Meta: Distanca Skrapar-Tiranë do ngushtohet gjithnjë e më shumë

7 Qershor 2014, 14:50Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta së bashku me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara,  Aleksandër Arvizu kanë vizituar shkollën e mesme të përgjithshme “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë. Shkolla është pajisur së fundmi me sistem ngrohje-ftohje, falë një investimi prej 30 milionë lekë të Fondacionit “Besa”. Të 35 klasat e shkollës janë pajisur me ajër të kondicionuar. Gjatë vizitës në këtë shkollë, Meta dhe Arvizu u njohën me kushtet e reja të mësimit si dhe me laboratorët e shkollës, si laboratorin e Kimisë, të Fizikës dhe laboratorin ku zhvillohet lënda e Informatikës. Më pas, Kryetari i Kuvendit së bashku me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, zhvilluan edhe një bashkëbisedim me nxënësit e kësaj shkolle. Meta u bëri thirrje nxënësve që të ardhmen e tyre ta shikojnë në Skrapar dhe të zgjedhin ato profesione të cilat krijojë mundësi punësimi. Ilir Meta i garantoi nxënësit se shumë shpejt infrastruktura lidhëse e Skraparit me qytetet e tjera do të përmirësohet duke gjeneruar në këtë mënyrë edhe potenciale të reja zhvillimi.

“Unë këtyre i kam bërë një kërkesë, duke iu jam lutur që të mos bëhen të gjithë juristë, por të bëhen agronomë, të merren me biznes, me turizëm, sepse këto janë me shumë të ardhme. Unë dua të them që pas katër apo pesë vitesh Skrapari do të jetë plotësisht tjetër. Skrapari do të jetë i lidhur me një rrugë shumë të mirë me Përmetin, me Korçën. Shpresoj që distanca midis Skraparit dhe Tiranës do të ngushtohet gjithnjë e më shumë. Dua që çdo njeri të punojë, të mos ngelet pa punë. Skrapari do të jetë një vend ideal për turizëm. Na duhen të rinj që do të jetojnë këtu dhe që do ta zhvillojnë këtë zonë dhe do të kenë shumë herë më tepër të ardhurave nga aktivitetet e tyre”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit.

Duke vlerësuar si pasurinë më të madhe të një zone traditën, Kryetari i Kuvendit, i bëri thirrje të rinjve që të ruajnë traditën e Skraparit, pasi në këtë mënyrë do të rrisin edhe të ardhurat e tyre.

“Ajo që është më e rëndësishme për këta të rinj këtu është që të kuptojnë që pasuria e Skraparit është tradita e Skraparit. Pasuria e zonës është tradita e zonës. Që nga mënyra si bëhen shtëpitë apo modelet me gurë, me dru , me pllakat e gurit. Që nga ushqimet tradicionale, që gjyshet tona kanë qenë shumë të zonja. Le t’u kthehemi atyre traditave se janë ato që kanë nevojë edhe turistët. Pijet tona tradicionale, dhe natyrisht muzika, kostumet, festat. Pra, çdo gjë që e dallon nga zonat e tjera të Shqipërisë”, tha Meta, ndërsa shtoi se të rinjtë duhet të jenë krenarë për traditat.

“Ka shumë nga ata që po blejnë nga një shtëpi këtu. Kështu që unë mendoj se perspektiva është gjithmonë e më e qartë se këta të rinj duhet të kthehen në Skrapar dhe të jenë të bindur se do të krijojnë të ardhura më tepër se sa do të rrinë në Tiranë duke hapur aktivitet e tyre këtu”, theksoi Meta.

Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu u shpreh se ajo çfarë ndodh në shkollë ka një impakt tepër të madh edhe në familjet dhe në gjithë qytetin. Ambasadori theksoi se nëse të rinjtë janë të vendosur për të arritur suksesin, atëherë edhe vetë qyteti do të zhvillohet.

“Skrapari është një zonë me popullsi të vogël, por gjithmonë ka pasur një horizont shumë të gjerë Çorovoda është qendra e komunitetit. Pra çfarë ndodh brenda shkollës, ka impakt dhe influencon dhe në atë që ndodh në familjet e këtij komuniteti. Pra, nëse jeni të vendosur që të dilni me sukses, kjo afekton dhe për të gjithë komunitetin dhe njerëzit përreth. Duhet të mendoni patjetër për veten dhe për familjet tuaja, por kini parasysh që nuk bëhet fjalë vetëm për ju dhe për familjen, por për të gjithë komunitetin”, tha Arvizu.

Ambasadori i bëri thirrje të rinjve që të merren me art, të mësojnë gjuhë të huaja apo me informatikë si një mundësi për të dhënë një kontribut për zonën dhe për shoqërinë.

“Ajo që tha z. Meta është e vërtetë për avokatët, juristët dhe politikanët. Ne na duhen avokatë, politikanë dhe juristë, por kemi mjaftueshëm. Ne shpesh herë flasim për të enjten sepse ndonjëherë e enjtja është dita më joproduktive e javës. Nuk duhet të jetë ashtu. Duhet që e enjtja të jetë dita më produktive. Z. Meta po punon fort që ta kthejë të enjten në një ditë produktive. Pra e rëndësishme është që secili prej nesh ka një rol në shoqëri”, tha Arvizu

5 komente në “Meta: Distanca Skrapar-Tiranë do ngushtohet gjithnjë e më shumë”

  1. Feriti says:

    Na mbushi mendjen , une u mallengjeva per vehten, kujdes ju te tjeret kur ta lexoni se mos i bie ndonjerit te fiket

  2. Me vjen mire qe Ilir META ,po i kushton nje vemendje SKRAPARIT. E Skraparlinjte ,sidomos qyteti i Corocodes per ndihmesen qe dha ne celjen e 300 vendeve te punes. Po jam kryelart qe rrethin e SKRAPARIT vizitoi edhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara ,zoti Arvizu.Ky eshte nje nder qe i behet rrethit tim,Skraparit,pavarsishte se cili ishte qellimi i vizites. Edhe thjesht per te kaluar nje dite pushimi ne Skrapar.
    Eshte nder per shkollen e mesme “Ramiz Aranitasi” qe kishte ne mes tyre ambasadorin e shtetit me demokratik ne bote.Me vjen mire e me gezon zemra per fjalet e mira qe drejtohen per Skraparin nga djali i atij rrethi,i cili sot eshte Kryetar i kuvendit te Shqiperise. Eshte nje thirrje e drejte e kuptimplote ajo qe Iliri ju drejtua te rinjeve,per te mesuar edhe profesione te tjera si mesuesia,agranom,infrmjer ,veteriner,te mos largohen nga Skrapari po te mesojne, punojne ne Skrapar. Thirrje kjo qe dikur i kane bere edhe pushtetar te tjere,po keto 23 vjet jane perbuzur,e u eshte bere thirrje ; o burrani drejt Tiranes ,Durresit, vlores……. e tje,sepse ENVER HOXHA U KISHTE PRERE VRULLIN E LARGESAVE……
    BERE SHUME MIRE ZOTI KRYETAR I KUVENDIT qe ju drejtove te rinjeve per te dashur SKRAPARIN,po ate rrugen Crovode -Permet permendeni vetem kur te perfundoi,pasi po ben 23 vjet qe permendet nga cili do krahe qe shkon per vota.Madje kete e ka permendur edhe Tritan SHEHU ,kur erdhi ne e u prit me “madheshti nga 3 burra e dy gra. U thoshje ature te rinjeve ,jemi ne vitin jubilar te 70 vjetorit te clirimit te Atdheut nga okupatoret dhe vellezerit e tyre ballisto -zogist qe u u;en kembekryq ne prehrin e tyre,pasi nuk kishin besim te rinia e asaj kohe,te fshatari i asaj kohe,te cileve jo vetem nuk i besuan,por u vune edhe epitete te ndryshme.Epitete qe edhe sot degjohen nga te pjellet e tyre,te cilet duane ta mohojne ate lufte legjendare,ta quajne lufte civile e brrockulla te ADRIATIK ALIMADHIT,Ekrem Spahise qe nuk po iduket kakaerima, pa permendur ketu horrin e horrave, kriminelin e ketij vendi qe shkaterroi ekonomine e vrau njerez per pushtetin e tij. Kam shume per te thene ,por po e le me kaq. Vetem se edhe zoti Arvizu ,duhet ta kete mesuar se qyteti i pare qe u clirua nga pushtuesi dhe tradhetaret e ketij vendi ballisto -zogistet ishte CORROVODA,E CILA U DHA FORCE EDHE ME TE MADHE NJESITEVE PARTIZANE.

  3. egi says:

    po sigurisht tashi kaq gje do ia besh Skraparit
    http://bit.ly/1io2fYb

  4. anonim says:

    nuk e rehabiliton dot ti fytyren e ketij o mero bajga! Cne qe nuk i keni bllokuar komentet te ky lajmi per koke7derrin?!

  5. Lahuta says:

    Vazhdo te na cash bythen me Skraparin se do vijne zgjedhjet edhe pas tre vjetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje