkuar te drejtat e tyre te mohuara .Ne rastin konkret po abuzon ne emer te rehatit te vete, te fituar gjat ketyre 23 viteve . I ngopuri kurre smund te kuptoj te uriturin ashtu si dhe i rehatuari nuk mund te kuptoj te mjeruarin.

  9. Eri nga Fieri says:

    Mire fare zoti Daut Gumeni e qe ne thelb ky qendrim ngjan atyaty me intervisten e legalitetistit Sulejman Gjana te VOA-L online. Te jete rastesi…

    Sulejman Gjana – Legalistët shprehin solidaritetin e tyre me grevën e urisë nga (ish) të persekutuarit politikë. Greva e këtyre ditëve na rikujton se kërkesat legjitime dhe të përsëritura pa ndërprerje prej më shume se 23 vitesh nga kjo shtresë në përgjithësi, kanë rënë vazhdimisht në vesh të shurdhër. Kjo shpërfillje dhe nëpërkëmbje mashtruese që i është bërë kësaj shtrese nga politika, tregon se kapitulli i persekutimit komunist nuk është mbyllur, por mbetet ende një plagë e hapur për mbarë shoqërinë shqiptare.

    Dëmshpërblimi i kësaj shtrese nuk lidhet vetëm me atë monetar. Sepse nëse lidhet vetëm në këtë mënyrë, atëherë nuk do kishte thesar shteti për të dëmshpërblyer gjithë ato vuajtje dhe jetë të marruna e të shkatërruara padrejtësisht nga komunistët. Nisur vetëm nga aspekti monetar, mund të përfitojnë edhe elementë që janë dënuar kryesisht për vepra të rëndomta, duke u anashkaluar fisnikëria e kombit që e ka derdhur gjakun pa llogaritur edhe flijimin për kauzat që shqiptarët dhe politikanët e derisotëm i përqafuan me vonesë dhe veç kur nuk patën rrugë tjetër.

    Nëse një ish i burgosur i mëshon vetëm idesë ”Duam paret tona”, kjo tregon se qëllimi vet nuk synon shpërfaqjen e skrupujve të fisnikërisë, por shpalosjen e instinkteve materialiste të vegjëlisë.

    Çdo lloj orvatje tinëzare nga cilido lloj pushteti për t’i përzier të burgosurit e veprave ordinere me të burgosurit e ndërgjegjes, është helmi që klasa politike kripto e neokomuniste përdor për të goditur djallëzisht ashtin e kësaj shtrese fisnike deri ne vdekje. Qofte letrat me vlerë e qoftë premtimet në erë, janë mënyra më e sofistikuar që çështja e të burgosurve të ndërgjegjes të vonohet derisa të përgojohet nga shoqëria si diçka e bezdisshme, e të kaloje kështu në harresë. Prandaj, trajtimi me seriozitet dhe emergjencë i këtij problemi nevojitet të ketë përparësi për klasën politike, sidomos për ata që nuk e kanë nëpërkëmbur deri me sot një kauzë kaq të shenjtë.

    Por, a nuk është hapja e dosjeve domosdoshmëria vetë që do të hedhë dritë në të kaluarën e errët dhe të errësuar qëllimisht nga klasa politike? A nuk është më e udhës që fillimisht të njihen publikisht persekutorët, e me pas edhe bashkëpunëtoret e tyre? A nuk është kjo mënyra qe bën të dallohen qartë të burgosurit e ndërgjegjes (ata që vërtet vuajtën për arsye politike nga lufta e klasave – dhe më pas ata qe vuajtën nga lufta brenda llojit – te pushtetit diktatorial) nga ata të materies; si dhe të përcaktohen shkaqet dhe pasojat e veprimeve të dënueshme penalisht apo edhe moralisht?

    Hapja e dosjeve nuk duhet të përdoret më për presion politik dhe trajtimi i çështjes se ish të përndjekurve dhe të burgosurve politikë nuk mund të ndahet nga dekomunistizimi i vendit, aq më tepër në kushtet aktuale kur qarqe te caktuara synojnë rehabilitimin e diktaturës dhe diktatorit Hoxha. Shoqëria shqiptare dhe vendi kanë nevoje te ballafaqohen me realitetin e hidhur dhe të mbyllin një herë e mirë faqen e errët të historisë komuniste. Në këtë kuptim, dënimi penal i krimeve të komunizmit, në bllok, apo i individëve që kanë shkaktuar krime në emër të pushtetit që gëzonin gjatë diktaturës komuniste, vlen të jetë parakushti i çdo shpërblimi civil të mëtejshëm për shtresën e ish të përndjekurve dhe të burgosurve politik.

    Në kuadrin e dekomunistizimit të vendit, është e papranueshme që rishikimi i historisë t’u ngarkohet atyre pseudo historianëve që e kanë deformuar e përdhosur në shërbim të ideologjisë komuniste; por historia dhe tekstet shkollore duhet të rishikohen nga historianë te mirëfilltë, me qëllim që të ndërgjegjësohet shoqëria dhe sidomos brezat e rinj për dëmet e rënda që periudha komuniste dhe sistemi i tij i sollën vendit dhe popullit tonë.

    Vetëm pasi të realizohet kjo, ish të përndjekurit dhe të burgosurit politikë nuk do te jenë më të mashtruar dhe do të mund të rehabilitohen e integrohen plotësisht në shoqëri. At’herë do të mund të justifikohet në thelb edhe dëmshpërblimi i tyre.

    Ky dëmshpërblim mund të realizohet pa vonesë nëse verifikohen pasuritë e ish kuadrove të niveleve të dyta e të treta të ish-nomenklaturës komuniste dhe të familjarëve të tyre. E në rastet kur këto pasuri janë siguruar falë lidhjeve të tyre me pushtetin komunist, pse vallë mos t’u sekuestrohen dhe të shërbejnë për dëmshpërblimin e atyre që vuajtën për arsye të ndërgjegjes?

    Kështu, edhe haka do të mund të shkojë te i zoti. Sepse kështu, të gjithë familjarët e të rënëve dhe ata që vuajtjen gjatë diktaturës komuniste për vlerat e shenjta të lirisë, demokracisë, kombit dhe orientimit perëndimor, nuk do të ndjehen më të tradhtuar dhe do të gjejnë paqe me vetveten dhe shtetin e tyre.

  10. ajaza says:

    Nje i njohuri im me tha nder te tjerash keta ish te perndjkurit duan parate apo kane ndonje problem tjeter se per mendimine tij ata i ka versulur PD gjoja per parate te cilat PD qe ish deri dje nuk ja u dha po pse u kujtuan sot keta dhe nuk e bene kete greve 8 muaj me pare e une nuk di si eshte e verteta dhe nuk i dhashe dot pergjigje ju miq si e cmoni keto probleme pra Parate dhe Greva e PD se shohim qe vene ata te PD atje dhe ata te PS nuk duken fare.

  11. Ligji says:

    Njeri vertet per tu respektuar

  12. anonim says:

    shuplakat e grushtat i ke fiksim ti mero bythepirsi!

  13. Leone-53 says:

    Daut Gumeni duhet te bej te gjitha perpjekjet qe si ish i burgosur politik te perdori autoritetin e tij politik (ne FRD) qe te gjithe atyre ish te perndjekurve politik qe u ka ngelur ne dore letrat me vlere (me mire pa vlere) qysh prej 1994 tu konvertohet ne lek si gjithe te tjerve.
    Do ta quaja ne nje fare mase kthim dinjiteti!

  14. babo says:

    Po perse thua keshtu zoti Gumeni, ju e dini fare mire se ne qofte se njeri e pesonte politikisht atehere gati i gjithe fisi e pesonte, p. sh. hynte njeri vella i martuar ne burg atehere e pesonin vellezerit e motrat e burrat e motrave dhe nipcet megjithese ishin familje te ndara. Nerin qe njoh une e persekutonin per vellane e gjyshit te cilin ky nuk e kishte njohur ndonjehere.
    Ti po perdoresh zoti Gumeni, sepse po flet ne nje situate te ndere e kundra bashkevuajtesve te tu, por edhe ju te perndjekurit u bete si kembet e dhise dhe i sherbyet edhe persekutoreve tuaj, kete po ben ti tani…..

  15. astrit gora says:

    dauti eshte spiun i sigurimit dhe behet shume aktiv per te sjelle ne pushtet bijte e krimineleve ky hor me 97 u reshtua me socjalistet ne vlore se ata i premtuan vende ne qeveri dhe me shume sigurimsa te tjere krijuan forumin per deemokraci por ps si prezervative qe i ka i la ne hije edhe 2013 bene greve dhe ju vinin zjare shokeve dhe vet rinin ne klube bashke me veterinere topin sirtaret e zyrave te ps jane plot me dosje te tipit gumeni topi oketa nazarko e kompani

    1. joti says:

      gore je, gore do vdesësh!

  16. egi says:

    po sigurisht qe po keqperdoren, Veliaj foli shume qarte per te perndjekurit, kauza e ketyre me duket se nuk qendron fare: http://bit.ly/1kNbzas

  17. Laver Stroka says:

    E NJOH NGA AFER SHKRIMTARIN DAUT GUMENI QYSH PREJ SHKOLLES SE MESME TE PERGJITHESHME “ABAS SHEHU” TEPELENE.KAM NDJEKUR GJYQIN E TIJ TE ZHVILLUAR NE SALLEN E MADHE TE PALLATIT TE KULTURES TEPELENE.PREJ ATEHERE E NE VAZHDIMESI NUK KAM PARE NDONJE LUHATJE NE IDETE DHE QENDRIMIN E TIJ POLITIK DHE SHOQEROR. UNE KAM QENE DHE JAM JO NE KRAHUN E TIJ POLITIK, POR E KAM ADMIRUAR ZGJUARESINE, BURRERINE DHE HUMORIN E TIJ TE HOLLE. KUR KA QENE NE BURG ME VELLAIN E TIJ U KAM SIGURUAR SYZAT QE MI DHA POROSI NIPI I TIJ QE BANONTE NE GUSMAR. NIPIT TJETER TE TIJ, MJESHTRIT TE GUZHINES RISTO GUMENIT I KAM FALUR SHTEPINE QE KISHA NE FSHAT PARA VITIT 1990. ME KETO THEM SE KY SUA KA BURRERI DHE PER KETE I KAM RESPEKTUAR JO NGA BINDJET POLITIKE TE KUNDERTA ME TE MIAT.
    INDINJOHEM KUR DIKUSH E PARAGJYKON DAUTIN SI “INTELEKTUAL TE LENGSHEM”!
    AI LUHATJE S’KA BERE NE QENDRIMET E TIJ PARA PROKURORIT KUR NE RRETHANAT E KRIMIT TE NDODHUR NE GUSMAR NGA BANDA E MUSTAFA KORDHOCES, QE VRAU SEKRETARIN E KURVELESHIT TE SIPERM, MUND TE KALONTE EDHE NE PLUMB. POLITIKANET E KETYRE 23 VITEVE AI I KA PARE SI KUKULLA, POR KURRE SI PADRONE, SIC I KANE PARE SHUMICA E “INTELEKTUALEVE” .
    AI THOTE NJE TE VERTETE. KETE TE VERTETE DUHET TA MARRE NE KONSIDERATE SHTETI I SOTEM NESE KERKON TE RRITE PRESTIGJIN E VET.
    NUK JAM PER SHPERBLIME TE SHKELESVE TE LIGJEVE TE SHTETIT, POR AKOMA ME SHUME TE HAJDUTEVE DHE PEDERASTEVE QE NA SHITEN SI HERONJ DHE DISIDENTE. HAJDUTET, KRIMINELET, SPIUNET E TE HUAJVE JANE FUNDERINA TE NJE KOMBI. ATA I DENON LIGJI NE CDO SISTEM EDHE NE KETE SHEKULL. NJEREZ TE KATEGORISE SE DAUTIT JA VLEN TI KESH KUNDERSHTARE. ATA E DUAN KOMBIN AQ SA EDHE UNE. IDETE DREJT TE ARDHMES I KANE TE NDRYSHME NGA TE MIAT. KJO ESHTE E DREJTE E TYRE. SIDOQOFTE TE GJITHE JEMI TE DETYRUAR TI BINDEMI VULLNETIT TE SHUMICES. JANE ISH “FANATIKET” E DJESHEM TE PARTISE SE PUNES SI SALI BERISHA ET CO.,QE GATUAN ME AGJENTET DHE SPIUNET E ARMIQVE TE KOMBIT TONE KETE KATRAURE QE NA VUNE TE SHAHEMI, PESHTYHEMI DHE VRITEMI DUKE CUAR UJIN NE MULLIRIN E ATYRE QE NUK KANE DASHUR TE KEMI AS SHTET DHE AS KOMB.

  18. ben says:

    Kush ka te drejten ti hapi dosjet ? Ti hapin dhe shumica e ketyre kan qen minj birucash kan denuar e ridenuar kan shit bythen per cigare vinin ne kamp te verdh dyll mbasi kishin denuar djem nenash kot varr mos pasni spiunet e qelbur , hapni dosjet legena .

  19. Nje meleon pelesher says:

    Dhe dauti (me perjashtim te sales) eshte treguar kampion i ketij sporti…

  20. alexander says:

    Nje djall e di perse keta ish pronaret, ish te burgosurit politik, ish atdhetaret jane te gjith shqipo-islamo-turq?? Pasi moren nga sulltanet tokat per shèerblimet e tradhetive qe ben, pasi ter jeten u vun kunder vellezerve outokton kristan, keta duan dhe toka e dem shperblime!!!! Ne djall shkofshi te gjith tradhetar!!!

  21. bato says:

    Sali Berisha, si komunist 24 karadsh, talli bythen me te perndjekurit e vertete duke i perzjere me ata qe ben burg per vjedhje, per rrahje, per kurverira dhe jo vetem ua uli vlerat, por cdo dite i ka diskredituar dhe nuk i ka shperblyer. Perkundrazi, Fatmir Hoxha qe ka marre 39 milion leke, qe ka pese dyqane me qira, qe nuk ka qene asnje dite ne burg, drejton nje “greve” se keshtu e urdheron Sala , nderkohe qe te persekutuarit e vertete jane akoma jashte loje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje