Tahiri- Alfano, takim në Romë/ Ministri italian: I impresionuar nga rezultatet e policisë shqiptare (VIDEO)

10 Qershor 2014, 16:51Sociale TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, po zhvillon një vizitë pune në Romë, Itali, ku u prit në një takim të veçantë nga Ministri i Brendshëm italian, z. Angelino Alfano.

Ministri i Brendshëm i Italisë u shpreh shumë i impresionuar nga rezultatet e policisë shqiptare në këto muaj.

Dy ministrat, në takimin e tyre kokë më kokë, ranë dakord për të forcuar më tej bashkëpunimin në luftën kundër trafikut të drogës.

Italia është e gatshme të ofrojë asistencë për luftën kundër kultivimit të drogës.

Ministri Tahiri u shpreh se qeveria shqiptare është e angazhuar për një luftë pa kompromis kundër këtij fenomeni, duke theksuar se siguria e një vendi do të thotë edhe më shumë siguri për gjithë vendet fqinje dhe rajonin.

Ministri Alfano tha se përkrah Shqipërinë në procesin e integrimit europian dhe se do të lobojë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

Ministri Tahiri e ftoi ministrin italian për të vizituar Shqipërinë, ftesë e cila u mirëprit nga ministri Angelino Alfano dhe kjo vizitë do të realizohet së afërmi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi pati takime me drejtues të lartë të policisë italiane, ku u diskutuan aspekte të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve në të dy anët e kufirit.

10 komente në “Tahiri- Alfano, takim në Romë/ Ministri italian: I impresionuar nga rezultatet e policisë shqiptare (VIDEO)”

  1. Zana says:

    ja pra qe ka kush e sheh vertete punen. keta e shohim me oblektivitet dhe vleresojne ate qe eshte e dukshme.. bravo

    1. EDEN says:

      Bravo policise per gjithe luften kunder trafikut dhe krimit te organizuar..

      1. bacllari says:

        ME vjen mire qe puna e madhe dhe mentaliteti i ri i policise tone vleresohet nga nderkombetaret, nga vendet e BE-se. Ju lumte cuna

        1. yllka says:

          Kjo do te thote se puna e mire vleresohet nga te miret.. Shume krenare jam per punen e policise e cila po merr cehre te re cdo dite, urime

          1. Albi says:

            Ja pra qe opozita jone e vdekur derdellet kot me kot.. eshte opozite qe mbjell krim e qeveri qe e lufton krimin.. bravo

            1. genti says:

              Momente kur ndjehesh krenar per shtetin tend :)\\

              Bravo Saimir

              1. Olsiana says:

                Besojme tek policia e shtetit. shume krenari kur te tjeret te thone se je ne rrugen e duhur te standarteve te BE

  2. Lukani says:

    Ca jane keto komente? Bo bo bo sa i dhjere ky grupi propagandes qe paguhen me sufllaqe per te komentu. Bythelepiresa te neveritshme

    1. kuq e zi says:

      z. lukani
      une jetoj jashte shqiperise dhe jam njeriu i pare qe e vuaj imazhin e keq te shqiperise propaganda dhe votimet nuk me interesojne sepse sic thashe jetoj jashte por ktu per punen qe po behet nga policia jone po e lavderon jo nje kokepalare por ministri i mbrendshem italian i cili eshte shteti i pare qe preket nga neglizhencat tona pra kur e thote ky
      RROFTE NJE PROPAGANDE E TILLE
      pra ndjehu krenar kur te lavderojne dhe kerko llogari atij qe i ke dhene voten kur te thone je gabim

  3. NIAZI says:

    NUK DUA TE SHKRUAJ GJATE PO DI TE THEM THJESHT DHE SHKURT….PO I KETHEHET DINJITETI SHQIPERISE…BRAVO MINISTRIT ME TE PALODHUR DHE ME TE SUKSESHM DERI ME SOT…ME PUNEN E TIJ DHE TE KOLEGEVE TE TJERE PO NDRYSHON FAQEN E VENDIT…SUKSESE NE PUNEN TUAJ SA TE VESHTIRE PO AQ DHE FISNIKE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje